Kalo te përmbajtja

circa AD 48–96

Letters to the Churches

Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.

2,767 vargje · 21 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. 1 Korintasve 11:6rreth 59 e.s.

    Sepse në qoftë se gruaja nuk mbulohet, le t'ia presin flokët; por në qoftë se për gruan është turp të qethet a të rruhet, le të mbulojë kryet.

  2. 1 Korintasve 11:7rreth 59 e.s.

    Sepse burri nuk duhet të mbulojë kryet, sepse është shëmbëllimi dhe lavdia e Perëndisë, kurse gruaja është lavdia e burrit,

  3. 1 Korintasve 11:8rreth 59 e.s.

    sepse burri nuk është nga gruaja, por gruaja nga burri,

  4. 1 Korintasve 11:9rreth 59 e.s.

    edhe sepse burri nuk u krijua për gruan, por gruaja për burrin.

  5. 1 Korintasve 11:10rreth 59 e.s.

    Prandaj gruaja, për shkak të engjëjve, duhet të ketë një shenjë pushteti mbi kryet.

  6. 1 Korintasve 11:11rreth 59 e.s.

    Gjithsesi në Zotin as burri s'është pa gruan, as gruaja pa burrin,

  7. 1 Korintasve 11:12rreth 59 e.s.

    sepse sikurse gruaja vjen nga burri, ashtu edhe burri lind nëpërmjet gruas, dhe çdo gjë vjen nga Perëndia.

  8. 1 Korintasve 11:13rreth 59 e.s.

    Gjykoni ndër veten tuaj. A i ka hije gruas t'i lutet Perëndisë pa u mbuluar?

  9. 1 Korintasve 11:14rreth 59 e.s.

    Po vetë natyra, a nuk ju mëson se, në qoftë se një burrë i mban flokët të gjata, kjo është çnderim për të?

  10. 1 Korintasve 11:15rreth 59 e.s.

    Por në qoftë se gruaja i ka flokët të gjata, kjo është lavdi për të, sepse flokët i janë dhënë asaj për mbulesë.

  11. 1 Korintasve 11:16rreth 59 e.s.

    Por në qoftë se ndokush mendon të kundërshtojë, ne s'kemi zakon të tillë, as kishat e Perëndisë.

  12. 1 Korintasve 11:17rreth 59 e.s.

    Por, duke porositur këtë, unë nuk ju lavdëroj, se ju mblidheni, jo për më të mirën, po për më të keqen.

  13. 1 Korintasve 11:18rreth 59 e.s.

    Para së gjithash, sepse dëgjoj se kur bashkoheni në asamble ka midis jush përçarje, dhe pjesërisht e besoj.

  14. 1 Korintasve 11:19rreth 59 e.s.

    Sepse duhet të ketë midis jush edhe grupime, që të njihen në mes tuaj ata që janë të sprovuar.

  15. 1 Korintasve 11:20rreth 59 e.s.

    Kur mblidheni bashkë, pra, në një vend, kjo që bëni nuk është për të ngrënë darkën e Zotit,

  16. 1 Korintasve 11:21rreth 59 e.s.

    sepse, në të ngrënët, gjithësecili merr darkën e vet më përpara; dhe njëri ka uri dhe tjetri është i dehur.

  17. 1 Korintasve 11:22rreth 59 e.s.

    A nuk keni, pra, shtëpi për të ngrënë e për të pirë? Apo përbuzni kishën e Perëndisë dhe turpëroni ata që s'kanë asgjë? Çfarë t'ju them juve? T'ju lavdëroj? Për këtë nuk ju lëvdoj.

  18. 1 Korintasve 11:23rreth 59 e.s.

    Sepse unë mora nga Zoti atë që ju transmetova edhe juve; se Zoti Jezus, në atë natë që po tradhtohej, mori bukën

  19. 1 Korintasve 11:24rreth 59 e.s.

    dhe, si falënderoi, e theu dhe tha: ''Merrni, hani; ky është trupi im që është thyer për ju; bëni këtë në përkujtimin tim''.

  20. 1 Korintasve 11:25rreth 59 e.s.

    Gjithashtu, pas darkës, mori edhe kupën, duke thënë: ''Kjo kupë është besëlidhja e re në gjakun tim; bëni këtë sa herë që të pini, në përkujtimin tim''.

  21. 1 Korintasve 11:26rreth 59 e.s.

    Sepse sa herë të hani nga kjo bukë ose të pini nga kjo kupë, ju shpallni vdekjen e Zotit, derisa ai të vijë.

  22. 1 Korintasve 11:27rreth 59 e.s.

    Prandaj ai që ha nga kjo bukë ose pi nga kjo kupë e Zotit padenjësisht, do të jetë fajtor i trupit dhe i gjakut të Zotit.

  23. 1 Korintasve 11:28rreth 59 e.s.

    Por secili të shqyrtojë vetveten dhe kështu të hajë nga buka e të pijë nga kupa,

  24. 1 Korintasve 11:29rreth 59 e.s.

    sepse ai që ha dhe pi padenjësisht, ha dhe pi një dënim për veten e tij, sepse nuk e dallon trupin e Zotit.

  25. 1 Korintasve 11:30rreth 59 e.s.

    Për këtë arsye ka në mes jush shumë të dobët e të sëmurë, dhe shumë vdesin.