Kalo te përmbajtja

circa AD 48–96

Letters to the Churches

Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.

2,767 vargje · 21 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Romakëve 16:20rreth 60 e.s.

    Tani Perëndia e paqes do ta dërmojë së shpejti Satananë nën këmbët tuaja. Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me ju.

  2. Romakëve 16:21rreth 60 e.s.

    Timoteu, bashkëpunëtori im, Luci, Jasoni dhe Sosipatri, kushërinj të mi, ju përshendesin.

  3. Romakëve 16:22rreth 60 e.s.

    Unë, Terci, që shkrova këtë letër ju përshëndes në Zotin.

  4. Romakëve 16:23rreth 60 e.s.

    Gai, mikpritësi im dhe i mbarë kishës, ju bën të fala. Erasti, arkëtari i qytetit, dhe vëllai Kuarti, ju dërgojnë të fala.

  5. Romakëve 16:24rreth 60 e.s.

    Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me ju të gjithë. Amen.

  6. Romakëve 16:25rreth 60 e.s.

    Dhe atij që mund t'ju forcojë juve sipas ungjillit tim dhe predikimit të Jezu Krishtit, sipas zbulesës së misterit, të mbajtur fshehur prej kohësh të pasosur,

  7. Romakëve 16:26rreth 60 e.s.

    por tani u shfaq e u zbulua me anë të Shkrimeve të profetëve, sipas urdhërimit të Perëndisë të përjetshme dhe u njoh ndër të gjitha kombet, për t'i sjellë në dëgjesën e besimit,

  8. Romakëve 16:27rreth 60 e.s.

    Perëndisë, të vetmin të ditshëm, i qoftë lavdi në përjetësi me anë të Jezu Krishtit. Amen.

  9. 1 Korintasve 1:1rreth 59 e.s.

    Pali, i thirrur apostull i Jezu Krishtit, me anë të vullnetit të Perëndisë, dhe vëllai Sosten,

  10. 1 Korintasve 1:2rreth 59 e.s.

    kishës së Perëndisë që është në Korint, të shenjtëruarve në Krishtin Jezus, të thirrur shenjtorë, bashkë me të gjithë ata që në çdo vend e thërrasin emrin e Jezu Krishtit, Zotit të tyre dhe tonit:

  11. 1 Korintasve 1:3rreth 59 e.s.

    hir dhe paqe për ju nga Perëndia, Ati ynë, dhe nga Zoti Jezu Krisht.

  12. 1 Korintasve 1:4rreth 59 e.s.

    Përherë i falem nderit Perëndisë tim për ju, për hirin e Perëndisë, i cili ju është dhënë me anë të Jezu Krishtit,

  13. 1 Korintasve 1:5rreth 59 e.s.

    sepse në atë ju u bëtë të pasur në të gjitha, në çdo fjalë dhe në çdo njohuri,

  14. 1 Korintasve 1:6rreth 59 e.s.

    sikurse dëshmimi i Krishtit që u vërtetua ndër ju,

  15. 1 Korintasve 1:7rreth 59 e.s.

    kaq sa nuk ju mungon asnjë dhunti, ndërsa prisni zbulesën e Zotit tonë Jezu Krishtit,

  16. 1 Korintasve 1:8rreth 59 e.s.

    i cili edhe do t'ju vërtetojë deri në fund, që të jeni të paqortueshëm në ditën e Zotit tonë Jezu Krishtit.

  17. 1 Korintasve 1:9rreth 59 e.s.

    Besnik është Perëndia, nga i cili jeni thirrur në bashkësinë e Birit të tij Jezu Krishtit, Zotit tonë.

  18. 1 Korintasve 1:10rreth 59 e.s.

    Tani vëllezër, ju bëj thirrje në emër të Zotit tonë Jezu Krishtit të flisni që të gjithë të njëjtën gjë dhe të mos keni ndasi midis jush, por të jeni plotësisht të bashkuar, duke pasur një mendje dhe një vullnet.

  19. 1 Korintasve 1:11rreth 59 e.s.

    Sepse më është treguar për ju, o vë-llezër, nga ata të shtëpisë së Kloes, se në mes jush ka grindje.

  20. 1 Korintasve 1:12rreth 59 e.s.

    Dhe dua të them këtë, që secili nga ju thotë: ''Unë jam i Palit'', ''unë i Apolit'', ''unë i Kefës'' dhe ''unë i Krishtit''.

  21. 1 Korintasve 1:13rreth 59 e.s.

    Vallë i ndarë qenka Krishti? Mos Pali u kryqëzua për ju? Apo ju u pagëzuat në emër të Palit?

  22. 1 Korintasve 1:14rreth 59 e.s.

    E falënderoj Perëndinë që nuk kam pagëzuar asnjë nga ju, me përjashtim të Krispit dhe të Gait,

  23. 1 Korintasve 1:15rreth 59 e.s.

    që askush të mos thotë se e pagëzova në emrin tim.

  24. 1 Korintasve 1:16rreth 59 e.s.

    Unë pagëzova edhe familjen e Stefanës; përveç tyre nuk di të kem pagëzuar ndonjë tjetër.

  25. 1 Korintasve 1:17rreth 59 e.s.

    Sepse Krishti nuk më dërgoi të pagëzoj, por të predikoj ungjillin, jo me dituri fjale, që kryqi i Krishtit të mos dalë i kotë.