Kalo te përmbajtja

circa AD 48–96

Letters to the Churches

Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.

2,767 vargje · 21 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Kolosianëve 1:1rreth 64 e.s.

    shenjtorëve dhe vëllezërve besimtarë në Krishtin, që janë në Kolos: hir dhe paqe mbi ju nga Perëndia, Ati ynë, dhe nga Zoti Jezu Krisht.

  2. Kolosianëve 1:2rreth 64 e.s.

    E falenderojmë Perëndinë dhe Atin e Zotit tonë Jezu Krisht, duke u lutur vazhdimisht për ju,

  3. Kolosianëve 1:3rreth 64 e.s.

    sepse morëm vesh për besimin tuaj në Jezu Krishtin dhe për dashurinë tuaj ndaj gjithë shenjtorëve,

  4. Kolosianëve 1:4rreth 64 e.s.

    për shkak të shpresës që ruhet për ju në qiejt, për të cilën keni dëgjuar në fjalët e së vërtetës së ungjillit,

  5. Kolosianëve 1:5rreth 64 e.s.

    që arriti te ju, sikurse edhe në gjithë botën, dhe po jep fryt e rritet, sikurse edhe ndër ju, nga dita që dëgjuat dhe njohët hirin e Perëndisë në të vërtetë,

  6. Kolosianëve 1:6rreth 64 e.s.

    sikurse edhe e mësuat nga Epafrai, shoku ynë i dashur në shërbesë, i cili është një shërbëtor besnik i Krishtit për ju,

  7. Kolosianëve 1:7rreth 64 e.s.

    dhe që na ka treguar dashurinë tuaj të madhe në Frymën.

  8. Kolosianëve 1:8rreth 64 e.s.

    Prandaj edhe ne, nga dita që e dëgjuam këtë, nuk pushojmë të lutemi për ju dhe të kërkojmë që të mbusheni me njohjen e vullnetit të tij me çdo urtësi dhe mënçuri frymërore,

  9. Kolosianëve 1:9rreth 64 e.s.

    që të ecni në mënyrë të denjë për Zotin, që t'i pëlqeni atij në çdo gjë, duke sjellë fryt në çdo vepër të mirë dhe duke u rritur në njohjen e Perëndisë,

  10. Kolosianëve 1:10rreth 64 e.s.

    duke u forcuar me çdo fuqi, pas pushtetit të lavdisë së tij, për çdo ngulm e durim, me gëzim,

  11. Kolosianëve 1:11rreth 64 e.s.

    duke e falënderuar Perëndinë At, që na bëri të denjë të kemi pjesë trashëgimin e shenjtorëve në dritë.

  12. Kolosianëve 1:12rreth 64 e.s.

    Ai na nxori nga pushteti i errësirës dhe na çoi në mbretërinë e Birit të tij të dashur,

  13. Kolosianëve 1:13rreth 64 e.s.

    në të cilën ne kemi shpengimin me anë të gjakut të tij dhe faljen e mëkateve.

  14. Kolosianëve 1:14rreth 64 e.s.

    Ai është shëmbëllesa e Perëndisë së padukshëm, i parëlinduri i çdo krijese,

  15. Kolosianëve 1:15rreth 64 e.s.

    sepse në të u krijuan të gjitha gjërat, ato që janë në qiejt dhe ato mbi dhe, gjërat që duken dhe ato që nuk duken: frone, zotërime, principata dhe pushtete; të gjitha gjërat janë krijuar me anë të tij dhe në lidhje me të.

  16. Kolosianëve 1:16rreth 64 e.s.

    Ai është përpara çdo gjëje dhe të gjitha gjërat qëndrojnë në të.

  17. Kolosianëve 1:17rreth 64 e.s.

    Ai vetë është kreu i trupit, pra i kishës; ai është fillimi, i parëlinduri nga të vdekurit, përderisa të ketë parësinë në çdo gjë,

  18. Kolosianëve 1:18rreth 64 e.s.

    sepse Atit i pëlqeu që në të të banojë e gjithë plotësia,

  19. Kolosianëve 1:19rreth 64 e.s.

    dhe, duke bërë paqen me anë të gjakut të kryqit të tij, duke fituar pas, me anë të tij, të gjitha gjërat, si ato që janë mbi dhe si dhe ato që janë në qiejt.

  20. Kolosianëve 1:20rreth 64 e.s.

    Dhe ju vetë, që dikur ishit të huaj dhe armiq në mendje me veprat tuaja të këqija,

  21. Kolosianëve 1:21rreth 64 e.s.

    tani ju paqtoi në trupin e mishit të tij, me anë të vdekjes, që t'ju nxjerrë juve përpara vetes së tij shenjtorë, faqebardhë dhe të pafajshëm,

  22. Kolosianëve 1:22rreth 64 e.s.

    në qoftë se qëndroni në besim me themel dhe të patundur, dhe të mos luani nga shpresa e ungjillit që ju keni dëgjuar dhe që i është predikuar çdo krijese që është nën qiell; të cilit unë, Pali, iu bëra shërbenjës.

  23. Kolosianëve 1:23rreth 64 e.s.

    Dhe tani gëzohem për vuajtjet e mia të cilat po i heq për shkakun tuaj dhe po e plotësoj në mishin tim atë që u mungon mundimeve të Krishtit për trupin e vet, që është kisha,

  24. Kolosianëve 1:24rreth 64 e.s.

    shërbenjës i së cilës u bëra unë, sipas misionit që më ngarkoi Perëndia për ju, që t'jua paraqes të plotë fjalën e Perëndisë,

  25. Kolosianëve 1:25rreth 64 e.s.

    misterin që u mbajt i fshehtë gjatë shekujve dhe brezave, por që tani iu shfaq shenjtorëve të tij,