Skip to content

circa AD 48–96

Letters to the Churches

Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.

2,767 vargje · 21 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Romakëve 1:1rreth 60 e.s.

    Pali, shërbëtor i Jezu Krishtit, i thirrur për të qenë apostull, i veçuar për ungjillin e Perëndisë,

  2. Romakëve 1:2rreth 60 e.s.

    siç i kishte premtuar ai me anë të profetëve të tij në Shkrimet e shenjta,

  3. Romakëve 1:3rreth 60 e.s.

    lidhur me Birin e tij, të lindur nga fara e Davidit sipas mishit,

  4. Romakëve 1:4rreth 60 e.s.

    i deklaruar Biri i Perëndisë në fuqi, sipas Frymës së shenjtërisë nëpërmjet ringjalljes prej së vdekurit: Jezu Krishti Zoti ynë,

  5. Romakëve 1:5rreth 60 e.s.

    me anë të të cilit ne kemi marrë hir dhe apostullim, për bindje në besim midis të gjithë kombeve për hir të emrit të tij,

  6. Romakëve 1:6rreth 60 e.s.

    ndër të cilët edhe ju jeni të thirrur nga Jezu Krishti;

  7. Romakëve 1:7rreth 60 e.s.

    për ju të gjithë që jeni në Romë, të dashur nga Perëndia, të thirrur shenjtorë: hir dhe paqe nga Perëndia, Ati ynë, e nga Zoti Jezu Krishti.

  8. Romakëve 1:8rreth 60 e.s.

    Para së gjithash, falënderoj Perëndinë tim me anë të Jezu Krishtit për të gjithë ju, sepse për besimin tuaj është folur në gjithë botën.

  9. Romakëve 1:9rreth 60 e.s.

    Sepse Perëndia, të cilit unë i shërbej me frymën time nëpërmjet ungjillit të Birit të tij, është dëshmitari im që unë nuk pushoj kurrë t'ju kujtoj,

  10. Romakëve 1:10rreth 60 e.s.

    duke kërkuar vazhdimisht në lutjet e mia që të më lejohet më në fund nga vullneti i Perëndisë mundësia për të ardhur tek ju,

  11. Romakëve 1:11rreth 60 e.s.

    sepse unë dëshiroj fort t'ju shoh për t'ju komunikuar ndonjë dhunëti frymëror, që të fortësoheni.

  12. Romakëve 1:12rreth 60 e.s.

    Dhe kjo është që unë të ngushëllohem bashkë me ju me anë të besimit që e kemi të përbashkët, tuajin dhe timin.

  13. Romakëve 1:13rreth 60 e.s.

    Tani, vëllezër, unë nuk dua që të mos e dini se shumë herë kisha vendosur të vija tek ju që të mund të kem ndonjë fryt midis jush siç kam pasur midis johebrenjve të tjerë, por deri tash kam qenë i penguar.

  14. Romakëve 1:14rreth 60 e.s.

    Unë u jam borxhli Grekëve dhe barbarëve, të diturve dhe të paditurve.

  15. Romakëve 1:15rreth 60 e.s.

    Kështu, aq sa varet nga unë, jam gati t'ju predikoj ungjillin edhe juve që jeni në Romë.

  16. Romakëve 1:16rreth 60 e.s.

    Në fakt unë nuk kam turp për ungjillin e Krishtit, sepse ai është fuqia e Perëndisë për shpëtimin e cilitdo që beson, më parë Judeun e pastaj Grekun.

  17. Romakëve 1:17rreth 60 e.s.

    Sepse drejtësia e Perëndisë është zbuluar në të nga besimi në besim siç është shkruar: ''I drejti do të jetojë me anë të besimit''.

  18. Romakëve 1:18rreth 60 e.s.

    Sepse zemërimi i Perëndisë zbulohet nga qielli për çdo pabesi e padrejtësi të njerëzve, që mbysin të vërtetën në padrejtësi,

  19. Romakëve 1:19rreth 60 e.s.

    meqenëse ajo që mund të njihet prej Perëndisë është bërë e dukshme në ta, sepse Perëndia ua ka shfaqur atyre.

  20. Romakëve 1:20rreth 60 e.s.

    Në fakt cilësitë e tij të padukshme, fuqia e tij e përjetshme dhe hyjnia e tij, duke qenë të dukshme nëpërmjet veprave të tij që nga krijimi i botës, shihen qartë, me qëllim që ata të jenë të pafalshëm.

  21. Romakëve 1:21rreth 60 e.s.

    Sepse, megjithëse e njohën Perëndinë, nuk e përlëvduan as e falënderuan si Perëndi, përkundrazi u bënë të pamend në arsyetimet e tyre dhe zemra e tyre pa gjykim u errësua.

  22. Romakëve 1:22rreth 60 e.s.

    Duke e deklaruar veten të urtë, u bënë të marrë,

  23. Romakëve 1:23rreth 60 e.s.

    dhe e shndërruan lavdinë e Perëndisë së pakalbshëm në një shëmbëllim të ngjashëm me atë të një njeriu të kalbshëm, të shpendëve, të kafshëve katërkëmbëshe dhe të rrëshqanorëve.

  24. Romakëve 1:24rreth 60 e.s.

    Prandaj Perëndia ia dorëzoi papastërtsë në epshet e zemrave të tyre, për të çnderuar trupat e tyre në mes vetë atyre,

  25. Romakëve 1:25rreth 60 e.s.

    që e ndryshuan të vërtetën e Perëndisë në gënjeshtër dhe adhuruan dhe i shërbyen krijesës në vend të Krijuesit, që është i bekuar përjetë. Amen.