- English
- King James KJV
- Complete Jewish CJB
- World English WEBM
- Berean Standard BSB
- American Standard ASV
- Geneva GNV
- Young's Literal YLT
- Douay-Rheims DRC
- International
- Shqip ALB
- العربية SVD
- বাংলা BN-IRV
- မြန်မာ Judson
- 简体文 CUV-S
- 繁體中文 CUV-T
- Čeština BKR
- Nederlands STVE
- Français LSG
- Deutsch SCH
- Ελληνικά Vamvas
- ગુજરાતી GU-IRV
- Hausa HCB
- עברית Hebrew
- हिन्दी HCV
- Magyar KAROLI
- Bahasa Indonesia INDO-TB
- Italiano Diodati
- 日本語 Kougo
- 한국어 Korean
- മലയാളം MAL
- मराठी MRCV
- Norsk DNB
- فارسی OPV
- Polski BG
- Português Almeida
- Română Cornilescu
- Русский Synodal
- Español RVG
- Kiswahili Neno
- Svenska SV1917
- Tagalog TAG-ADB
- தமிழ் TCV
- తెలుగు TSA
- ภาษาไทย THAI-KJV
- Українська Ohienko
- Tiếng Việt CADMAN
- Yorùbá YCB
circa 1446–1406 BC
The Wilderness Years
Forty years of wandering in the desert test Israel's faith and prepare a new generation to enter the promised land.
Vargje nga kjo periudhë
- Numrat 1:26rreth 1490 p.e.s.
Nga bijtë e Judës, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke i numëruar emrat e tyre nga njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë të shkonin në luftë:
- Numrat 1:27rreth 1490 p.e.s.
ata që u regjistruan nga fisi i Judës ishin shtatëdhjetë e katër mijë e gjashtëqind.
- Numrat 1:28rreth 1490 p.e.s.
Nga bijtë e Isakarit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke i numëruar emrat nga njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë të shkonin në luftë:
- Numrat 1:29rreth 1490 p.e.s.
ata që u regjistruan nga fisi i Isakarit ishin pesëdhjetë e katër mijë e katërqind.
- Numrat 1:30rreth 1490 p.e.s.
Nga bijtë e Zabulonit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve dhe të shtëpive të etërve të tyre duke i numëruar nga mosha njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë të shkonin në luftë:
- Numrat 1:31rreth 1490 p.e.s.
ata që u regjistruan nga fisi i Zabulonit ishin pesëdhjetë e shtatë mijë e katërqind.
- Numrat 1:32rreth 1490 p.e.s.
Ndër bijtë e Jozefit: nga bijtë e Efraimit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke i numëruar emrat nga mosha njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë për të shkuar në luftë:
- Numrat 1:33rreth 1490 p.e.s.
ata që u regjistruan nga fisi i Efraimit ishin dyzet mijë e pesëqind.
- Numrat 1:34rreth 1490 p.e.s.
Nga bijtë e Manasit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke i numëruar emrat nga mosha njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë të shkonin në luftë:
- Numrat 1:35rreth 1490 p.e.s.
ata që u regjistruan nga fisi i Manasit ishin tridhjetë e dy mijë e dyqind.
- Numrat 1:36rreth 1490 p.e.s.
Nga bijtë e Beniaminit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve të tyre dhe të etërve të tyre, duke i numëruar emrat nga mosha njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë të shkonin në luftë:
- Numrat 1:37rreth 1490 p.e.s.
ata që u regjistruan nga fisi i Beniaminit ishin tridhjetë e pesë mijë e katërqind.
- Numrat 1:38rreth 1490 p.e.s.
Nga bijtë e Danit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke i numëruar emrat nga mosha njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë të shkonin në luftë:
- Numrat 1:39rreth 1490 p.e.s.
ata që u regjistruan nga fisi i Danit ishin gjashtëdhjetë e dy mijë e shtatëqind.
- Numrat 1:40rreth 1490 p.e.s.
Nga bijtë e Asherit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke i numëruar emrat nga mosha njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë të shkonin në luftë:
- Numrat 1:41rreth 1490 p.e.s.
ata që u regjistruan nga fisi i Asherit ishin dyzet e një mijë e pesëqind.
- Numrat 1:42rreth 1490 p.e.s.
Nga bijtë e Neftalit, trashëgimtarët e tyre në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre, duke i numëruar emrat nga mosha njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që ishin të aftë të shkonin në luftë:
- Numrat 1:43rreth 1490 p.e.s.
ata që u regjistruan nga fisi i Neftalit ishin pesëdhjetë e tre mijë e katërqind.
- Numrat 1:44rreth 1490 p.e.s.
Këta ishin të regjistruarit nga Moisiu dhe Aaroni, së bashku me dymbëdhjetë burrat, prijës të Izraelit, secili përfaqësues i shtëpisë së atit të tij.
- Numrat 1:45rreth 1490 p.e.s.
Kështu tërë bijtë e Izraelit që u regjistruan në bazë të shtëpive të etërve të tyre, nga mosha njëzet vjeç e lart, domethënë tërë njerëzit që në Izrael ishin të aftë të shkonin në luftë,
- Numrat 1:46rreth 1490 p.e.s.
të gjithë ata që u regjistruan ishin gjashtëqind e tre mijë e pesëqind e pesëdhjetë.
- Numrat 1:47rreth 1490 p.e.s.
Por Levitët nuk u regjistruan bashkë me të tjerët, simbas fisit të etërve të tyre,
- Numrat 1:48rreth 1490 p.e.s.
sepse Zoti i kishte folur Moisiut, duke i thënë:
- Numrat 1:49rreth 1490 p.e.s.
"Vetëm në fisin e Levit nuk do të bësh regjistrimin dhe nuk do të llogaritësh numrin e tyre me bijtë e Izraelit;
- Numrat 1:50rreth 1490 p.e.s.
por besoju Levitëve kujdesin për tabernakullin e dëshmisë, për të gjitha orenditë e tij dhe për çdo gjë që i përket. Ata do të mbartin tabernakullin dhe tërë orenditë e tij, do të bëjnë shërbimin dhe do të fushojnë rreth tabernakullit.