Kalo te përmbajtja

circa 1010–970 BC

The Reign of David

David unites the tribes, conquers Jerusalem, and establishes Israel's golden age—even through deep personal failure.

1,230 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. 1 Kronikave 10:6rreth 1056 p.e.s.

    Kështu vdiq Sauli me tre bijtë e tij; tërë shtëpia e tij u shua tok.

  2. 1 Kronikave 10:7rreth 1056 p.e.s.

    Kur të gjithë Izraelitët që banonin në këtë luginë panë që të tyret kishin ikur dhe që Sauli dhe bijtë e tij kishin vdekur, ata braktisën qytetet e tyre dhe ikën me vrap. Atëherë erdhën Filistejtë dhe u vendosën në vendin e tyre.

  3. 1 Kronikave 10:8rreth 1056 p.e.s.

    Të nesërmen Filistejtë erdhën për të zhveshur të vrarët dhe gjetën Saulin dhe bijtë e tij të rënë mbi malin Gilboa.

  4. 1 Kronikave 10:9rreth 1056 p.e.s.

    E zhveshën Saulin, i morën kokën dhe armaturën dhe çuan lajmëtarë në të gjithë vendin e Filistejve për të njoftuar lajmin në tempullin e idhujve të tyre dhe gjithë popullit.

  5. 1 Kronikave 10:10rreth 1056 p.e.s.

    E vendosën pastaj armaturën e tij në tempullin e perëndive të tyre dhe gozhduan kokën e tij në tempullin e Dagonit.

  6. 1 Kronikave 10:11rreth 1056 p.e.s.

    Kur tërë banorët e Jabeshit të Galaadit mësuan tërë atë që Filistejtë i kishin bërë Saulit,

  7. 1 Kronikave 10:12rreth 1056 p.e.s.

    tërë njerëzit trima u ngritën më këmbë, morën kufomën e Saulit dhe kufomat e bijve të tij dhe i çuan në Jabesh; pastaj i varrosën kockat e tyre nën brukën e Jabeshit dhe agjeruan shtatë ditë.

  8. 1 Kronikave 10:13rreth 1056 p.e.s.

    Kështu Sauli vdiq për shkak, të mosbensikërisë së tij ndaj Zotit, sepse nuk kishte respektuar fjalën e Zotit dhe njëkohësisht kishte konsultuar një medium për të marrë këshilla prej saj,

  9. 1 Kronikave 10:14rreth 1056 p.e.s.

    dhe nuk ishte këshilluar përkundrazi me Zotin. Prandaj Zoti e bëri të vdesë dhe ia kaloi mbretërinë Davidit, birit të Isait.

  10. 1 Kronikave 11:1rreth 1048 p.e.s.

    Atëherë tërë Izraeli u mblodh rreth Davidit në Hebron dhe i tha: "Ja, ne jemi kocka dhe mishi yt".

  11. 1 Kronikave 11:2rreth 1048 p.e.s.

    Edhe në të kaluarën, kur ishte mbret Sauli, ti ishe ai që udhëhiqte dhe kthente pas Izraelin; dhe Zoti, Perëndia yt, të pati thënë: "Ti do të ushqesh popullin tim të Izraelit, ti do të jesh princ mbi popullin tim të Izraelit"".

  12. 1 Kronikave 11:3rreth 1048 p.e.s.

    Kështu tërë pleqtë e Izraelit erdhën te mbreti në Hebron, dhe Davidi lidhi me ta një aleancë në Hebron përpara Zotit; pastaj ata e vajosën Davidin mbret të Izraelit, sipas fjalës së shqiptuar nga Zoti me anë të Samuelit.

  13. 1 Kronikave 11:4rreth 1048 p.e.s.

    Davidi së bashku me tërë Izraelin doli kundër Jeruzalemit, që është Jebusi, ku ndodheshin Jebusejtë, banorë të vendit.

  14. 1 Kronikave 11:5rreth 1048 p.e.s.

    Atëherë banorët e Jebusit i thanë Davidit: "Nuk do të hysh këtu". Por Davidi pushtoi qytetin e fortifikuar të Sionit, që është qyteti i Davidit.

  15. 1 Kronikave 11:6rreth 1048 p.e.s.

    Davidi kishte thënë: "Ai që do t'i mundë i pari Jebusejtë do të bëhet kryetar dhe princ". Doli i pari Joabi, bir i Tserujahut, që u bë kështu kryetar.

  16. 1 Kronikave 11:7rreth 1048 p.e.s.

    Davidi u vendos pastaj në kalanë që u quajt për këtë arsye "qyteti i Davidit".

  17. 1 Kronikave 11:8rreth 1048 p.e.s.

    Pastaj ai bëri ndërtime përreth qytetit nga Milo dhe në gjithë perimetrin e tij; Joabi meremetoi pjesën tjetër të qytetit.

  18. 1 Kronikave 11:9rreth 1048 p.e.s.

    Kështu Davidi bëhej gjithnjë e më i madh dhe Zoti i ushtrive ishte me të.

  19. 1 Kronikave 11:10rreth 1055 p.e.s.

    Këta janë komandantët e luftëtarëve trima që ishin në shërbim të Davidit dhe që i dhanë përkrahje të madhe me gjithë Izraelin në mbretërinë e tij për ta bërë mbret sipas fjalës të Zotit lidhur me Izraelin.

  20. 1 Kronikave 11:11rreth 1055 p.e.s.

    Kjo është lista e luftëtarëve trima që ishin në shërbim të Davidit: Jashobeami, bir i një Hakmoniti, komandant i tridhjetë kapedanëve; ai rroku ushtën kundër treqind njerëzve, që i vrau në një ndeshje të vetme.

  21. 1 Kronikave 11:12rreth 1055 p.e.s.

    Mbas tij vinte Eleazari, bir i Dodos, Ahohitit; ishte një nga tre luftëtarët trima.

  22. 1 Kronikave 11:13rreth 1055 p.e.s.

    Ai ishte me Davidin në Pas-Damim, ku ishin mbledhur Filistejtë për të luftuar dhe ku kishte një arë plotë me elb. Populli iku me vrap përpara Filistejve,

  23. 1 Kronikave 11:14rreth 1055 p.e.s.

    por ata u vendosën në mes të arës, e mbrojtën dhe i mundën Filistejtë; kështu Zoti realizoi fitore të madhe.

  24. 1 Kronikave 11:15rreth 1055 p.e.s.

    Tre nga të treqind kapedanët zbritën te shkëmbi drejt Davidit, në shpellën e Adulamit, ndërsa ushtria e Filistejve kishte fushuar në luginën e Refaimit.

  25. 1 Kronikave 11:16rreth 1055 p.e.s.

    Davidi ndodhej atëherë në kala, kurse në Betlem kishte një garnizon Filistejsh.