Kalo te përmbajtja

circa AD 48–96

Letters to the Churches

Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.

2,767 vargje · 21 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. 2 Gjonit 1:1rreth 90 e.s.

    hiri, mëshira dhe paqja qofshin me ju nga Perëndia Ati dhe nga Zoti Jezu Krisht, Biri i të Atit, në të vërtetë dhe në dashuri.

  2. 2 Gjonit 1:2rreth 90 e.s.

    U gëzova fort që gjeta disa nga bijtë e tu duke ecur në të vërtetën, sipas urdhërimit që morëm nga Ati.

  3. 2 Gjonit 1:3rreth 90 e.s.

    Dhe tani të lutem ty, zonjë, jo sikur po të shkruaj një urdhërim të ri, por atë që kishim pasur nga fillimi, që ta duam njëri-tjetrin.

  4. 2 Gjonit 1:4rreth 90 e.s.

    Dhe kjo është dashuria, të ecim sipas urdhërimeve të tij. Sikurse e dëgjuat nga fillimi, ky është urdhërimi që morëm, që të ecni në të.

  5. 2 Gjonit 1:5rreth 90 e.s.

    Sepse në botë kanë dalë shumë mashtrues, të cilët nuk rrëfejnë se Jezu Krishti ka ardhur në mish; ky është mashtruesi dhe antikrishti.

  6. 2 Gjonit 1:6rreth 90 e.s.

    Bëni kujdes se mos humbni fryti i gjërave të kryera, por bëni në menyrë të merrni një shpërblim të plotë.

  7. 2 Gjonit 1:7rreth 90 e.s.

    Kushdo që shkon tej dhe nuk qëndron në doktrinën e Krishtit, nuk ka Perëndi; kush qëndron në doktrinën e Krishtit, ka Atin dhe Birin.

  8. 2 Gjonit 1:8rreth 90 e.s.

    Në qoftë se dikush vjen tek ju dhe nuk sjell këtë doktrinë, mos e pranoni në shtëpi dhe mos e përshëndetni,

  9. 2 Gjonit 1:9rreth 90 e.s.

    sepse ai që e përshëndet bëhet pjestar në veprat e tij të liga.

  10. 2 Gjonit 1:10rreth 90 e.s.

    Megjithse kisha shumë gjëra për t'ju shkruar, nuk desha ta bëjë me letër dhe bojë, por shpresoj të vij te ju dhe t'ju flas me gojë, që gëzimi juaj të jetë i plotë.

  11. 2 Gjonit 1:11rreth 90 e.s.

    Bijtë e motrës sate të zgjedhur të përshëndesin. Amen.

  12. 2 Gjonit 1:12rreth 90 e.s.

    Plaku, Gajit shumë të dashur, të cilin unë e dua në të vërtetë.

  13. 2 Gjonit 1:13rreth 90 e.s.

    Shumë i dashur, unë dëshiroj të kesh mbarësi në çdo gjë dhe të gëzosh shëndet të mirë, ashtu si ka mbarësi shpirti yt.