Kalo te përmbajtja

circa 1010–970 BC

The Reign of David

David unites the tribes, conquers Jerusalem, and establishes Israel's golden age—even through deep personal failure.

1,230 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. 1 Kronikave 11:42rreth 1055 p.e.s.

    Adina, bir i Shizës, Rubenit (i pari i Rubenitëve) dhe tridhjetë të tjerë bashkë me të,

  2. 1 Kronikave 11:43rreth 1055 p.e.s.

    Hanani, bir i Maakahut, Joshafati nga Mithni;

  3. 1 Kronikave 11:44rreth 1055 p.e.s.

    Uzia nga Ashtarothi, Shama dhe Jejeli, bij të Hothamit nga Aroeri,

  4. 1 Kronikave 11:45rreth 1055 p.e.s.

    Jediaeli, bir i Shimrit dhe Titsiti Joha, vëllai i tij,

  5. 1 Kronikave 11:46rreth 1055 p.e.s.

    Elieli nga Mahavimi, Jeribai dhe Joshaviahu, bij të Elnaamit, dhe Ithmah, Moabiti,

  6. 1 Kronikave 11:47rreth 1055 p.e.s.

    Elieli, Obedi dhe Jaasieli, Metsobaiti.

  7. Këta janë njerëzit që erdhën te Davidi në Tsiklag, kur ai qendronte larg pranisë së Saulit, birit të Kishit; ata ishin një pjesë e trimave që e ndihmuan në luftë;

  8. ishin të armatosur me harqe dhe mund të përdornin si dorën e djathtë ashtu edhe atë të majtë për të hedhur gurë dhe për të gjuajtur shigjeta me hark; i përkisnin fisit të Beniaminit, vëllezër të Saulit.

  9. I pari i tyre ishte Ahiezeri, pastaj Joasi, bij të Shemaahut, nga Giberahu; Jezieli dhe Peleti, bij të Azmavethit; Berakahu dhe Jehu nga Anathothi;

  10. Ishmajahu nga Gabaoni, trim midis të tridhjetëve dhe i pari i tyre; Jeremia, Jahazieli, Johanani, Jozabadi nga Gedera

  11. Eluzai, Jerimothi, Bealiahu, Shemariahu, Shefatiahu nga Harufi;

  12. Elkanahu, Jishshiahu, Azareli, Joezeri dhe Jashobeami, Koraiti;

  13. Joelahu dhe Zebadiahu, bij të Jerohamit nga Gedori.

  14. Ndër Gaditët disa njerëz vendosën të bashkohen me Davidin në kalanë e shkretëtirës; ishin njerëz të fortë dhe trima, të stërvitur për luftë, të shkathët në përdorimin e mburojës dhe të shtizës; fytyrat e tyre ishin si fytyrat e luanëve dhe në malet ishin të shpejtë si gazelat.

  15. Ezeri ishte i pari i tyre, Obadiahu vinte i dyti dhe Eliabi i treti,

  16. Mishmanahu i katërti, Jeremia i pesti

  17. Atai i gjashti, Elieli i shtati,

  18. Johanani i teti, Elzabadi i nënti,

  19. Jeremia i dhjeti, Makbanai i njëmbëdhjeti.

  20. Këta Gaditë ishin komandantë të ushtrisë; më i vogli komandonte njëqind ushtarë, më i madhi një mijë.

  21. Këta janë ata që kaluan Jordanin në muajin e parë kur ky lumë kishte dalë nga shtrati i tij, dhe i bënë të ikin me vrap tërë banorët e luginave, në lindje dhe në perëndim.

  22. Edhe disa nga bijtë e Beniaminit e të Judës shkuan te Davidi në kala.

  23. Davidi u doli përpara dhe, duke marrë fjalën, tha: "Në rast se keni ardhur tek unë me qëllime paqësore për të më ndihmuar, jam gati të bashkohem me juve, por në se keni ardhur për të më tradhëtuar dhe për të më dorëzuar në duart e kundërshtarëve të mi, megjithëse unë nuk kam përdorur fare dhunën, Perëndia i etërve tanë le të shohë dhe le të dënojë".

  24. Atëherë Fryma e përshkoi Amasain, të parin e të tridhjetëve, që thirri: "Ne jemi me ty, David; jemi me ty, o biri i Isait! Paqe, paqe ty dhe paqe atij që të ndihmon, sepse Perëndia yt të ndihmon". Atëherë Davidi i priti dhe i bëri komandantë të trupave.

  25. Edhe nga Manasi disa kaluan me Davidin, kur ky vajti me Filistejtë për të luftuar kundër Saulit; por këta nuk i dhanë asnjë ndihmë Filistejve, sepse princat e Filistejve, mbasi u konsultuan, e kthyen prapa Davidin, duke thënë: "Ai ka për të kaluar me zotërinë e tij Saul duke vënë në rrezik kokat tona".