Skip to content

circa AD 95

The Revelation

John's vision on Patmos unveils the cosmic victory of the Lamb over evil and the final restoration of all creation.

404 vargje · 1 libër i përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

  1. Zbulesa 1:1rreth 96 e.s.

    i cili dëshmoi fjalën e Perëndisë dhe dëshminë e Jezu Krishtit, dhe të gjitha gjërat që pa.

  2. Zbulesa 1:2rreth 96 e.s.

    Lum ai që lexon dhe lum ata që dëgjojnë fjalët e kësaj profecie dhe që ruajnë ato që janë shkruar në të, sepse koha është afër.

  3. Zbulesa 1:3rreth 96 e.s.

    Gjoni, shtatë kishave që janë në Azi: hir për ju dhe paqe nga ana e atij që është dhe që ishte dhe që do të vijë; edhe nga të shtatë frymërat që janë përpara fronit të tij,

  4. Zbulesa 1:4rreth 96 e.s.

    dhe nga Jezu Krishti, dëshmitari besnik, i parëlinduri prej së vdekurish dhe Princ i mbretërve të dheut.

  5. Zbulesa 1:5rreth 96 e.s.

    Atij që na deshi dhe na lau nga mëkatet tona në gjakun e tij, dhe na bëri mbretër dhe priftër për Perëndinë dhe Atin e tij, atij i qoftë lavdi dhe pushtet në shekuj të shekujve. Amen.

  6. Zbulesa 1:6rreth 96 e.s.

    Ja, ai vjen me retë dhe çdo sy do ta shohë, edhe ata që e tejshpuan; dhe të gjitha fiset e dheut do të vajtojnë për të. Po, amen.

  7. Zbulesa 1:7rreth 96 e.s.

    ''Unë jam Alfa dhe Omega, fillimi dhe mbarimi'', thotë Zoti ''që është dhe që ishte dhe që vjen, i Plotfuqishmi''.

  8. Zbulesa 1:8rreth 96 e.s.

    Unë, Gjoni, që jam edhe vëllai juaj dhe pjestar bashkë me ju në pikëllimin, në mbretërinë dhe në durimin e Jezu Krishtit, isha në ishullin që quhet Patmos, për fjalën e Perëndisë dhe për dëshminë e Jezu Krishtit.

  9. Zbulesa 1:9rreth 96 e.s.

    Isha në Frymë ditën e Zotit dhe dëgjova pas meje një zë të madh si nga një bori,

  10. Zbulesa 1:10rreth 96 e.s.

    që thoshte: ''Unë jam Alfa dhe Omega, i pari dhe i fundit, dhe çfarë sheh, shkruaji në një libër dhe ua dërgo shtatë kishave që janë në Azi: në Efes, në Smirnë, në Pergam, në Tiatirë, në Sardë, në Filadelfi dhe në Laodice''.

  11. Zbulesa 1:11rreth 96 e.s.

    Dhe u solla të shoh zërin që foli me mua. Dhe, si u solla, pashë shtatë shandanë ari

  12. Zbulesa 1:12rreth 96 e.s.

    dhe, në mes të shtatë shandanëve, një të ngjashëm me një Bir njeriu, të veshur me një petk të gjatë deri te këmbët dhe ngjeshur me një brez ari në gjoks.

  13. Zbulesa 1:13rreth 96 e.s.

    Dhe kryet e tij dhe flokët e tij ishin të bardhë si lesh i bardhë, si bora, dhe sytë e tij e ngjanin një flake zjarri.

  14. Zbulesa 1:14rreth 96 e.s.

    Dhe këmbët e tij ngjanin me bronz të kulluar, si të skuqur në furrë dhe zëri i tij si zë shumë ujërash.

  15. Zbulesa 1:15rreth 96 e.s.

    Dhe kishte në dorën e tij të djathtë shtatë yje dhe nga goja e tij dilte një shpatë e mprehtë, me dy tehe, dhe fytyra e tij si dielli që ndrin me forcën e tij.

  16. Zbulesa 1:16rreth 96 e.s.

    Dhe kur e pashë, rashë para këmbëve të tij si i vdekur. Dhe ai vuri dorën e tij të djathtë mbi mua, duke më thënë: ''Mos u tremb! Unë jam i pari dhe i fundit,

  17. Zbulesa 1:17rreth 96 e.s.

    dhe i gjalli; isha i vdekur, por ja, jam i gjallë në shekuj të shekujve, amen; dhe unë i kam çelësat e vdekjes e të Hadesit.

  18. Zbulesa 1:18rreth 96 e.s.

    Shkruaj, pra, gjërat që pe, ato që janë dhe ato që do të ndodhin pas atyre,

  19. Zbulesa 1:19rreth 96 e.s.

    misterin e të shtatë yjeve që ti pe në të djathtën time, dhe të shtatë shandanëve prej ari. Të shtatë yjet janë engjëjt e shtatë kishave, dhe të shtatë shandanët që pe janë shtatë kishat''.

  20. Zbulesa 1:20rreth 96 e.s.

    ''Engjëllit të kishës në Efes shkruaji: këtë thotë ai që mban të shtatë yjet në të djathtën e tij dhe që ecën në mes të shtatë shandanëve prej ari.

  21. Zbulesa 2:1rreth 96 e.s.

    Unë i njoh veprat e tua, mundin tënd dhe durimin tënd edhe se ti s'mund t'i durosh të këqijtë; ti i vure në provë ata që pretendojnë se janë apostuj dhe nuk janë dhe i gjete gënjeshtarë.

  22. Zbulesa 2:2rreth 96 e.s.

    Ti ke duruar, ke qëndrueshmëri dhe për hir të emrit tim je munduar pa u lodhur.

  23. Zbulesa 2:3rreth 96 e.s.

    Por kam diçka kundër teje, sepse dashurinë tënde të parën e le.

  24. Zbulesa 2:4rreth 96 e.s.

    Kujtohu, pra, se nga ke rënë, pendohu, dhe bëj veprat e para; në mos do të vi së shpejti te ti dhe do ta luaj shandanin tënd nga vendi i vet, nëse nuk pendohesh.

  25. Zbulesa 2:5rreth 96 e.s.

    Por ti ke këtë, që i urren veprat e Nikolaitëve, që i urrej edhe unë.