Kalo te përmbajtja

circa 1010–970 BC

The Reign of David

David unites the tribes, conquers Jerusalem, and establishes Israel's golden age—even through deep personal failure.

1,230 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. 2 Samuelit 1:1rreth 1053 p.e.s.

    Pas vdekjes së Saulit, Davidi u kthye nga masakra e Amalekitëve dhe u ndal dy ditë në Tsiklag.

  2. 2 Samuelit 1:2rreth 1053 p.e.s.

    Ditën e tretë arriti në kampin e Saulit një burrë me rroba të grisura dhe me kokën me dhe. Sa arriti pranë Davidit, ai ra për tokë dhe u përkul.

  3. 2 Samuelit 1:3rreth 1053 p.e.s.

    Davidi e pyeti: "Nga vjen?". Ai iu përgjigj: "Kam ikur nga kampi i Izraelit".

  4. 2 Samuelit 1:4rreth 1053 p.e.s.

    Davidi i tha: "Si u bë? Të lutem, më trego". Ai iu përgjigj: "Populli iku nga fusha e betejës dhe shumë njerëz ranë dhe vdiqën; edhe Sauli dhe biri i tij Jonatan kanë vdekur".

  5. 2 Samuelit 1:5rreth 1053 p.e.s.

    Atëherë Davidi e pyeti të riun që i tregonte ngjarjen: "Si e di ti që Sauli dhe biri i tij Jonatani kanë vdekur?".

  6. 2 Samuelit 1:6rreth 1053 p.e.s.

    I riu që i tregonte ngjarjen tha: "Ndodhesha rastësisht në malin Gilboa, kur pashë Saulin të mbështetur në shtizën e tij, ndërsa qerret dhe kalorësit e ndiqnin nga afër.

  7. 2 Samuelit 1:7rreth 1053 p.e.s.

    Ai u kthye, më pa dhe më thirri. Unë iu përgjigja: "Ja ku jam".

  8. 2 Samuelit 1:8rreth 1053 p.e.s.

    Ai më pyeti: "Kush je ti?". Unë iu përgjigja: "Jam një Amalekit".

  9. 2 Samuelit 1:9rreth 1053 p.e.s.

    Atëherë ai më tha: "Afrohu tek unë dhe më vrit, sepse një ankth i madh më ka pushtuar, por jeta është e tëra akoma tek unë".

  10. 2 Samuelit 1:10rreth 1053 p.e.s.

    Kështu iu afrova atij dhe e vrava, sepse e kuptoja që ai nuk do të mund të jetonte mbas rënies së tij. Pastaj mora diademën që kishte mbi kokë dhe byzylykun që mbante në krah, dhe i solla këtu te zotëria im".

  11. 2 Samuelit 1:11rreth 1053 p.e.s.

    Atëherë Davidi kapi rrobat e veta dhe i grisi; po kështu vepruan tërë njerëzit që ishin me të.

  12. 2 Samuelit 1:12rreth 1053 p.e.s.

    Kështu mbajtën zi, qanë dhe agjeruan deri në mbrëmje për Saulin, për Jonatanin, birin e tij, për popullin e Zotit dhe për shtëpinë e Izraelit, sepse kishin rënë nga shpata.

  13. 2 Samuelit 1:13rreth 1053 p.e.s.

    Pastaj Davidi e pyeti të riun që i kishte treguar ngjarjen: "Nga ç'vend je?". Ai u përgjigj: "Jam biri i një të huaji, i një Amalekiti".

  14. 2 Samuelit 1:14rreth 1053 p.e.s.

    Atëherë Davidi i tha: "Si nuk pate frikë të shtrish dorën për të vrarë të vajosurin e Zotit

  15. 2 Samuelit 1:15rreth 1053 p.e.s.

    Pastaj thirri një nga njerëzit e tij dhe i tha: "Afrohu dhe hidhu mbi të!". Ai e goditi dhe Amalekiti vdiq.

  16. 2 Samuelit 1:16rreth 1053 p.e.s.

    Pas kësaj Davidi tha: "Gjaku yt rëntë mbi kokën tënde, sepse me gojën tënde ke dëshmuar kundër vetes sate, duke thënë: "Unë kam vrarë të vajosurin e Zotit"".

  17. 2 Samuelit 1:17rreth 1053 p.e.s.

    Atëherë Davidi ia mori këtij vajtimi për Saulin dhe Jonatanin, birin e tij,

  18. 2 Samuelit 1:18rreth 1053 p.e.s.

    dhe urdhëroi t'u mësonin bijve të Judës këngën e harkut. Ja, ajo gjendet e shkruar në librin e të Drejtit.

  19. 2 Samuelit 1:19rreth 1053 p.e.s.

    "Madhështia e Izraelit qëndron e vrarë në lartësitë e tua! Si është e mundur që ranë trimat?

  20. 2 Samuelit 1:20rreth 1053 p.e.s.

    Mos ia njoftoni Gathit, mos e bëni të ditur nëpër rrugët e Ashkalonit, që të mos gëzohen bijat e Filistejve, që të mos ngazëllohen bijat e të parrethprerëve.

  21. 2 Samuelit 1:21rreth 1053 p.e.s.

    O male të Gilboas, mos rëntë më as vesa as shiu mbi ju, mos pastë as fusha ofertash; sepse aty u hodh mburoja e trimave, mburoja e Saulit, sikur ky të mos ishte i vajosur.

  22. 2 Samuelit 1:22rreth 1053 p.e.s.

    Nga gjaku i të vrarëve, nga dhjami i trimave, harku i Jonatanit nuk u tërhoq kurrë dhe shpata e Saulit nuk u vërtit kurrë bosh.

  23. 2 Samuelit 1:23rreth 1053 p.e.s.

    Sauli dhe Jonatani; aq të dashur dhe të përzemërt në jetë, nuk u ndanë në vdekjen e tyre. Ishin më të shpejtë se shqiponjat, më të fortë se luanët.

  24. 2 Samuelit 1:24rreth 1053 p.e.s.

    Bija të Izraelit, vajtoni Saulin që ju vishte në luks me rroba flakë të kuqe, që i zbukuronte me ar veshjet tuaja.

  25. 2 Samuelit 1:25rreth 1053 p.e.s.

    Vallë, si ranë trimat në mes të betejës, si u vra Jonathani në lartësitë e tua?