Kalo te përmbajtja

circa AD 48–96

Letters to the Churches

Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.

2,767 vargje · 21 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Efesianëve 1:1rreth 64 e.s.

    Hir dhe paqe qoftë mbi ju prej Perëndisë, Ati ynë, dhe nga Zoti Jezu Krisht.

  2. Efesianëve 1:2rreth 64 e.s.

    I bekuar qoftë Perëndia, Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, që na bekoi me çdo bekim frymëror në vendet qiellore në Krishtin,

  3. Efesianëve 1:3rreth 64 e.s.

    sikurse na zgjodhi në të përpara se të themelohej bota, që të jemi të shenjtë dhe të papërlyer përpara tij në dashuri,

  4. Efesianëve 1:4rreth 64 e.s.

    duke na paracaktuar që të birësohemi në veten e tij me anë të Jezu Krishtit, sipas pëlqimit të vullnetit të vet,

  5. Efesianëve 1:5rreth 64 e.s.

    për lëvdim të lavdisë së hirit të tij, me të cilin na bëri të pëlqyer në të dashurin Birin e tij,

  6. Efesianëve 1:6rreth 64 e.s.

    në të cilin kemi shpengimin me anë të gjakut të tij, faljen e mëkateve sipas pasurivë së hirit të tij,

  7. Efesianëve 1:7rreth 64 e.s.

    të cilin e bëri të teprojë ndaj nesh me gjithë urtësinë dhe mençurinë,

  8. Efesianëve 1:8rreth 64 e.s.

    duke bërë të njohur tek ne misterin e vullnetit të tij sipas pëlqimit të tij, që ai e kish përcaktuar me veten e tij,

  9. Efesianëve 1:9rreth 64 e.s.

    që, kur të plotësoheshin kohërat, t'i sillte në një krye të vetëm, në Krishtin, të gjitha gjërat, ato që janë në qiejt dhe ato që janë mbi dhe.

  10. Efesianëve 1:10rreth 64 e.s.

    Në të edhe kemi qenë zgjedhur për një trashëgimi, duke qenë të paracaktuar sipas vendimit të atij që vepron të gjitha sipas këshillës së vullnetit të tij,

  11. Efesianëve 1:11rreth 64 e.s.

    që ne të jemi për lëvdim të lavdisë së tij, ne që shpresuam qysh më parë në Krishtin.

  12. Efesianëve 1:12rreth 64 e.s.

    Në të edhe ju, pasi e dëgjuat fjalën e së vërtetës, ungjillin e shpëtimit tuaj, dhe pasi besuat, u vulosët me Frymën e Shenjtë të premtimit,

  13. Efesianëve 1:13rreth 64 e.s.

    i cili është kapari i trashëgimisë tonë, për shpengimin e plotë të zotërimit të blerë, për lëvdim të lavdisë së tij.

  14. Efesianëve 1:14rreth 64 e.s.

    Prandaj edhe unë, qëkur dëgjova për besimin tuaj në Jezu Krishtin dhe për dashurinë që keni ndaj gjithë shenjtorëve,

  15. Efesianëve 1:15rreth 64 e.s.

    nuk pushoj së falënderuari për ju dhe duke ju kujtuar në lutjet e mia,

  16. Efesianëve 1:16rreth 64 e.s.

    që Perëndia i Zotit tonë Jezu Krisht, Ati i lavdisë, t'ju japë juve Frymën e diturisë dhe të zbulesës, në njohurinë e tij,

  17. Efesianëve 1:17rreth 64 e.s.

    dhe t'u ndriçojë sytë e mendjes suaj, që të dini cila është shpresa e thirrjes së tij dhe cilat janë pasuritë e lavdisë së trashëgimisë së tij në shenjtorët,

  18. Efesianëve 1:18rreth 64 e.s.

    dhe cila është madhështia e jashtëzakonshme e fuqisë së tij ndaj nesh, që besojmë sipas veprimit të forcës së fuqisë së tij,

  19. Efesianëve 1:19rreth 64 e.s.

    të cilën e vuri në veprim në Krishtin, duke e ringjallur prej së vdekurish dhe duke e vënë të ulej në të djathtën e tij në vendet qiellore,

  20. Efesianëve 1:20rreth 64 e.s.

    përmbi çdo principatë, pushtet, fuqi, zotërim dhe çdo emër që përmendet jo vetëm në këtë epokë, por edhe në atë të ardhme,

  21. Efesianëve 1:21rreth 64 e.s.

    dhe vuri çdo gjë nën këmbët e tij, edhe ia dha për krye përmbi çdo gjë kishës,

  22. Efesianëve 1:22rreth 64 e.s.

    e cila është trupi i tij, plotësia i atij që mbush çdo gjë në të gjithë.

  23. Efesianëve 1:23rreth 64 e.s.

    Ai ju dha jetë edhe juve, që ishit të vdekur në faje dhe në mëkate,

  24. Efesianëve 2:1rreth 64 e.s.

    në të cilat keni ecur dikur, sipas ecjës së kësaj bote, sipas prijësit të pushtetit të erës, sipas frymës që vepron tani në bijtë e mosbindjes,

  25. Efesianëve 2:2rreth 64 e.s.

    ndërmjet të cilëve edhe ne dikur jetuam në lakmitë e mishit tonë duke i plotësuar dëshirat e mishit dhe të mendjes, dhe ishim prej natyre bij të zemërimit, ashtu si edhe të tjerët.