Kalo te përmbajtja

circa 1010–970 BC

The Reign of David

David unites the tribes, conquers Jerusalem, and establishes Israel's golden age—even through deep personal failure.

1,230 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. 2 Samuelit 22:21rreth 1018 p.e.s.

    Zoti më ka shpërblyer simbas së drejtës sime dhe më ka dhënë simbas pastërtisë së duarve të mia,

  2. 2 Samuelit 22:22rreth 1018 p.e.s.

    sepse kam ndjekur rrugët e Zotit dhe nuk jam larguar pabesisht nga Perëndia im.

  3. 2 Samuelit 22:23rreth 1018 p.e.s.

    Sepse kam mbajtur para vetes të gjitha ligjet e tij dhe nuk jam larguar nga statutet e tij.

  4. 2 Samuelit 22:24rreth 1018 p.e.s.

    Kam qenë i ndershëm me të dhe i jam ruajtur paudhësisë.

  5. 2 Samuelit 22:25rreth 1018 p.e.s.

    Prandaj Zoti më ka dhënë simbas së drejtës sime, simbas pastërtisë sime përpara syve të tij.

  6. 2 Samuelit 22:26rreth 1018 p.e.s.

    Ti tregohesh i mëshirshëm me njeriun e përshpirtshëm dhe i drejtë me njeriun e drejtë;

  7. 2 Samuelit 22:27rreth 1018 p.e.s.

    ti tregohesh i pastër me njeriun e pastër dhe dinak me njeriun e çoroditur.

  8. 2 Samuelit 22:28rreth 1018 p.e.s.

    Ti shpëton njerëzit e hidhëruar, por shikimi yt ndalet mbi kryelartët për t'i ulur.

  9. 2 Samuelit 22:29rreth 1018 p.e.s.

    Po, ti je drita ime, o Zot; Zoti ndriçon terrin tim.

  10. 2 Samuelit 22:30rreth 1018 p.e.s.

    Me ty mund të sulmoj një grup, me Perëndinë tim mund të kapërcej një mur.

  11. 2 Samuelit 22:31rreth 1018 p.e.s.

    Rruga e Zotit është e përsosur; fjala e Zotit është purifikuar me zjarrin. Ai është mburoja e të gjithë atyre që kanë shpresë tek ai.

  12. 2 Samuelit 22:32rreth 1018 p.e.s.

    Në fakt kush është Perëndi përveç Zotit? Dhe kush është Kalaja përveç Perëndisë tonë?

  13. 2 Samuelit 22:33rreth 1018 p.e.s.

    Zoti është kalaja ime e fuqishme, ai e bën të përsosur rrugën time.

  14. 2 Samuelit 22:34rreth 1018 p.e.s.

    Ai i bën këmbët e mia si ato të drerit dhe më bën të mbahem mirë në vendet e mia të larta.

  15. 2 Samuelit 22:35rreth 1018 p.e.s.

    Ai i mëson duart e mia për betejë dhe krahët e mia mund të tendosin një hark prej bronzi.

  16. 2 Samuelit 22:36rreth 1018 p.e.s.

    Ti më ke dhënë edhe mburojën e shpëtimit tënd dhe mirësia jote më ka bërë të madh.

  17. 2 Samuelit 22:37rreth 1018 p.e.s.

    Ti i ke zgjedhur hapat e mia dhe këmbët e mia nuk kanë ngurruar në këtë rast.

  18. 2 Samuelit 22:38rreth 1018 p.e.s.

    Unë i kam ndjekur armiqtë e mi dhe i kam shkatërruar, nuk jam kthyer prapa para se t'i shfarosja.

  19. 2 Samuelit 22:39rreth 1018 p.e.s.

    I kam shkatërruar dhe shtypur, dhe ata nuk kanë mundur më të ngrihen kundër meje; ata kanë rënë nën këmbët e mia.

  20. 2 Samuelit 22:40rreth 1018 p.e.s.

    Ti më ke dhënë forcë në betejë, dhe bëre që të më përulen ata që ngriheshin kundër meje;

  21. 2 Samuelit 22:41rreth 1018 p.e.s.

    bëre që të më kthenin kurrizin armiqtë e mi përpara meje, dhe unë zhduka ata që më urrenin.

  22. 2 Samuelit 22:42rreth 1018 p.e.s.

    Ata shikuan, por nuk pati njeri që t'i shpëtonte; i klithën Zotit, por ai nuk iu përgjigj atyre.

  23. 2 Samuelit 22:43rreth 1018 p.e.s.

    Unë i thërmova si pluhuri i tokës, i copëtova dhe i shkela si balta e rrugëve.

  24. 2 Samuelit 22:44rreth 1018 p.e.s.

    Ti më ke çliruar nga mosmarrëveshjet e popullit tim, më ke ruajtur si udhëheqës i kombeve; një popull që nuk e njihja më ka shërbyer.

  25. 2 Samuelit 22:45rreth 1018 p.e.s.

    Bijtë e të huajve më nënshtrohen mua; sa më dëgjojnë, më binden.