Kalo te përmbajtja

circa AD 48–96

Letters to the Churches

Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.

2,767 vargje · 21 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. 1 Timoteut 1:1rreth 65 e.s.

    Timoteut, birit të vërtetë në besim: hir, mëshirë dhe paqe prej Perëndisë Atit tonë dhe prej Krishtit Jezus, Zotit tonë.

  2. 1 Timoteut 1:2rreth 65 e.s.

    Ashtu si të nxita kur u nisa për në Maqedoni, qëndro në Efes për t'u urdhëruar disave të mos mësojnë doktrina të tjera,

  3. 1 Timoteut 1:3rreth 65 e.s.

    dhe të mos merren me përralla dhe me gjenealogji që s'kanë të sosur, të cilat shkaktojnë përçarje më tepër sesa vepra e Perëndisë, që mbështetet në besim.

  4. 1 Timoteut 1:4rreth 65 e.s.

    Qëllimi i këtij urdhërimi është dashuria, prej një zemre të pastër, prej një ndërgjegjeje të pastër dhe prej një besimi jo të shtirur.

  5. 1 Timoteut 1:5rreth 65 e.s.

    Disa, duke u shmangur nga këto gjëra, u kthyen në biseda të kota dhe,

  6. 1 Timoteut 1:6rreth 65 e.s.

    duke dashur të jenë mësues të ligjit, nuk kuptojnë as ato që thonë, as ato që pohojnë.

  7. 1 Timoteut 1:7rreth 65 e.s.

    Dhe ne e dimë se ligji është i mirë, në qoftë se njeriu e përdor si duhet;

  8. 1 Timoteut 1:8rreth 65 e.s.

    duke ditur këtë, që ligji nuk është vënë për të drejtin, po për të pabesët dhe të rebelët, për të ligët dhe mëkatarët, për të pamëshirshmit dhe të ndyrët, për ata që vrasin babë e nënë, për vrasësit,

  9. 1 Timoteut 1:9rreth 65 e.s.

    për kurvarët, për homoseksualët, për grabitësit, për rremët, për ata që shkelin betimin, për çdo gjë tjetër që bie në kundërshtim me doktrinën e shëndoshë,

  10. 1 Timoteut 1:10rreth 65 e.s.

    sipas ungjillit të lavdisë të të lumit Perëndi, që më është besuar.

  11. 1 Timoteut 1:11rreth 65 e.s.

    Dhe e falënderoj Krishtin Zotin tonë, që më bën të fortë, sepse më çmoi të denjë për t'u besuar, duke më vënë në shërbimin e tij,

  12. 1 Timoteut 1:12rreth 65 e.s.

    që më parë isha blasfemues, përndjekës dhe i dhunshëm; por m'u dha mëshira, sepse i bëra nga padija, në mosbesimin tim;

  13. 1 Timoteut 1:13rreth 65 e.s.

    kështu hiri i Zotit tonë teproi pa masë me besimin dhe dashurinë, që është në Jezu Krishtin.

  14. 1 Timoteut 1:14rreth 65 e.s.

    Kjo fjalë është e sigurt e denjë për t'u pranuar plotësisht, që Krishti Jezus erdhi në botë për të shpëtuar mëkatarët, ndër të cilët unë jam i pari.

  15. 1 Timoteut 1:15rreth 65 e.s.

    Por prandaj u mëshirova, që Jezu Krishti të tregojë më përpara në mua gjithë zemërgjerësinë, për të qenë shembull për ata që do të besojnë në të për jetë të përjetshme.

  16. 1 Timoteut 1:16rreth 65 e.s.

    Dhe Mbretit të amshuar, të pavdekshmit, të padukshmit, të vetmit Perëndi të ditur, i qoftë nder e lavdi në shekuj të shekujve. Amen.

  17. 1 Timoteut 1:17rreth 65 e.s.

    Po ta besoj këtë detyrë, o Timote bir, sipas profecive që u bënë më parë për ty, që sipas tyre të bësh luftimin e mirë,

  18. 1 Timoteut 1:18rreth 65 e.s.

    duke pasur besim dhe ndërgjegje të mirë, sepse disa, duke e hedhur poshtë, u bënë lundërthyerje në besim.

  19. 1 Timoteut 1:19rreth 65 e.s.

    Ndër këta janë Imeneu dhe Aleksandri, të cilët unë i dorëzova në duart e Satanit që të mësojnë të mos blasfemojnë.

  20. 1 Timoteut 1:20rreth 65 e.s.

    Të bëj thirrje, pra, para së gjithash, që të bëhen përgjërime, lutje, ndërhyrje dhe falënderime për të gjithë njerëzit,

  21. 1 Timoteut 2:1rreth 65 e.s.

    për mbretërit e për të gjithë ata që janë në pushtet, që të mund të shkojmë një jetë të qetë dhe të paqtë me çdo perëndishmëri dhe nder.

  22. 1 Timoteut 2:2rreth 65 e.s.

    Sepse kjo është e mirë dhe e pëlqyer përpara Perëndisë, Shpëtimtarit tonë,

  23. 1 Timoteut 2:3rreth 65 e.s.

    i cili dëshiron që gjithë njerëzit të shpëtohen dhe t'ia arrijnë njohjes të së vërtetës.

  24. 1 Timoteut 2:4rreth 65 e.s.

    Në fakt një është Perëndia, dhe një i vetëm është ndërmjetësi midis Perëndisë dhe njerëzve: Krishti Jezus njeri,

  25. 1 Timoteut 2:5rreth 65 e.s.

    i cili e dha veten si çmim për të gjithë, për dëshmim në kohën e caktuar,