Skip to content

circa 1446–1406 BC

The Wilderness Years

Forty years of wandering in the desert test Israel's faith and prepare a new generation to enter the promised land.

2,247 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Numrat 1:1rreth 1490 p.e.s.

    Zoti i foli akoma Moisiut në shkretëtirën e Sinait, në çadrën e mbledhjes, ditën e parë të muajit të dytë, gjatë vitit të dytë nga dalja e tyre nga vendi i Egjiptit, dhe i tha:

  2. Numrat 1:2rreth 1490 p.e.s.

    "Bëni regjistrimin e gjithë asamblesë së bijve të Izraelit në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke numëruar një për një emrat e çdo mashkulli.

  3. Numrat 1:3rreth 1490 p.e.s.

    Nga mosha njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që në Izrael mund të shkojnë në luftë; ti dhe Aaroni do t'i regjistroni, grup pas grupi.

  4. Numrat 1:4rreth 1490 p.e.s.

    Dhe me ju do të jetë një burrë për çdo fis, një që të jetë i pari i shtëpisë së atit të tij.

  5. Numrat 1:5rreth 1490 p.e.s.

    Këta janë emrat e burrave që do të jenë me ju. nga Ruben, Elitsur, bir i Shedeurit;

  6. Numrat 1:6rreth 1490 p.e.s.

    nga Simeoni, Shelumieli, bir i Tsurishadait;

  7. Numrat 1:7rreth 1490 p.e.s.

    nga Juda, Nahshoni, bir i Aminadabit;

  8. Numrat 1:8rreth 1490 p.e.s.

    nga Isakari, Nethaneeli, bir i Tsuarit;

  9. Numrat 1:9rreth 1490 p.e.s.

    nga Zabuloni, Eliabi, bir i Helonit;

  10. Numrat 1:10rreth 1490 p.e.s.

    nga bijtë e Jozefit, për Efraimin, Elishama, bir i Amihudit; për Manasën, Gamalieli, bir i Pedahtsurit;

  11. Numrat 1:11rreth 1490 p.e.s.

    nga Beniamini, Abidani, bir i Gideonit;

  12. Numrat 1:12rreth 1490 p.e.s.

    nga Dani, Ahiezeri, bir i Amishadaidit;

  13. Numrat 1:13rreth 1490 p.e.s.

    nga Asheri, Pagieli, bir i Okranit;

  14. Numrat 1:14rreth 1490 p.e.s.

    nga Gadi, Eliasafi, bir i Deuelit;

  15. Numrat 1:15rreth 1490 p.e.s.

    nga Neftali, Ahira, bir i Enanit".

  16. Numrat 1:16rreth 1490 p.e.s.

    Këta janë ata që u zgjodhën nga asambleja, prijësit e fiseve të etërve të tyre, krerët e divizioneve të Izraelit.

  17. Numrat 1:17rreth 1490 p.e.s.

    Moisiu dhe Aaroni morën, pra, këta burra që ishin caktuar me emër,

  18. Numrat 1:18rreth 1490 p.e.s.

    dhe thirrën tërë asamblenë, ditën e parë të muajit të dytë; ata u treguan fisin e tyre, në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke numëruar personat me moshë njëzet vjeç e lart, një për një.

  19. Numrat 1:19rreth 1490 p.e.s.

    Ashtu si Zoti pat urdhëruar Moisiun, ai bëri regjistrimin e tyre në shkretëtirën e Sinait.

  20. Numrat 1:20rreth 1490 p.e.s.

    Nga bijtë e Rubenit, i parëlinduri i Izraelit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke numëruar emrat e të gjithë meshkujve, një për një, nga mosha njëzet vjeç e lart, tërë ata që ishin të aftë të shkonin në luftë:

  21. Numrat 1:21rreth 1490 p.e.s.

    ata që u regjistruan nga fisi i Rubenit ishin dyzet e gjashtë mijë e pesëqind.

  22. Numrat 1:22rreth 1490 p.e.s.

    Nga bijtë e Simeonit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, ata që u regjistruan duke numëruar emrat e të gjithë meshkujve, një për një, nga mosha njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë të shkonin në luftë:

  23. Numrat 1:23rreth 1490 p.e.s.

    ata që u regjistruan nga fisi i Simeonit ishin pesëdhjetë e nëntë mijë e treqind.

  24. Numrat 1:24rreth 1490 p.e.s.

    Nga bijtë e Gadit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke numëruar emrat e atyre që ishin njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë të shkonin në luftë:

  25. Numrat 1:25rreth 1490 p.e.s.

    ata që u regjistruan nga fisi i Gadit ishin dyzet e pesë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë.