Kalo te përmbajtja

circa AD 48–96

Letters to the Churches

Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.

2,767 vargje · 21 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. 1 Pjetrit 1:1rreth 60 e.s.

    Qoftë bekuar Perëndia edhe Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, i cili me anë të mëshirës së tij të madhe na rilindi për një shpresë të gjallë me anë të ringjalljes së Jezu Krishtit prej së vdekurish,

  2. 1 Pjetrit 1:2rreth 60 e.s.

    për një trashëgim të paprishshëm, të panjollë dhe të pafishkur, që është ruajtur në qiejt për ju,

  3. 1 Pjetrit 1:3rreth 60 e.s.

    që nga fuqia e Perëndisë me anë të besimit jeni të ruajtur, për shpëtimin gati për t'u zbuluar në kohët e fundit.

  4. 1 Pjetrit 1:4rreth 60 e.s.

    Për këtë gëzohuni, ndonëse, në qoftë se duhet, për pak kohë, tani duhet të trishtoheni nga prova të ndryshme,

  5. 1 Pjetrit 1:5rreth 60 e.s.

    që prova e besimit tuaj, që është shumë më i çmuar nga ari që prishet, edhe pse provohet me zjarr, të dalë për lëvdim, nder e lavdi në zbulesën e Jezu Krishtit,

  6. 1 Pjetrit 1:6rreth 60 e.s.

    të cilin, megjithëse ju nuk e keni parë, e doni, duke besuar në të, megithëse tani nuk e shihni, dhe ngazëllohuni nga një hare e patregueshme dhe e lavdishme,

  7. 1 Pjetrit 1:7rreth 60 e.s.

    duke arritur përmbushjen e besimit tuaj, shpëtimin e shpirtrave.

  8. 1 Pjetrit 1:8rreth 60 e.s.

    Për këtë shpëtim kërkuan dhe hetuan profetët që profetizuan nga hirin për ju,

  9. 1 Pjetrit 1:9rreth 60 e.s.

    duke kërkuar të njohin kohën dhe rrethanat që tregonte Fryma e Krishtit që ishte në ta, dhe që dëshmonte që më parë për vuajtjet që do të vinin mbi Krishtin dhe për lavditë që do të pasonin.

  10. 1 Pjetrit 1:10rreth 60 e.s.

    Dhe atyre iu zbulua se ata i administronin jo për vete, po për ne, ato gjëra që po ju rrëfehen tani nga ata që ju kanë predikuar ungjillin, me anë të Frymës së Shenjtë të dërguar nga qielli; gjëra të cilat engjëjt dëshirojnë t'i vëzhgojnë.

  11. 1 Pjetrit 1:11rreth 60 e.s.

    Prandaj, ngjeshni ijët e mendjes suaj, rrini zgjuar dhe mbani shpresë të plotë në hirin që do vijë mbi ju në zbulesën e Jezu Krishtit.

  12. 1 Pjetrit 1:12rreth 60 e.s.

    Si bij të bindur, mos iu përshtatni lakmive të mëparshme kur ishit në padijen tuaj,

  13. 1 Pjetrit 1:13rreth 60 e.s.

    por ashtu si është i shenjtë ai që ju thirri, të jini edhe ju të shenjtë në gjithë sjelljen tuaj,

  14. 1 Pjetrit 1:14rreth 60 e.s.

    sepse është shkruar: ''Jini të shenjtë, sepse unë jam i shenjtë''.

  15. 1 Pjetrit 1:15rreth 60 e.s.

    Dhe në qoftë se thërrisni si Atë atë që, pa favorizuar njeri, gjykon sipas veprës së gjithsecilit, kalojeni kohën e shtegtimit tuaj mbi dhe me frikë,

  16. 1 Pjetrit 1:16rreth 60 e.s.

    duke ditur se jo me anë gjërash që prishen, si argjendi ose ari, jeni shpenguar nga mënyra e kotë e të jetuarit të trashëguar nga etërit,

  17. 1 Pjetrit 1:17rreth 60 e.s.

    por nga gjaku i çmuar i Krishtit, si të Qengjit të patëmetë dhe të panjollë,

  18. 1 Pjetrit 1:18rreth 60 e.s.

    të paranjohur përpara krijimit të botës, por të shfaqur kohët e fundit për ju,

  19. 1 Pjetrit 1:19rreth 60 e.s.

    që, nëpërmjet tij, të besoni në Perëndinë që e ringjalli prej së vdekurish dhe i dha lavdi, që besimi juaj dhe shpresa të jenë në Perëndinë.

  20. 1 Pjetrit 1:20rreth 60 e.s.

    Mbasi të pastroni shpirtrat tuaj me bindjen ndaj së vërtetës me anë të Frymës, për të pasur një dashuri vëllazërore pa hipokrizi, të doni fort njeri tjetrin me zemër të pastër,

  21. 1 Pjetrit 1:21rreth 60 e.s.

    sepse jeni ringjizur jo nga një farë që prishet, por që nuk prishet, me anë të fjalës së Perëndisë së gjallë dhe që mbetet përjetë.

  22. 1 Pjetrit 1:22rreth 60 e.s.

    Sepse çdo mish është si bari dhe çdo lavdi njeriu si lule e barit; bari thahet dhe lulja bie,

  23. 1 Pjetrit 1:23rreth 60 e.s.

    por fjala e Zotit mbetet përjetë, dhe kjo është fjala që ju është shpallur.

  24. 1 Pjetrit 1:24rreth 60 e.s.

    Hiqni tej, pra, çdo ligësi dhe çdo mashtrim, hipokrizitë, smirat dhe çdo shpifje,

  25. 1 Pjetrit 1:25rreth 60 e.s.

    posi foshnja të sapolindura, të dëshironi fort qumështin e pastër të fjalës, që të rriteni me anë të tij,