Kalo te përmbajtja

circa AD 48–96

Letters to the Churches

Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.

2,767 vargje · 21 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Jakobi 1:1rreth 60 e.s.

    duke e ditur se sprova e besimit tuaj sjell qëndrueshmëri.

  2. Jakobi 1:2rreth 60 e.s.

    Dhe qëndrueshmëria të kryejë në ju një vepër të përsosur, që ju të jeni të përsosur dhe të plotë, pa asnjë të metë.

  3. Jakobi 1:3rreth 60 e.s.

    Por në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia, që u jep të gjithëve pa kursim, pa qortuar, dhe atij do t'i jepet.

  4. Jakobi 1:4rreth 60 e.s.

    Por le ta kërkojë me besim, pa dyshuar, sepse ai që dyshon i ngjan valës së detit, të cilën e ngre dhe e përplas era.

  5. Jakobi 1:5rreth 60 e.s.

    Dhe ky njeri të mos pandehë se do të marrë diçka nga Zoti,

  6. Jakobi 1:6rreth 60 e.s.

    sepse është një njeri me dy mendje, i paqëndrueshëm në gjithë rrugët e veta.

  7. Jakobi 1:7rreth 60 e.s.

    Dhe vëllai më i poshtmë le të madhështohet në lartësimin e tij,

  8. Jakobi 1:8rreth 60 e.s.

    dhe i pasuri në uljen e tij, sepse do të shkojë si lule bari.

  9. Jakobi 1:9rreth 60 e.s.

    Në fakt si lindi dielli me të nxehtit e tij dhe e thau barin, dhe lulja e tij ra dhe bukuria e pamjes së vet humbi: kështu do të fishket edhe i pasuri në udhët e tij.

  10. Jakobi 1:10rreth 60 e.s.

    Lum njeriu që ngulmon në provë, sepse kur del i aprovuar, do të marrë kurorën e jetës, të cilën Zoti ua premtoi atyre që e duan.

  11. Jakobi 1:11rreth 60 e.s.

    Askush kur tundohet të mos thotë: ''Jam tunduar nga Perëndinë'', sepse Perëndia nuk mund të tundohet nga e keqja, dhe ai vet nuk tundon asnjeri.

  12. Jakobi 1:12rreth 60 e.s.

    Por secili tundohet i udhëhequr dhe i mashtruar nga lakminë e vet.

  13. Jakobi 1:13rreth 60 e.s.

    Pastaj lakmia, pasi mbarset, pjell mëkatin dhe mëkati, si të kryhet, ngjiz vdekjen.

  14. Jakobi 1:14rreth 60 e.s.

    Mos u mashtroni, vëllezërit e mi shumë të dashur;

  15. Jakobi 1:15rreth 60 e.s.

    çdo gjë e mirë që na jepet dhe çdo dhuratë e përsosur vjen prej së larti dhe zbret nga Ati i dritave, pranë së cilit nuk ka ndërrim dhe as hije ndryshimi.

  16. Jakobi 1:16rreth 60 e.s.

    Ai na ngjizi me vullnetin e tij me anë të fjalës të së vërtetës, që ne të jemi në një farë menyrë fryti i parë i krijesave të tij.

  17. Jakobi 1:17rreth 60 e.s.

    Prandaj, vëllezërit e mi shumë të dashur, çdo njeri të jetë i shpejtë në të dëgjuar, i ngadalshëm në të folur dhe i ngadalshëm në zemërim,

  18. Jakobi 1:18rreth 60 e.s.

    sepse zemërimi i njeriut nuk kryen drejtësinë e Perëndisë.

  19. Jakobi 1:19rreth 60 e.s.

    Prandaj, hiqni çdo ndyrësi dhe mbeturinë ligësie, pranoni me butësi fjalën e mbjellë në ju, e cila mund të shpëtojë shpirtrat tuaj.

  20. Jakobi 1:20rreth 60 e.s.

    Dhe bëhuni bërës të fjalës dhe jo vetëm dëgjues, që gënjejnë vetveten.

  21. Jakobi 1:21rreth 60 e.s.

    Sepse nëse dikush është dëgjues i fjalës dhe jo bërës, ai i përngjan një njeriu që e shikon fytyrën e tij natyrale në një pasqyrë;

  22. Jakobi 1:22rreth 60 e.s.

    ai e shikon veten dhe pastaj ikën, duke harruar menjëherë si ishte.

  23. Jakobi 1:23rreth 60 e.s.

    Ndërsa ai që do të shikojë me vemendje ligjin e përsosur, i cili është ligji i lirisë, dhe ngulmon në të, duke mos qenë një dëgjues harraq, por një bërës i veprës, ai do të jetë i lumtur në veprimtarinë e vet.

  24. Jakobi 1:24rreth 60 e.s.

    Në qoftë se ndokush nga ju mendon se është fetar, edhe nuk i vë fre gjuhës së vet, sigurisht ai e mashtron zemrën e vet, feja e këtij është e kotë.

  25. Jakobi 1:25rreth 60 e.s.

    Feja e pastër dhe pa njollë përpara Perëndisë dhe Atit është kjo: të vizitosh jetimët dhe të vejat në pikëllimet e tyre dhe ta ruash veten të pastër nga bota.