Kalo te përmbajtja

circa AD 48–96

Letters to the Churches

Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.

2,767 vargje · 21 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Romakëve 15:28rreth 60 e.s.

    Si ta kem kryer këtë punë dhe t'ua kem dorëzuar këtë fryt, do të shkoj në Spanjë, duke kaluar nga ju.

  2. Romakëve 15:29rreth 60 e.s.

    Dhe unë e di se, duke ardhur tek ju, do të vij në tërësinë e bekimeve të ungjillit të Krishtit.

  3. Romakëve 15:30rreth 60 e.s.

    Dhe ju bëj thirrje, o vëllezër, për Zotin tonë Jezu Krisht dhe për dashurinë e Frymës, të luftoni bashkë me mua në lutje te Perëndia për mua,

  4. Romakëve 15:31rreth 60 e.s.

    që unë të shpëtoj nga të pabesët në Jude, dhe që shërbesa ime që po bëj për Jeruzalemin t'u pëlqejë shenjtorëve,

  5. Romakëve 15:32rreth 60 e.s.

    që unë të vij tek ju, në dashtë Perëndia, dhe të freskohem bashkë me ju.

  6. Romakëve 15:33rreth 60 e.s.

    Edhe Perëndia e paqes qoftë me ju të gjithë. Amen.

  7. Romakëve 16:1rreth 60 e.s.

    Dhe unë po jua rekomandoj Febën, motrën tonë, që është dhjake e kishës që ndodhet në Kenkrea,

  8. Romakëve 16:2rreth 60 e.s.

    që ta pranoni në Zotin, sikurse u ka hije shenjtorëve, dhe ta ndihmoni në çdo gjë që të ketë nevojë nga ju, sepse edhe ajo ka ndihmuar shumë veta, edhe mua vetë.

  9. Romakëve 16:3rreth 60 e.s.

    U bëni të fala Prishilës dhe Akuilës, bashkëpunëtorë të mi në Krishtin Jezus,

  10. Romakëve 16:4rreth 60 e.s.

    të cilët për jetën time vunë kokën në rrezik; ata i falendëroj jo vetëm unë, por të gjitha kishat e johebrenjve.

  11. Romakëve 16:5rreth 60 e.s.

    I bëni të fala edhe kishës që është në shtëpinë e tyre, të fala edhe Epenetit tim të dashur, i cili është fryti i parë i Akaisë në Krishtin.

  12. Romakëve 16:6rreth 60 e.s.

    Të fala Marisë, e cila u mundua shumë për ne.

  13. Romakëve 16:7rreth 60 e.s.

    Të fala Andronikut dhe Juniës, kushërinj të mi dhe shokë burgu, të cilët janë dalluar midis apostujve dhe kanë qenë në Krishtin përpara meje.

  14. Romakëve 16:8rreth 60 e.s.

    Të fala Ampliut, të dashurit tim në Zotin.

  15. Romakëve 16:9rreth 60 e.s.

    Të fala Urbanit, bashkëpunëtorit tonë në Krishtin dhe Stakit tim të dashur.

  16. Romakëve 16:10rreth 60 e.s.

    Të fala Apelit, të provuarit në Krishtin. Të fala atyre të shtëpisë së Aristobulit.

  17. Romakëve 16:11rreth 60 e.s.

    Të fala Herodionit, kushëririt tim. Të fala atyre të shtëpisë së Narkisit që janë në Zotin.

  18. Romakëve 16:12rreth 60 e.s.

    U bëni të fala Trifenës dhe Trifozës, të cilat mundohen në Zotin. Të fala Persidës së dashur, e cila është munduar shumë në Zotin.

  19. Romakëve 16:13rreth 60 e.s.

    Të fala Rufit, të zgjedhurit në Zotin, dhe nënës së tij që është edhe imja.

  20. Romakëve 16:14rreth 60 e.s.

    Të fala Asinkritit, Flegontit, Ermës, Patrobës, Ermit dhe vëllezërve që janë me ta.

  21. Romakëve 16:15rreth 60 e.s.

    Të fala Filologut, Julisë, Nereut dhe motrës së tij Olimpës, dhe gjithë shenjtorëve që janë me ta.

  22. Romakëve 16:16rreth 60 e.s.

    Përshëndetni njeri tjetrin me një të puthur të shenjtë; kishat e Krishtit ju përshëndesin.

  23. Romakëve 16:17rreth 60 e.s.

    Tani unë ju bëj thirrje, o vëllezër, të ruheni nga ata që shkaktojnë përçarje dhe skandale kundër doktrinës që keni mësuar dhe të largoheni nga ata;

  24. Romakëve 16:18rreth 60 e.s.

    sepse ata nuk i shërbejnë Zotit tonë Jezu Krisht, por barkut të tyre, dhe me fjalë të ëmbla dhe të bukura gënjejnë zemrat e të thjeshtit?.

  25. Romakëve 16:19rreth 60 e.s.

    Sepse të bindurit tuaj arriti kudo; prandaj unë gëzohem për ju; dhe dëshiroj që të jeni të mëncur për të mirën dhe të thjesht për të keqen.