Kalo te përmbajtja

circa 1406–1380 BC

Conquest of Canaan

Joshua leads Israel across the Jordan into the promised land, defeating the Canaanite kingdoms one by one.

658 vargje · 1 libër i përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

  1. Jozueu 19:6rreth 1443 p.e.s.

    Beth-Lebaothin dhe Sharuhenin: trembëdhjetë qytete me fshatrat e tyre;

  2. Jozueu 19:7rreth 1443 p.e.s.

    Ainin, Rimonin, Etherin dhe Ashanin: katër qytete me fshatrat e tyre,

  3. Jozueu 19:8rreth 1443 p.e.s.

    dhe të gjitha fshatrat që ndodheshin rreth këtyre qyteteve, deri në Baalath-Beer, Ramah të Negevit. Kjo përfaqësonte trashëgiminë e fisit të bijve të Simeonit, simbas familjeve të tyre.

  4. Jozueu 19:9rreth 1443 p.e.s.

    Trashëgiminë e bijve të Simeonit e morën bijtë e Judës, sepse pjesa e bijve të Judës ishte tepër e madhe për ata; kështu bijtë e Simeonit e patën trashëgiminë e tyre në mes të trashëgimisë së bijve të Judës.

  5. Jozueu 19:10rreth 1443 p.e.s.

    Pjesa e tretë që u hodh me short u ra bijve të Zabulonit, simbas familjeve të tyre. Territori i trashëgimisë së tyre shtrihej deri në Sarid.

  6. Jozueu 19:11rreth 1443 p.e.s.

    Kufiri i tyre ngjitej në perëndim në drejtim të Maralahut dhe arrinte në Dabesheth dhe pastaj në përruan që rrjedh përballë Jokneamit.

  7. Jozueu 19:12rreth 1443 p.e.s.

    Nga Saridi kthente në lindje në drejtim të lindjes, deri në kufirin e Flakëve të Taborit, pastaj shtrihej në drejtim të Daberathit, duke arritur deri në Jafia.

  8. Jozueu 19:13rreth 1443 p.e.s.

    Që këtej kalonte në lindje deri në Gath-Hefer dhe Eth-Katsin, pastaj shtrihej deri në Rimon dhe arrinte në Neath.

  9. Jozueu 19:14rreth 1443 p.e.s.

    Pas kësaj kufiri kthente në drejtim të veriut nga ana e Hanathonit dhe mbaronte në luginën e Jiftah-Elit.

  10. Jozueu 19:15rreth 1443 p.e.s.

    Ai përfshinte gjithashtu Katahun, Nahalalin, Shimronin, Idalahin dhe Betlemin: dymbëdhjetë qytete me fshatrat e tyre.

  11. Jozueu 19:16rreth 1443 p.e.s.

    Kjo qe trashëgimia e bijve të Zabulonit, simbas familjeve të tyre, këto qytete bashkë me fshatrat e tyre.

  12. Jozueu 19:17rreth 1443 p.e.s.

    Pjesa e katërt që u hodh me short i ra Isakarit, bijve të Isakarit, simbas familjeve të tyre.

  13. Jozueu 19:18rreth 1443 p.e.s.

    Territori i tyre shkonte deri në Jezreel, Kesulloth, Shunem,

  14. Jozueu 19:19rreth 1443 p.e.s.

    Hafaraim, Shion, Anaharath,

  15. Jozueu 19:20rreth 1443 p.e.s.

    Rabith, Kishion, Abets,

  16. Jozueu 19:21rreth 1443 p.e.s.

    Remeth, En-Ganim, En-Hadah dhe Beth-Patsets.

  17. Jozueu 19:22rreth 1443 p.e.s.

    Pastaj kufiri arrinte deri në Tabor, Shahatsimah dhe Beth-Shemesh, dhe mbaronte në Jordan: gjashtëmbëdhjetë qytete me fshatrat e tyre.

  18. Jozueu 19:23rreth 1443 p.e.s.

    Kjo qe trashëgimia e fisit të bijve të Isakarit, simbas familjeve të tyre, qytetet bashkë me fshatrat e tyre.

  19. Jozueu 19:24rreth 1443 p.e.s.

    Pjesa e pestë që u hodh me short u ra bijve të Asherit, simbas familjeve të tyre.

  20. Jozueu 19:25rreth 1443 p.e.s.

    Ky territor përfshinte Helkathin, Halin, Betenin, Akshafin,

  21. Jozueu 19:26rreth 1443 p.e.s.

    Alamelekun, Amadin dhe Mishalin. Kufiri i tyre arrinte, në drejtim të perëndimit, malin Karmel dhe Shihor-Libnathin.

  22. Jozueu 19:27rreth 1443 p.e.s.

    Pastaj kthente nga lindja, në drejtim të Beth-Dagonit, arrinte në Zabulon dhe në luginën e Jiftah-Elit në veri të Beth-Emekut dhe të Nejelit, dhe zgjatej në drejtim të Kabulit në të majtë,

  23. Jozueu 19:28rreth 1443 p.e.s.

    dhe në drejtim të Ebronit, Rehobit, Hamonit dhe Kanahut deri në Sidonin e Madh.

  24. Jozueu 19:29rreth 1443 p.e.s.

    Pastaj kufiri kthente në drejtim të Ramahut deri në qytetin e fortifikuar të Tirit, kthente nga ana e Hosas dhe mbaronte në det nga ana e territorit të Akzibit.

  25. Jozueu 19:30rreth 1443 p.e.s.

    Ai përfshinte gjithashtu Umahun, Afekun dhe Rehobin: njëzet e dy qytete me fshatrat e tyre.