Kalo te përmbajtja

circa AD 48–96

Letters to the Churches

Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.

2,767 vargje · 21 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. 1 Korintasve 12:22rreth 59 e.s.

    Madje, gjymtyrët e trupit që duken se janë më të dobëta, janë shumë më të nevojshme se të tjerat;

  2. 1 Korintasve 12:23rreth 59 e.s.

    dhe ato që ne i konsiderojmë më pak të nderuara, pikërisht ata rrethojmë me më shumë nderim; dhe të pahijshmet tona kanë më tepër hijë.

  3. 1 Korintasve 12:24rreth 59 e.s.

    Por gjymtyrët tona të hijshme nuk kanë nevojë. Por Perëndia e ndërtoi trupin duke i dhënë më tepër nder asaj pjese që e kishte mangut,

  4. 1 Korintasve 12:25rreth 59 e.s.

    që të mos kishte përçarje në trup, por të gjitha gjymtyrët të kenë të njëjtin kujdes për njera-tjetrën.

  5. 1 Korintasve 12:26rreth 59 e.s.

    Dhe nëse vuan një gjymtyrë, të gjitha gjymtyrët vuajnë; kurse po të nderohet një gjymtyrë, të gjitha gjymtyrët gëzohen bashkë me të.

  6. 1 Korintasve 12:27rreth 59 e.s.

    Dhe ju jeni trupi i Krishti dhe gjymtyrët e tij, veç e veç.

  7. 1 Korintasve 12:28rreth 59 e.s.

    Dhe Perëndia i vuri disa në kishë, së pari apostuj, së dyti profetë, së treti mësues; pastaj vepra të fuqishme; pastaj dhuntitë e shërimit, të ndihmës e të qeverisjes dhe të larmive të gjuhëve.

  8. 1 Korintasve 12:29rreth 59 e.s.

    A janë vallë të gjithë apostuj? Janë të gjithë profetë? Janë të gjithë mësues?

  9. 1 Korintasve 12:30rreth 59 e.s.

    A kanë të gjithë dhuntinë e veprave të fuqishme? A kanë të gjithë dhuntitë e shërimeve? A flasin të gjithë gjuhë të ndryshme? A interpretojnë të gjithë?

  10. 1 Korintasve 12:31rreth 59 e.s.

    Por kërkoni me zemër të zjarrtë dhuntitë më të mira; dhe unë do t'ju tregoj një udhë shumë më të lartë.

  11. 1 Korintasve 13:1rreth 59 e.s.

    Po të flisja gjuhët e njerëzve dhe të engjëjve, dhe të mos kisha dashuri, do të bëhesha si një bronz që kumbon ose si cimbali që tingëllon.

  12. 1 Korintasve 13:2rreth 59 e.s.

    Edhe sikur të kisha dhuntinë e profecisë, edhe të dija të gjitha misteret dhe mbarë shkencën dhe të kisha gjithë besimin sa të luaja nga vendi malet, por të mos kisha dashuri, nuk jam asgjë.

  13. 1 Korintasve 13:3rreth 59 e.s.

    Edhe sikur të ndaja gjithë pasuritë e mia për të ushqyer të varfërit dhe ta jepja trupin tim që të digjej, e të mos kisha dashuri, nuk do të më vlente asgjë!

  14. 1 Korintasve 13:4rreth 59 e.s.

    Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset,

  15. 1 Korintasve 13:5rreth 59 e.s.

    nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon të sajat, nuk pezmatohet, nuk dyshon për keq;

  16. 1 Korintasve 13:6rreth 59 e.s.

    nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën,

  17. 1 Korintasve 13:7rreth 59 e.s.

    i duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, i mban çdo gjë.

  18. 1 Korintasve 13:8rreth 59 e.s.

    Dashuria nuk ligshtohet kurrë; por profecitë shfuqizohen, gjuhët pushojnë dhe njohuria do të shfuqizohet,

  19. 1 Korintasve 13:9rreth 59 e.s.

    sepse ne njohim pjesërisht dhe profetizojmë pjesërisht.

  20. 1 Korintasve 13:10rreth 59 e.s.

    Por, kur të vijë përsosmëria, atëherë ajo që është e pjesshme do të shfuqizohet.

  21. 1 Korintasve 13:11rreth 59 e.s.

    Kur isha fëmijë, flisja si fëmijë, mendoja si fëmijë, arsyetoja si fëmijë; kur u bëra burrë, i flaka gjërat fëminore.

  22. 1 Korintasve 13:12rreth 59 e.s.

    Tani në fakt, ne shohim si në pasqyrë, në mënyrë të errët, por atëherë do të shohim faqe për faqe; tashti njoh pjesërisht, kurse atëherë do të njoh thellë ashtu sikurse njihem.

  23. 1 Korintasve 13:13rreth 59 e.s.

    Tani, pra, këto tri gjëra mbeten: besimi, shpresa dhe dashuria; por më e madhja nga këto është dashuria.

  24. 1 Korintasve 14:1rreth 59 e.s.

    Kërkoni dashurinë dhe lypni me zemër të zjarrtë dhuntitë frymërore, por sidomos që të mund të profetizoni,

  25. 1 Korintasve 14:2rreth 59 e.s.

    sepse ai që flet një gjuhë tjetër nuk u flet njerëzve, por Perëndisë; sepse askush nuk e kupton, por ai në frymë flet mistere.