Kalo te përmbajtja

circa 1406–1380 BC

Conquest of Canaan

Joshua leads Israel across the Jordan into the promised land, defeating the Canaanite kingdoms one by one.

658 vargje · 1 libër i përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

  1. Jozueu 19:31rreth 1443 p.e.s.

    Kjo qe trashëgimia e fisit të bijve të Asherit, simbas familjeve të tyre, këto qytete bashkë me fshatrat e tyre.

  2. Jozueu 19:32rreth 1443 p.e.s.

    Pjesa e gjashtë që u hodh me short u ra bijve të Neftalit, simbas familjeve të tyre.

  3. Jozueu 19:33rreth 1443 p.e.s.

    Kufiri i tyre shtrihej nga Helefi, nga lisi në Zaananim, nga Adami-Nekebi dhe Jabneeli deri në Lakum dhe mbaronte në Jordan.

  4. Jozueu 19:34rreth 1443 p.e.s.

    Pastaj kufiri kthente në perëndim në drejtim të Aznoth-Taborit, dhe që këtej vazhdonte deri në Hukok; arrinte në Zabulon nga ana e jugut, në Asher nga perëndimi dhe në Juda të Jordanit nga ana e lindjes.

  5. Jozueu 19:35rreth 1443 p.e.s.

    Qytetet e fortifikuara ishin: Tsidimi, Tseri, Hamathi, Rakathi, Kinerethi,

  6. Jozueu 19:36rreth 1443 p.e.s.

    Adamahu, Ramahu, Hatsori,

  7. Jozueu 19:37rreth 1443 p.e.s.

    Kedeshi, Edrei, En-Hatsori,

  8. Jozueu 19:38rreth 1443 p.e.s.

    Jironi, Migdal-Eli, Horemi, Beth-Anathi dhe Beth-Shemeshi: nëntëmbëdhjetë qytete bashkë me fshatrat e tyre.

  9. Jozueu 19:39rreth 1443 p.e.s.

    Kjo qe trashëgimia e fisit të bijve të Neftalit, simbas familjeve të tyre, qytetet me fshatrat e tyre.

  10. Jozueu 19:40rreth 1443 p.e.s.

    Pjesa e shtatë që u hodh me short i ra fisit të bijve të Danit, simbas familjeve të tyre.

  11. Jozueu 19:41rreth 1443 p.e.s.

    Territori i trashëgimisë së tyre përfshinte Tsorahun, Eshtaolin, Ir-Shemeshin,

  12. Jozueu 19:42rreth 1443 p.e.s.

    Shaalabinin, Aijalonin, Jithlahun,

  13. Jozueu 19:43rreth 1443 p.e.s.

    Elonin, Timnathahun, Ekronin,

  14. Jozueu 19:44rreth 1443 p.e.s.

    Eltekehun, Gibethonin, Baalathin,

  15. Jozueu 19:45rreth 1443 p.e.s.

    Jehudin, Bene-Berakun, Gath-Rimonin,

  16. Jozueu 19:46rreth 1443 p.e.s.

    Me-Jarkon dhe Rakonin me territorin që shtrihej përpara Jafos.

  17. Jozueu 19:47rreth 1443 p.e.s.

    Por territori i bijve të Danit u shtri matanë këtyre kufijve, sepse bijtë e Danit shkuan për të luftuar kundër Leshemit; e pushtuan dhe vranë me shpatë banorët e tij; kështu e pushtuan, u vendosën aty dhe i vunë emrin Dan, nga emri i atit të tyre.

  18. Jozueu 19:48rreth 1443 p.e.s.

    Kjo qe trashëgimia e fisit të bijve të Danit, simbas familjeve të tyre, këto qytete me fshatrat e tyre.

  19. Jozueu 19:49rreth 1443 p.e.s.

    Kur bijtë e Izraelit përfunduan ndarjen e trashëgimisë së vendit simbas kufijve të tij, i dhanë Jozueut, birit të Nunit, një trashëgimi në mes të tyre.

  20. Jozueu 19:50rreth 1443 p.e.s.

    Simbas urdhrit të Zotit, i dhanë qytetin që ai kërkoi, Timnath-Serahun, në krahinën malore të Efraimit. Ai ndërtoi qytetin dhe banoi në të.

  21. Jozueu 19:51rreth 1443 p.e.s.

    Këto janë trashëgimitë që prifti Eleazar, Jozueu, bir i Nunit, dhe kryetarët e familjeve të fiseve të bijve të Izraelit ndanë me short në Shiloh, përpara Zotit, në hyrje të çadrës së mbledhjes. Kështu ata përfunduan ndarjen e vendit.

  22. Jozueu 20:1rreth 1443 p.e.s.

    Pastaj Zoti i foli Jozueut, duke i thënë:

  23. Jozueu 20:2rreth 1443 p.e.s.

    "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: "Vendosuni në qytetet e strehimit, për të cilat ju fola me anë të Moisiut,

  24. Jozueu 20:3rreth 1443 p.e.s.

    me qëllim që të mund të strehohet vrasësi që ka vrarë dikë pa dashje dhe pa paramendim; ato do të shërbejnë si vend strehimi për t'i shpëtuar hakmarrësit të gjakut.

  25. Jozueu 20:4rreth 1443 p.e.s.

    Kur vrasësi do të ikë në një nga këto qytete, do të ndalet në hyrje të portës së qytetit dhe do t'ua parashtrojë rastin e tij pleqve të atij qyteti; këta do ta presin në qytetin e tyre, do t'i gjejnë vend dhe ai do të banojë me ta.