Kalo te përmbajtja

circa 1010–970 BC

The Reign of David

David unites the tribes, conquers Jerusalem, and establishes Israel's golden age—even through deep personal failure.

1,230 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. 1 Kronikave 11:17rreth 1055 p.e.s.

    Davidi pati një dëshirë të madhe dhe tha: "Ah, sikur dikush të më jepte të pija ujë nga pusi i Betlemit që është pranë portës!".

  2. 1 Kronikave 11:18rreth 1055 p.e.s.

    Kështu këta të tre çanë nëpër kampin e Filistejve dhe mbushën ujë nga pusi i Betlemit që ndodhej te porta; pastaj e morën dhe ia çuan Davidit. Por Davidi nuk desh ta pinte, por e derdhi si libacion përpara Zotit,

  3. 1 Kronikave 11:19rreth 1055 p.e.s.

    duke thënë: "Të më ruajë Perëndia nga kryerja e një gjëje të tillë! A mund ta pij unë gjakun e këtyre njerëzve, që kanë rrezikuar jetën e tyre? Sepse e kanë sjellë duke rrezikuar jetën e tyre". Dhe nuk deshi ta pinte. Kështu vepruan këta tre trima.

  4. 1 Kronikave 11:20rreth 1055 p.e.s.

    Abishai, vëllai i Joabit, ishte i pari i tre të tjerëve. Ai drejtoi ushtën e tij kundër treqind njerëzve dhe i vrau; kështu u bë i famshëm midis të treve.

  5. 1 Kronikave 11:21rreth 1055 p.e.s.

    U bë më i njohur midis të treve dhe për këtë arësye u bë i pari i tyre, por nuk arriti të barazohet me tre të parët.

  6. 1 Kronikave 11:22rreth 1055 p.e.s.

    Benajahu, bir i Jehojadit, birit të një trimi nga Kabtseeli, bëri trimëri të madhe. Ai vrau dy heronjtë e Moabit, që ishin si luanë. Zbriti edhe në mes të një sterne, ku vrau një luan një ditë që binte borë.

  7. 1 Kronikave 11:23rreth 1055 p.e.s.

    Vrau edhe një Egjiptas vigan, i lartë pesë kubitë, që kishte në dorë një shtizë të ngjashme me shulin e një endësi; por Benajahu i doli kundra me një bastun, i rrëmbeu me forcë nga duart Egjiptasit shtizën dhe e vrau me shtizën e tij.

  8. 1 Kronikave 11:24rreth 1055 p.e.s.

    Këto gjëra bëri Benajahu, bir i Jehojadit, dhe u bë i famshëm midis tre trimave.

  9. 1 Kronikave 11:25rreth 1055 p.e.s.

    Ishte më i shquari i të tridhjetëve, por nuk arriti të barazoht me tre të parët. Davidi e vuri në krye të rojeve të tij personale.

  10. 1 Kronikave 11:26rreth 1055 p.e.s.

    Njerëz të tjerë të fortë dhe trima ishin: Asaheli, vëllai i Joabit, Elhanani, bir i Dodos, nga Betlemi,

  11. 1 Kronikave 11:27rreth 1055 p.e.s.

    Shamothi nga Harori, Heletsi nga Peloni,

  12. 1 Kronikave 11:28rreth 1055 p.e.s.

    Ira, bir i Ikeshit nga Tekoa, Abiezeri nga Anathothi,

  13. 1 Kronikave 11:29rreth 1055 p.e.s.

    Sibekai nga Husha, Ilai, nga Ahoa,

  14. 1 Kronikave 11:30rreth 1055 p.e.s.

    Maharai nga Netofa, Heledi, bir i Baanahut nga Netofa;

  15. 1 Kronikave 11:31rreth 1055 p.e.s.

    Ithai, bir i Ribait, i Gibeahut të bijve të Beniaminit, Benajahu nga Pirathoni,

  16. 1 Kronikave 11:32rreth 1055 p.e.s.

    Hurai nga Nahale-Gaashi, Abieli nga Arbathi,

  17. 1 Kronikave 11:33rreth 1055 p.e.s.

    Azmavethi nga Baharumi, Eliahba nga Shaalboni.

  18. 1 Kronikave 11:34rreth 1055 p.e.s.

    Bijtë e Hashemit nga Gizoni, Jonathani, bir i Shageut nga Harari,

  19. 1 Kronikave 11:35rreth 1055 p.e.s.

    Haiami, bir i Sakarit, nga Harari; Elifali, bir i Urit,

  20. 1 Kronikave 11:36rreth 1055 p.e.s.

    Heferi nga Mekrea, Ahijahu nga Paloni,

  21. 1 Kronikave 11:37rreth 1055 p.e.s.

    Hetsro nga Karmeli, Naarai, bir i Ezbait,

  22. 1 Kronikave 11:38rreth 1055 p.e.s.

    Joeli, vëllai i Nathanit, Mibhari, bir i Hagrit,

  23. 1 Kronikave 11:39rreth 1055 p.e.s.

    Amoniti Tselek, Naharai nga Berothi (shqytar i Joabit, birit të Tserujahut),

  24. 1 Kronikave 11:40rreth 1055 p.e.s.

    Ira nga Jetheri, Garebi nge Jetheri,

  25. 1 Kronikave 11:41rreth 1055 p.e.s.

    Uria, Hiteu, Zabadi, bir i Ahlait,