- English
- King James KJV
- Complete Jewish CJB
- World English WEBM
- Berean Standard BSB
- American Standard ASV
- Geneva GNV
- Young's Literal YLT
- Douay-Rheims DRC
- International
- Shqip ALB
- العربية SVD
- বাংলা BN-IRV
- မြန်မာ Judson
- 简体文 CUV-S
- 繁體中文 CUV-T
- Čeština BKR
- Nederlands STVE
- Français LSG
- Deutsch SCH
- Ελληνικά Vamvas
- ગુજરાતી GU-IRV
- Hausa HCB
- עברית Hebrew
- हिन्दी HCV
- Magyar KAROLI
- Bahasa Indonesia INDO-TB
- Italiano Diodati
- 日本語 Kougo
- 한국어 Korean
- മലയാളം MAL
- मराठी MRCV
- Norsk DNB
- فارسی OPV
- Polski BG
- Português Almeida
- Română Cornilescu
- Русский Synodal
- Español RVG
- Kiswahili Neno
- Svenska SV1917
- Tagalog TAG-ADB
- தமிழ் TCV
- తెలుగు TSA
- ภาษาไทย THAI-KJV
- Українська Ohienko
- Tiếng Việt CADMAN
- Yorùbá YCB
circa 1446–1406 BC
The Wilderness Years
Forty years of wandering in the desert test Israel's faith and prepare a new generation to enter the promised land.
Vargje nga kjo periudhë
- Numrat 3:13rreth 1490 p.e.s.
sepse çdo i parëlindur është imi; ditën që godita të gjithë të parëlindurit në vendin e Egjiptit, unë ia shenjtërova vetvetes të gjithë të parëlindurit në Izrael, qoftë të njerëzve, qoftë të kafshëve; ata do të jenë të mitë. Unë jam Zoti.
- Numrat 3:14rreth 1490 p.e.s.
Pastaj Zoti i foli Moisiut në shkretëtirën e Sinait, duke i thënë:
- Numrat 3:15rreth 1490 p.e.s.
"Bëj regjistrimin e bijve të Levit në bazë të shtëpive të etërve të tyre dhe të familjeve të tyre; do të bësh regjistrimin e të gjithë meshkujve një muajsh e lart".
- Numrat 3:16rreth 1490 p.e.s.
Kështu Moisiu bëri regjistrimin simbas urdhërit të Zotit ashtu siç ishte urdhëruar.
- Numrat 3:17rreth 1490 p.e.s.
Këta janë bijtë e Levit, simbas emrave të tyre: Gershon, Kehat dhe Merari.
- Numrat 3:18rreth 1490 p.e.s.
Këta janë emrat e bijve të Gershonit, simbas familjeve të tyre: Libni dhe Shimei;
- Numrat 3:19rreth 1490 p.e.s.
bijtë e Kehathit, simbas familjeve të tyre, ishin Amrami, Itsehari, Hebroni dhe Uzieli;
- Numrat 3:20rreth 1490 p.e.s.
bijtë e Merarit, simbas familjeve të tyre, ishin Mahli dhe Mushi. Këto janë familjet e Levitëve, në bazë të shtëpive të etërve të tyre.
- Numrat 3:21rreth 1490 p.e.s.
Nga Gershoni rrjedhin familja e Libnitëve dhe familja e Shimetëve; këto janë familjet e Gershonitëve.
- Numrat 3:22rreth 1490 p.e.s.
Ata që u regjistruan, duke numëruar tërë meshkujt e moshës një muajsh e lart, ishin shtatë mijë e pesëqind.
- Numrat 3:23rreth 1490 p.e.s.
Familjet e Gershonitëve duhet të zinin vend prapa tabernakullit, në drejtim të perëndimit.
- Numrat 3:24rreth 1490 p.e.s.
I pari i shtëpisë së etërve të Gershonitëve ishte Eliasafi, bir i Laelit.
- Numrat 3:25rreth 1490 p.e.s.
Detyrat e bijve të Gershonit në çadrën e mbledhjes kishin të bënin me tabernakullin, me çadrën dhe mbulesën e saj, me perden e hyrjes në çadrën e mbledhjes,
- Numrat 3:26rreth 1490 p.e.s.
me perdet e oborrit, me perden në hyrjen e oborrit rreth tabernakullit dhe rreth altarit dhe litarët e tij për tërë shërbimin që u takonte.
- Numrat 3:27rreth 1490 p.e.s.
Nga Kehathi rrjedhin familja e Amramitëve, familja e Itseharit, familja e Hebronitëve dhe familja e Uzielitëve; këto janë familjet e Kehathitëve.
- Numrat 3:28rreth 1490 p.e.s.
Duke numëruar tërë meshkujt që ishin në moshë një muajsh e lart, kishte tetë mijë e gjashtëqind vetë, që kujdeseshin për shenjtëroren.
- Numrat 3:29rreth 1490 p.e.s.
Familjet e bijve të Kehathit duhet të zinin vend në krahun jugor të tabernakullit.
- Numrat 3:30rreth 1490 p.e.s.
I pari i shtëpisë së etërve të Kehathit ishte Elitsafani, bir i Uzielit.
- Numrat 3:31rreth 1490 p.e.s.
Detyrat e tyre kishin të bënin me arkën, me tryezën, me shandanin, me altarët dhe me orenditë e shenjtërores me të cilat ata kryenin shërbimin, me velin dhe gjithë punën që lidhet me këto gjëra.
- Numrat 3:32rreth 1490 p.e.s.
Princi i princave të Levitëve ishte Eleazari, bir i priftit Aaron; ai mbikqyrte ata që kujdeseshin për shenjtëroren.
- Numrat 3:33rreth 1490 p.e.s.
Nga Merari rrjedhin familja e Mahlitëve dhe familja e Mushitëve; këto janë familjet e Merarit.
- Numrat 3:34rreth 1490 p.e.s.
Ata që u regjistruan, duke numëruar tërë meshkujt nga mosha një muajsh e lart, ishin gjashtë mijë e dyqind.
- Numrat 3:35rreth 1490 p.e.s.
Prijësi i shtëpisë së etërve të familjeve të Merarit ishte Tsurieli, bir i Abihailit. Ata duhet të zinin vend në krahun verior të tabernakullit.
- Numrat 3:36rreth 1490 p.e.s.
Detyrat e caktuara për bijtë e Merarit kishin të bënin me dërrasat e tabernakullit, me traversat e tij, me shtyllat dhe bazat e tyre, me tërë veglat e tij dhe tërë punën që ka të bëjë me këto gjëra,
- Numrat 3:37rreth 1490 p.e.s.
me shtyllat e oborrit rreth e qark, me bazat e tyre, me kunjat dhe me litarët e tyre.