- English
- King James KJV
- Complete Jewish CJB
- World English WEBM
- Berean Standard BSB
- American Standard ASV
- Geneva GNV
- Young's Literal YLT
- Douay-Rheims DRC
- International
- Shqip ALB
- العربية SVD
- বাংলা BN-IRV
- မြန်မာ Judson
- 简体文 CUV-S
- 繁體中文 CUV-T
- Čeština BKR
- Nederlands STVE
- Français LSG
- Deutsch SCH
- Ελληνικά Vamvas
- ગુજરાતી GU-IRV
- Hausa HCB
- עברית Hebrew
- हिन्दी HCV
- Magyar KAROLI
- Bahasa Indonesia INDO-TB
- Italiano Diodati
- 日本語 Kougo
- 한국어 Korean
- മലയാളം MAL
- मराठी MRCV
- Norsk DNB
- فارسی OPV
- Polski BG
- Português Almeida
- Română Cornilescu
- Русский Synodal
- Español RVG
- Kiswahili Neno
- Svenska SV1917
- Tagalog TAG-ADB
- தமிழ் TCV
- తెలుగు TSA
- ภาษาไทย THAI-KJV
- Українська Ohienko
- Tiếng Việt CADMAN
- Yorùbá YCB
circa 1406–1380 BC
Conquest of Canaan
Joshua leads Israel across the Jordan into the promised land, defeating the Canaanite kingdoms one by one.
Vargje nga kjo periudhë
- Jozueu 15:50rreth 1443 p.e.s.
Anabi, Esthemothi, Animi,
- Jozueu 15:51rreth 1443 p.e.s.
Gosheni, Holoni dhe Gilohu: njëmbëdhjetë qytete bashkë me fshatrat e tyre;
- Jozueu 15:52rreth 1443 p.e.s.
Arabi, Dumahu, Esheani,
- Jozueu 15:53rreth 1443 p.e.s.
Janumi, Beth-Tapuahu, Afekahu,
- Jozueu 15:54rreth 1443 p.e.s.
Humtahu, Kirjath-Arba (domethënë Hebroni) dhe Tsiori: nëntë qytete me gjithë fshatrat e tyre;
- Jozueu 15:55rreth 1443 p.e.s.
Maoni, Karmeli, Zifi dhe Jutahu,
- Jozueu 15:56rreth 1443 p.e.s.
Jizreeli, Jokdeami, Zanoahu,
- Jozueu 15:57rreth 1443 p.e.s.
Kaini, Gibeahu dhe Timnahu: dhjetë qytete me fshatrat e tyre;
- Jozueu 15:58rreth 1443 p.e.s.
Halhuli, Beth-Tsuri, Gedori,
- Jozueu 15:59rreth 1443 p.e.s.
Maarathi, Beth-Anothi dhe Eltekoni: gjashtë qytete me fshatrat e tyre;
- Jozueu 15:60rreth 1443 p.e.s.
Kirjath-Baal (domethënë Kirjath-Jearimi) dhe Rabahu: dy qytete bashkë me fshatrat e tyre.
- Jozueu 15:61rreth 1443 p.e.s.
Në shkretëtirë: Beth-Arabahu, Midini, Sekakahu,
- Jozueu 15:62rreth 1443 p.e.s.
Nibshani, qyteti i kripës dhe Engedi: gjashtë qytete me fshatrat e tyre.
- Jozueu 15:63rreth 1443 p.e.s.
Përsa u përket Jebusejve që banonin në Jeruzalem, bijtë e Judës nuk mundën t'i dëbojnë; kështu që Jebusejtë kanë banuar në Jeruzalem bashkë me bijtë e Judës deri në ditën e sotme.
- Jozueu 16:1rreth 1443 p.e.s.
Pjesa që iu dha me short bijve të Jozefit shtrihej nga Jordani pranë Jerikos, në drejtim të ujërave të Jerikos në lindje, deri në shkretëtirën që ngjitet nga Jeriko në Bethel nëpër krahinën malore.
- Jozueu 16:2rreth 1443 p.e.s.
Kufiri vijonte pastaj nga Betheli në Luc dhe kalonte në Ataroth nëpër kufirin e Arkejve,
- Jozueu 16:3rreth 1443 p.e.s.
dhe zbriste në perëndim në drejtim të kufirit të Jafletejve deri në kufirin e Beth-Horonit të poshtëm dhe deri në Gezer, duke mbaruar në det.
- Jozueu 16:4rreth 1443 p.e.s.
Kështu bijtë e Jozefit, Manasi dhe Efraimi, patën secili trashëgiminë e vet.
- Jozueu 16:5rreth 1443 p.e.s.
Këto qenë kufijtë e bijve të Efraimit, simbas familjeve të tyre. Kufiri i trashëgimisë së tyre, në lindje, ishte Atrothi deri në Beth-Horonin e sipërm;
- Jozueu 16:6rreth 1443 p.e.s.
kufiri shtrihej deri në det në veri të Mikmethathit, pastaj kthente nga lndja deri në Tanaath-Shiloh dhe i kalonte përpara në lindje të Janoahut.
- Jozueu 16:7rreth 1443 p.e.s.
Nga Janoahu zbriste pastaj në Ataroth dhe Naarah dhe zgjatej deri në Jeriko, për të mbaruar në Jordan.
- Jozueu 16:8rreth 1443 p.e.s.
Nga Tapuah kufiri shtrihej në perëndim deri në përruan Kanah dhe mbaronte në det. Kjo qe trashëgimia e fisit të Efraimit, simbas familjeve të tyre,
- Jozueu 16:9rreth 1443 p.e.s.
bashkë me qytetet e rezervuara për bijtë e Efraimit në mes të trashëgimisë së bijve të Manasit, të gjitha qytetet bashkë me fshatrat e tyre.
- Jozueu 16:10rreth 1443 p.e.s.
Por ata nuk i dëbuan Kananejtë që banonin në Gezer; kështu Kananejtë kanë banuar në mes të Efraimit deri ditën e sotme, por u bënë skllevër.
- Jozueu 17:1rreth 1443 p.e.s.
Kjo qe pjesa që i ra me short fisit të Manasit, sepse ai ishte i parëlinduri i Jozefit, Maikirit, të parëlindurit të Manasit dhe atë i Galaadit, iu caktua Galaadi dhe Bashani, sepse ishte luftëtar.