Kalo te përmbajtja

circa AD 48–96

Letters to the Churches

Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.

2,767 vargje · 21 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. 1 Korintasve 1:18rreth 59 e.s.

    Sepse mesazhi i kryqit është marrëzi për ata që humbin, por për ne që shpëtohemi është fuqia e Perëndisë.

  2. 1 Korintasve 1:19rreth 59 e.s.

    Sepse është shkruar: ''Do të bëj të humbasë dituria e të diturve, dhe do ta asgjësoj zgjuarësinë e të zgjuarve''.

  3. 1 Korintasve 1:20rreth 59 e.s.

    Ku është i dituri? Ku është skribi? Ku është debatuesi i kësaj epoke? A nuk e bëri të marrë Perëndia diturinë e kësaj bote?

  4. 1 Korintasve 1:21rreth 59 e.s.

    Sepse, duke qenë se nëpërmjet diturisë së Perëndisë bota nuk e njohu Perëndinë me urtinë e vet, Perëndisë i pëlqeu të shpëtojë ata që besojnë nëpërmjet marrëzisë së predikimit,

  5. 1 Korintasve 1:22rreth 59 e.s.

    sepse Judenjtë kërkojnë një shenjë dhe Grekët kërkojnë dituri,

  6. 1 Korintasve 1:23rreth 59 e.s.

    por ne predikojmë Krishtin të kryqëzuar, skandal për Judenjtë dhe marrëzi për Grekët,

  7. 1 Korintasve 1:24rreth 59 e.s.

    kurse për ata që janë të thirrur, qofshin Judenj ose Grekë, predikojmë Krishtin, fuqia e Perëndisë dhe diturinë e Perëndisë;

  8. 1 Korintasve 1:25rreth 59 e.s.

    sepse marrëzia e Perëndisë është më e ditur se njerëzit dhe dobësia e Perëndisë më e fortë se njerëzit.

  9. 1 Korintasve 1:26rreth 59 e.s.

    Shikoni në fakt thirrjen tuaj, vëllezër, sepse ndër ju ka jo shumë të ditur sipas mishit, jo shumë të fuqishëm, jo shumë fisnikë,

  10. 1 Korintasve 1:27rreth 59 e.s.

    por Perëndia ka zgjedhur gjërat e marra të botës për të turpëruar të urtët; dhe Perëndia ka zgjedhur gjërat e dobëta të botës për të turpëruar të fortët;

  11. 1 Korintasve 1:28rreth 59 e.s.

    dhe Perëndia ka zgjedhur gjërat jo fisnike të botës dhe gjërat e përçmuara, edhe gjërat që nuk janë, për të asgjësuar ato që janë,

  12. 1 Korintasve 1:29rreth 59 e.s.

    që asnjë mish të mos mburret përpara tij.

  13. 1 Korintasve 1:30rreth 59 e.s.

    Por prej tij ju jeni në Krishtin Jezus, i cili nga Perëndia u bë për ne dituri, drejtësi, shenjtërim dhe shpengim,

  14. 1 Korintasve 1:31rreth 59 e.s.

    që, sikurse është shkruar: ''Ai që mburret, le të mburret në Zotin''.

  15. 1 Korintasve 2:1rreth 59 e.s.

    Edhe unë, o vëllezër, kur erdha te ju, nuk erdha me shkëlqim fjalësh a diturie, që t'ju shpall dëshminë e Perëndisë,

  16. 1 Korintasve 2:2rreth 59 e.s.

    sepse e vendosa që të mos di tjetër gjë ndër ju, veç Jezu Krishtit edhe atë të kryqëzuar.

  17. 1 Korintasve 2:3rreth 59 e.s.

    Edhe unë kam qenë te ju me dobësi, me frikë dhe drithërimë të madhe.

  18. 1 Korintasve 2:4rreth 59 e.s.

    Dhe fjala ime dhe predikimi im nuk u bënë me fjalë mbushamendëse nga dituria njerëzore, por në dëftim të Frymës dhe të fuqisë,

  19. 1 Korintasve 2:5rreth 59 e.s.

    që besimi juaj të mos qëndrojë mbi diturinë e njerëzve, po mbi fuqinë e Perëndisë.

  20. 1 Korintasve 2:6rreth 59 e.s.

    Dhe ne flasim dituri në mes njerëzish të pjekur, por jo diturinë e kësaj kohe dhe as të pushtetarëve të kësaj kohe, që nuk arrin asgjë,

  21. 1 Korintasve 2:7rreth 59 e.s.

    por flasim diturinë e Perëndisë të fshehur në mister, që Perëndia e kishte paracaktuar përpara kohërash për lavdinë tonë,

  22. 1 Korintasve 2:8rreth 59 e.s.

    të cilën asnjë nga pushtetarët e kësaj kohe nuk e ka njohur; sepse, po ta kishin njohur, nuk do të kishin kryqëzuar Zotin e lavdisë.

  23. 1 Korintasve 2:9rreth 59 e.s.

    Por, sikurse është shkruar: ''Ato gjëra që syri nuk i ka parë dhe veshi nuk i ka dëgjuar dhe nuk kanë hyrë në zemër të njeriut, janë ato që Perëndia ka përgatitur për ata që e duan atë''.

  24. 1 Korintasve 2:10rreth 59 e.s.

    Po Perëndia na i ka zbuluar me anë të Frymës së tij, sepse Fryma heton çdo gjë, edhe të thellat e Perëndisë.

  25. 1 Korintasve 2:11rreth 59 e.s.

    Sepse cili nga njerëzit, pra, njeh gjërat e njeriut, përveç se fryma e njeriut që është në të? Po kështu asnjëri s'i njeh gjërat e Perëndisë, përveç Fryma e Perëndisë.