Kalo te përmbajtja

circa 1446–1406 BC

The Wilderness Years

Forty years of wandering in the desert test Israel's faith and prepare a new generation to enter the promised land.

2,247 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Numrat 1:51rreth 1490 p.e.s.

    Kur tabernakulli duhet të zhvendoset, Levitët do ta bëjnë pjesë-pjesë; kur tabernakulli duhet të ndalet, ata do ta ngrenë; dhe i huaji që do të afrohet do të dënohet me vdekje.

  2. Numrat 1:52rreth 1490 p.e.s.

    Bijtë e Izraelit do t'i ngrenë çadrat e tyre secili në kampin e vet, secili pranë flamurit të vet, simbas renditjes së tyre.

  3. Numrat 1:53rreth 1490 p.e.s.

    Por Levitët do t'i ngrenë çadrat e tyre rreth tabenakullit të dëshmisë me qëllim që mëria ime të mos bjerë mbi asamblenë e bijve të Izraelit; kështu Levitët do të kujdesen për tabernakullin e dëshmisë".

  4. Numrat 1:54rreth 1490 p.e.s.

    Bijtë e Izraelit iu binden gjithçkaje që Zoti kishte urdhëruar Moisiun, dhe kështu bënë.

  5. Numrat 2:1rreth 1490 p.e.s.

    Zoti i foli akoma Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë:

  6. Numrat 2:2rreth 1490 p.e.s.

    "Bijtë e Izraelit do të vendosen secili pranë flamurit të vet nën shenjat e shtëpisë së etërve të tyre; do të vendosen rreth e rrotull çadrës së mbledhjes, por në një farë largësie prej saj.

  7. Numrat 2:3rreth 1490 p.e.s.

    Në krahun lindor, ndaj diellit që po ngrihet, do të vendoset flamuri i kampit të Judës simbas renditjes së tij; prijësi i bijve të Efraimit është Nashoni, bir i Aminadabit;

  8. Numrat 2:4rreth 1490 p.e.s.

    ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin shtatëdhjetë e katër mijë e gjashtëqind.

  9. Numrat 2:5rreth 1490 p.e.s.

    Pranë tij do të vendoset fisi i Isakarit; prijësi i bijve të Isakarit është Nethaneeli, bir i Tsuarit;

  10. Numrat 2:6rreth 1490 p.e.s.

    ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin pesëqind e katër mijë e katërqind.

  11. Numrat 2:7rreth 1490 p.e.s.

    Pastaj do të vijë fisi i Zabulonit; prijësi i bijve të Zabulonit është Eliabi, bir i Helonit;

  12. Numrat 2:8rreth 1490 p.e.s.

    ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin pesëdhjetë e shtatë mijë e katërqind.

  13. Numrat 2:9rreth 1490 p.e.s.

    Të gjithë ata që u regjistruan në kampin e Judës, simbas ndarjeve të tij, ishin njëqind e tetëdhjetë e gjashtë mijë e katërqind. Ata do ta fillojnë marshimin të parët.

  14. Numrat 2:10rreth 1490 p.e.s.

    Në krahun jugor do të vihet flamuri i kampit të Rubenit simbas renditjes së ushtarëve të tij; dhe prijësi i bijve të Rubenit është Elitsuri, bir i Shedeurit;

  15. Numrat 2:11rreth 1490 p.e.s.

    dhe ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin dyzet e gjashtë mijë e pesëqind.

  16. Numrat 2:12rreth 1490 p.e.s.

    Pranë tij do të vendoset fisi i Simeonit; dhe prijësi i bijve të Simeonit është Shelumjeli, bir i Tsurishadait;

  17. Numrat 2:13rreth 1490 p.e.s.

    ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin pesëdhjetë e nëntë mijë e treqind.

  18. Numrat 2:14rreth 1490 p.e.s.

    Pastaj do të vijë fisi i Gadit; prijësi i bijve të Gadit është Eliasafi, bir i Reuelit,

  19. Numrat 2:15rreth 1490 p.e.s.

    ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin dyzet e pesë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë.

  20. Numrat 2:16rreth 1490 p.e.s.

    Tërë ata që janë regjistruar në kampin e Rubenit, simbas divizioneve të tyre, ishin njëqind e pesëdhjetë e një mijë e katërqind e pesëdhjetë. Këta do ta fillojnë marshimin të dytët.

  21. Numrat 2:17rreth 1490 p.e.s.

    Pastaj do të niset për marshim çadra e mbledhjes bashkë me kampin e Levitëve në mes të kampeve të tjera. Do ta fillojnë marshimin në po atë rend të sistemimit të tyre, duke qëndruar secili në vendin e tij, pranë flamurit të vet.

  22. Numrat 2:18rreth 1490 p.e.s.

    Në krahun perëndimor do të jetë flamuri i kampit të Efraimit simbas renditjes së tij, prijësi i bijve të Efraimit është Elishama, bir i Amihudit;

  23. Numrat 2:19rreth 1490 p.e.s.

    ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin dyzet mijë e pesëqind.

  24. Numrat 2:20rreth 1490 p.e.s.

    Pranë tij do të zërë vend fisi i Manasit; prijësi i bijve të Manasit është Gamalieli, bir i Pedahtsurit;

  25. Numrat 2:21rreth 1490 p.e.s.

    ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin tridhjetë e dy mijë e dyqind.