Kalo te përmbajtja

circa AD 48–96

Letters to the Churches

Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.

2,767 vargje · 21 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. 1 Korintasve 11:31rreth 59 e.s.

    Sepse, po të shqyrtonim veten tonë, nuk do të gjykoheshim.

  2. 1 Korintasve 11:32rreth 59 e.s.

    Por kur gjykohemi, ndreqemi nga Zoti, që të mos dënohemi bashkë me botën.

  3. 1 Korintasve 11:33rreth 59 e.s.

    Prandaj, o vëllezërit e mi, kur mblidheni për të ngrënë, pritni njeri tjetrin.

  4. 1 Korintasve 11:34rreth 59 e.s.

    Dhe në qoftë se dikush ka uri, le të hajë në shtëpi, që të mos mblidheni për dënim. Dhe gjërat e tjera, kur të vij, do t'i rregulloj.

  5. 1 Korintasve 12:1rreth 59 e.s.

    Edhe për sa u përket dhuntive frymërore, o vëllezër, nuk dua të jeni të paditur.

  6. 1 Korintasve 12:2rreth 59 e.s.

    Ju e dini se, kur ishit paganë, tërhiqeshit pas idhujve të pagojë, nën shtytje të çastit.

  7. 1 Korintasve 12:3rreth 59 e.s.

    Prandaj ju bëj të ditur se askush që flet në Frymën e Shenjtë nuk thotë: ''Mallkuar qoftë Jezusi!''; edhe asnjë nuk mund të thotë: ''Jezusi është Zot'', veç se në Frymën e Shenjtë.

  8. 1 Korintasve 12:4rreth 59 e.s.

    Ka larmi dhuntish, por i njëjti Frymë.

  9. 1 Korintasve 12:5rreth 59 e.s.

    Ka edhe larmi shërbimësh, por i njëjti Zot.

  10. 1 Korintasve 12:6rreth 59 e.s.

    Dhe ka larmi veprimtarish por është i njejti Perëndi i cili i bën të gjitha gjërat në të gjithë.

  11. 1 Korintasve 12:7rreth 59 e.s.

    Dhe secilit i jepet shfaqja e Frymës për dobinë e përbashkët.

  12. 1 Korintasve 12:8rreth 59 e.s.

    Dikujt, pra, i jepet, me anë të Frymës, fjalë diturie; një tjetri, sipas të po atij Frymë, fjalë njohurie;

  13. 1 Korintasve 12:9rreth 59 e.s.

    një tjetri besim, nga po ai Frymë; një tjetri dhuntitë e shërimeve, nëpërmjet po atij Frymë; një tjetri pushtet për të kryer veprime të fuqishme; një tjetri profeci; një tjetri të dallojë frymërat;

  14. 1 Korintasve 12:10rreth 59 e.s.

    një tjetri larmi gjuhësh; një tjetri interpretimi i gjuhëve.

  15. 1 Korintasve 12:11rreth 59 e.s.

    Dhe të gjitha këto i bën i njëjti dhe i vetmi Frymë, duke i ndarë gjithsecilit dhunti veç e veç ashtu si do vetë.

  16. 1 Korintasve 12:12rreth 59 e.s.

    Sepse ashtu si trupi është një, por ka shumë gjymtyrë, dhe të gjitha gjymtyrët e të njëtit trup, megjithse janë shumë, formojnë një trup të vetëm, kështu është edhe Krishti.

  17. 1 Korintasve 12:13rreth 59 e.s.

    Sepse të gjithë ne jemi pagëzuar në një Frym të vetëm në të njëjtin trup, qofshin Hebrenjtë apo Grekët, qofshin skllevërit a të liruarit, dhe të gjithë e kemi jemi uijtur në të njëjtin Frymë.

  18. 1 Korintasve 12:14rreth 59 e.s.

    Sepse edhe trupi nuk është një gjymtyrë e vetme, por shumë.

  19. 1 Korintasve 12:15rreth 59 e.s.

    Sikur të thoshte këmba: ''Mbasi nuk jam dorë, unë nuk jam pjesë e trupit'', mos për këtë nuk është pjesë e trupit?

  20. 1 Korintasve 12:16rreth 59 e.s.

    Dhe sikur veshi të thoshte: ''Mbasi nuk jam sy, unë nuk jam pjesë e trupit'', mos për këtë nuk është pjesë e trupit?

  21. 1 Korintasve 12:17rreth 59 e.s.

    Po të ishte gjithë trupi sy, ku do të ishte dëgjimi? Po të ishte gjithë dëgjim, ku do të ishte të nuhaturit?

  22. 1 Korintasve 12:18rreth 59 e.s.

    Por Perëndia ka vënë çdo gjymtyrë të trupit si ka dashur.

  23. 1 Korintasve 12:19rreth 59 e.s.

    Po të ishin të gjitha gjymtyrët një gjymtyrë e vetme, ku do të ishte trupi?

  24. 1 Korintasve 12:20rreth 59 e.s.

    Kështu, pra, janë shumë gjymtyrë, por një trup i vetëm.

  25. 1 Korintasve 12:21rreth 59 e.s.

    Dhe syri nuk mund t'i thotë dorës: ''Unë nuk kam nevojë për ty''; dhe po ashtu koka nuk mund t'u thotë këmbëve: ''Unë nuk kam nevojë për ju''.