- English
- King James KJV
- Complete Jewish CJB
- World English WEBM
- Berean Standard BSB
- American Standard ASV
- Geneva GNV
- Young's Literal YLT
- Douay-Rheims DRC
- International
- Shqip ALB
- العربية SVD
- বাংলা BN-IRV
- မြန်မာ Judson
- 简体文 CUV-S
- 繁體中文 CUV-T
- Čeština BKR
- Nederlands STVE
- Français LSG
- Deutsch SCH
- Ελληνικά Vamvas
- ગુજરાતી GU-IRV
- Hausa HCB
- עברית Hebrew
- हिन्दी HCV
- Magyar KAROLI
- Bahasa Indonesia INDO-TB
- Italiano Diodati
- 日本語 Kougo
- 한국어 Korean
- മലയാളം MAL
- मराठी MRCV
- Norsk DNB
- فارسی OPV
- Polski BG
- Português Almeida
- Română Cornilescu
- Русский Synodal
- Español RVG
- Kiswahili Neno
- Svenska SV1917
- Tagalog TAG-ADB
- தமிழ் TCV
- తెలుగు TSA
- ภาษาไทย THAI-KJV
- Українська Ohienko
- Tiếng Việt CADMAN
- Yorùbá YCB
circa 1010–970 BC
The Reign of David
David unites the tribes, conquers Jerusalem, and establishes Israel's golden age—even through deep personal failure.
Vargje nga kjo periudhë
- 2 Samuelit 21:18rreth 1018 p.e.s.
Pas kësaj u bë një betejë tjetër me Filistejtë në Gob; atëherë Hushathiti Sibekai vrau Safin, një nga pasardhësit e gjigantëve.
- 2 Samuelit 21:19rreth 1018 p.e.s.
U bë një betejë tjetër me Filistejtë në Gob; dhe Elhanani, bir i Jaare-Oregimit nga Betlemi, vrau vëllanë e Goliathit nga Gathi; shkopi i shtizës së tij ishte shuli i vegjës së endësit.
- 2 Samuelit 21:20rreth 1018 p.e.s.
U bë një betejë tjetër në Gath, ku ishte një njeri me shtat të lartë, i cili kishte gjashtë gishtërinj në çdo dorë dhe gjashtë gishtërinj në çdo këmbë, gjithsej njëzet e katër gishtërinj; edhe ai ishte një pasardhës i gjigantëve.
- 2 Samuelit 21:21rreth 1018 p.e.s.
Ai e fyu Izraelin, por Jonathani, bir i Shimeahut, vëlla i Davidit, e vrau.
- 2 Samuelit 21:22rreth 1018 p.e.s.
Këta të katër ishin pasardhësit e gjigantëve në Gath. Ata u vranë nga dora e Davidit dhe e shërbëtorëve të tij.
- 2 Samuelit 22:1rreth 1018 p.e.s.
Davidi i drejtoi Zotit fjalët e këtij kantiku ditën që Zoti e çliroi nga duart e të gjithë armiqve të tij dhe nga dora e Saulit. Ai tha:
- 2 Samuelit 22:2rreth 1018 p.e.s.
"Zoti është fortesa ime, kalaja ime dhe çlirimtari im,
- 2 Samuelit 22:3rreth 1018 p.e.s.
Perëndia im, shkëmbi në të cilin strehohem, mburoja ime, fuqia e shpëtimit tim, strehimi im i lartë, streha ime. O shpëtimtari im, ti më shpëton nga dhuna!
- 2 Samuelit 22:4rreth 1018 p.e.s.
Unë i kërkoj ndihmë Zotit që meriton të lavdërohet, dhe kështu më shpëtoi nga duart e armiqve të mi.
- 2 Samuelit 22:5rreth 1018 p.e.s.
Valët e vdekjes më kishin rrethuar dhe përrenjtë e shkatërrimit më kishin tmerruar.
- 2 Samuelit 22:6rreth 1018 p.e.s.
Dhimbjet e Sheolit më kishin zënë dhe lakun e vdekjes e kisha para syve.
- 2 Samuelit 22:7rreth 1018 p.e.s.
Në ankthin tim i kërkova ndihmë Zotit dhe i klitha Perëndisë tim. Ai e dëgjoi zërin tim nga tempulli ku ndodhej dhe klithma ime arriti në veshët e tij.
- 2 Samuelit 22:8rreth 1018 p.e.s.
Atëherë toka u trondit dhe u drodh, themelet e qiejve u lëkundën dhe u shkundën, sepse ai ishte tërë zemërim.
- 2 Samuelit 22:9rreth 1018 p.e.s.
Një tym ngjitej nga fejzat e hundës së tij dhe një zjarr përvëlues i dilte nga goja; prej tij dilnin thëngjij.
- 2 Samuelit 22:10rreth 1018 p.e.s.
Ai i uli qiejtë dhe zbriti me një mjegull të dendur poshtë këmbëve të tij.
- 2 Samuelit 22:11rreth 1018 p.e.s.
Ai rrinte kaluar mbi një kerubin, fluturonte dhe dukej mbi flatrat e erës.
- 2 Samuelit 22:12rreth 1018 p.e.s.
Si shatorre rreth vetes kishte vënë terrin, errësirën e ujërave dhe retë e dendura të qiellit.
- 2 Samuelit 22:13rreth 1018 p.e.s.
Nga shkëlqimi që i priste dilnin thëngjij.
- 2 Samuelit 22:14rreth 1018 p.e.s.
Zoti gjëmoi në qiejt dhe Më i Larti bëri të dëgjohet zëri i tij.
- 2 Samuelit 22:15rreth 1018 p.e.s.
Hodhi shigjeta dhe shpërndau armiqtë, hodhi shigjetat e tij dhe i shpërndau.
- 2 Samuelit 22:16rreth 1018 p.e.s.
Atëherë doli shtrati i detit dhe themelet e botës u zbuluan, me qortimin e Zotit, me erën që shfrynë, fejzat e hundës së tij.
- 2 Samuelit 22:17rreth 1018 p.e.s.
Ai nga lart shtriu dorën dhe më kapi, më nxori nga ujërat e mëdha.
- 2 Samuelit 22:18rreth 1018 p.e.s.
Më çliroi nga armiku im i fuqishëm dhe nga ata që më urrenin, sepse ishin më të fortë se unë
- 2 Samuelit 22:19rreth 1018 p.e.s.
Ata ishin ngritur kundër meje ditën e mjerimit tim, por Zoti qe përkrahësi im,
- 2 Samuelit 22:20rreth 1018 p.e.s.
ai më çoi larg tyre; ai më shpëtoi sepse i pëlqej.