Kalo te përmbajtja

circa 1010–970 BC

The Reign of David

David unites the tribes, conquers Jerusalem, and establishes Israel's golden age—even through deep personal failure.

1,230 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. 2 Samuelit 23:20rreth 1055 p.e.s.

    Benajahu, bir i Jehojadit, bir i një trimi nga Kabtseeli, bëri trimëri të mëdha. Vrau dy heronj të Moabit, që ishin si luanë. Zbriti edhe në mes të një sterne ku vrau një luan, një ditë që binte borë.

  2. 2 Samuelit 23:21rreth 1055 p.e.s.

    Ai vrau gjithashtu një Egjiptas gjigand që kishte në dorë një shtizë; por Benajahu i doli përballë me një bastun, i hoqi nga dora shtizën dhe e vrau me shtizën e tij.

  3. 2 Samuelit 23:22rreth 1055 p.e.s.

    Këto gjëra bëri Benajahu, bir i Jehojadit, dhe u bë i famshëm ndër të tre trima.

  4. 2 Samuelit 23:23rreth 1055 p.e.s.

    Ishte më i dëgjuari i të tridhjetëve, por nuk arriti të barazohet me treshen e parë. Davidi e bëri shef të truprojes së tij.

  5. 2 Samuelit 23:24rreth 1055 p.e.s.

    Pastaj vinin: Asaheli, vëlla i Joabit, njeri nga tridhjetët; Elhanani, bir i Dodos, nga Betlemi;

  6. 2 Samuelit 23:25rreth 1055 p.e.s.

    Shamahu nga Harodi; Elika nga Harodi;

  7. 2 Samuelit 23:26rreth 1055 p.e.s.

    Heleci nga Palti; Ira, bir i Ikeshit, nga Tekoa;

  8. 2 Samuelit 23:27rreth 1055 p.e.s.

    Abiezeri nga Anathothi; Mebunai nga Husha;

  9. 2 Samuelit 23:28rreth 1055 p.e.s.

    Tsalmoni nga Ahoahu; Maharai nga Netofa;

  10. 2 Samuelit 23:29rreth 1055 p.e.s.

    Helebi, bir i Baanahut (nga Netofa);

  11. 2 Samuelit 23:30rreth 1055 p.e.s.

    Benajahu nga Pirathoni; Hidai nga përrenjtë e Gaashit;

  12. 2 Samuelit 23:31rreth 1055 p.e.s.

    Abi-Alboni nga Arbathi; Azmavethi nga Barhumi;

  13. 2 Samuelit 23:32rreth 1055 p.e.s.

    Eliahba nga Shaalboni (nga bijtë e Jasenit), Jonathani;

  14. 2 Samuelit 23:33rreth 1055 p.e.s.

    Shamahu nga Harari; Ahiami, bir i Shararit, nga Harari;

  15. 2 Samuelit 23:34rreth 1055 p.e.s.

    Elifeleti, bir i Ahasbait, bir i një Maakatheu; Eliami, bir i Ahithofelit, nga Gilo;

  16. 2 Samuelit 23:35rreth 1055 p.e.s.

    Hetsrai nga Karmeli; Paarai nga Arabi;

  17. 2 Samuelit 23:36rreth 1055 p.e.s.

    Igali, bir i Nathanit, nga Tsobahu; Bani nga Gadi;

  18. 2 Samuelit 23:37rreth 1055 p.e.s.

    Tseleku, Amoniti; Naharai nga Beerothi (shqyrtar i Joabit, birit të Tserujahut);

  19. 2 Samuelit 23:38rreth 1055 p.e.s.

    Ira nga Jetheri; Garedi nga Jetheri;

  20. 2 Samuelit 23:39rreth 1055 p.e.s.

    Uriahu, Hiteu. Gjithsej tridhjetë e shtatë veta.

  21. 2 Samuelit 24:1rreth 1017 p.e.s.

    Zemërimi i Zotit u ndez përsëri dhe ai nxiti Davidin kundër popullit, duke i thënë: "Shko të bësh regjistrimin e Izraelit dhe të Judës".

  22. 2 Samuelit 24:2rreth 1017 p.e.s.

    Kështu mbreti i tha Joabit, komandantit të ushtrisë që ishte me të: "Shko nëpër të gjitha fiset e Izraelit, nga Dani deri në Beer-Sheba, dhe bëni regjistrimin e popullsisë që unë të di numrin e saj".

  23. 2 Samuelit 24:3rreth 1017 p.e.s.

    Joabi iu përgjigj mbretit: "Zoti, Perëndia yt, ta shumëzojë popullin njëqind herë më tepër nga ç'është dhe sytë e mbretit, të zotërisë tim, të mund ta shohin këtë gjë. Po pse mbreti, zotëria im, e dëshiron një gjë të tillë?".

  24. 2 Samuelit 24:4rreth 1017 p.e.s.

    Megjithatë urdhëri i mbretit iu imponua Joabit dhe krerëve të ushtrisë. Kështu Joabi dhe krerët e ushtrisë u larguan nga mbreti dhe shkuan të bëjnë regjistrimin e popullsisë së Izraelit.

  25. 2 Samuelit 24:5rreth 1017 p.e.s.

    Ata kaluan Jordanin dhe ngritën kampin e tyre në Aroer, në të djathtë të qytetit që ishte në mes të luginës së Gadit dhe në drejtim të Jezerit.