Kalo te përmbajtja

circa 1406–1380 BC

Conquest of Canaan

Joshua leads Israel across the Jordan into the promised land, defeating the Canaanite kingdoms one by one.

658 vargje · 1 libër i përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

  1. Jozueu 18:9rreth 1443 p.e.s.

    Kështu ata njerëz u nisën, e përshkuan vendin dhe bënë në një libër përshkrimin e shtatë pjesëve të tij simbas qyteteve; pastaj u kthyen tek Jozueu në kampin e Shilohut.

  2. Jozueu 18:10rreth 1443 p.e.s.

    Atëherë Jozueu hodhi shortin për ta në Shiloh para Zotit dhe e ndau vendin midis bijve të Izraelit, simbas ndarjeve të tyre.

  3. Jozueu 18:11rreth 1443 p.e.s.

    U hodh në short pjesa e fisit të bijve të Beniaminit, simbas familjeve të tyre; territori që u ra në short kishte kufijtë e tij midis bijve të Judës dhe bijve të Jozefit.

  4. Jozueu 18:12rreth 1443 p.e.s.

    Nga ana veriore kufiri i tyre fillonte me Jordanin, ngjitej në shpatin në veri të Jerikos, kalonte krahinën malore në drejtim të perëndimit dhe mbaronte në shkretëtirën e Beth-Avenit.

  5. Jozueu 18:13rreth 1443 p.e.s.

    Që andej kufiri ngjitej në Luc, mbi shpatin në jug të Lucit (që është Betheli); pastaj zbriste në Ataroth-Adar, pranë malit që ndodhet në jug të Beth-Horonit të poshtëm.

  6. Jozueu 18:14rreth 1443 p.e.s.

    Pastaj kufiri shtrihej, duke kthyer në krahun perëndimor drejt jugut të malit që ngrihej përballë Beth-Horonit, në jug, dhe mbaronte në Kirjath-Baal (që është Kiriath-Jearimi), qytet i bijve të Judës. Ky ishte krahu perëndimor.

  7. Jozueu 18:15rreth 1443 p.e.s.

    Ana jugore fillonte në skajin e Kiriath-Jearimit. Kufiri zgjatej në drejtim të perëndimit deri sa prekte burimin e ujërave të Neftoahut;

  8. Jozueu 18:16rreth 1443 p.e.s.

    pastaj kufiri zbriste në skajin e malit që ndodhet përballë luginës së birit të Hinomit, që është në luginën e gjigantëve, në veri, dhe zbriste nëpër luginën e Hinomit, në anën jugore të qytetit të Jebuzejve, deri në En-Rogel.

  9. Jozueu 18:17rreth 1443 p.e.s.

    Pastaj kthente në drejtim të veriut dhe arrinte në En-Shemesh; shtrihej në drejtim të Gelilothit, që ndodhet përballë së përpjetës të Adumimit, dhe zbriste në gurin e Bohanit, birit të Rubenit;

  10. Jozueu 18:18rreth 1443 p.e.s.

    pas kësaj kalonte në shpatin verior përballë Arabahut dhe zbriste në drejtim të tij.

  11. Jozueu 18:19rreth 1443 p.e.s.

    Kufiri kalonte pastaj nga shpati verior i Beth-Hoglahut dhe mbaronte në kepin verior të Detit të Kripur, në skajin jugor të Jordanit. Ky ishte kufiri në jug.

  12. Jozueu 18:20rreth 1443 p.e.s.

    Jordani shërbente si kufi nga ana lindore. Kjo ishte trashëgimia e bijve të Beniaminit në bazë të kufijve rreth e qark, simbas familjeve të tyre.

  13. Jozueu 18:21rreth 1443 p.e.s.

    Qytetet e fiseve të bijve të Beniaminit, simbas familjeve të tyre, ishin Jeriko, Beth-Hoglahu, Emek-Ketsitsi,

  14. Jozueu 18:22rreth 1443 p.e.s.

    Beth-Arabahu, Tsemaraimi, Betheli,

  15. Jozueu 18:23rreth 1443 p.e.s.

    Avimi, Parahu, Ofrahu,

  16. Jozueu 18:24rreth 1443 p.e.s.

    Kefar-Haamoni, Ofni dhe Geba: dymbëdhjetë qytete me fshatrat e tyre;

  17. Jozueu 18:25rreth 1443 p.e.s.

    Gabaoni, Ramahu, Beerothi,

  18. Jozueu 18:26rreth 1443 p.e.s.

    Mitspehu, Kefirahu, Motsahu,

  19. Jozueu 18:27rreth 1443 p.e.s.

    Rekemi, Irpeeli, Taralahu,

  20. Jozueu 18:28rreth 1443 p.e.s.

    Tselahu, Efeli, Gebusi (që është Jeruzalemi), Gibeathi dhe Kirjathi: katërmbëdhjetë qytete me gjithë fshatrat e tyre. Kjo që trashëgimia e bijve të Beniaminit, simbas familjeve të tyre.

  21. Jozueu 19:1rreth 1443 p.e.s.

    Pjesa e dytë që u hodh me short i takoi Simeonit, fisit të bijve të Simeonit simbas familjeve të tyre. Trashëgimia e tyre ndodhej në mes të trashëgimisë së bijve të Judës.

  22. Jozueu 19:2rreth 1443 p.e.s.

    Trashëgimia e tyre përfshinte Beer-Sheban (Sheban), Moladahun,

  23. Jozueu 19:3rreth 1443 p.e.s.

    Hatsar-Shualin, Balahun, Etsemin,

  24. Jozueu 19:4rreth 1443 p.e.s.

    Eltoladin, Bethulin, Hormahun,

  25. Jozueu 19:5rreth 1443 p.e.s.

    Tsiklagun, Beth-Markabothin, Hatsar-Susahin,