Kalo te përmbajtja

circa 605–538 BC

The Babylonian Exile

Jerusalem falls and the temple burns; Ezekiel and Daniel minister among the exiles as Lamentations mourns the city's ruin.

1,784 vargje · 3 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Vajtimet 4:16rreth 588 p.e.s.

    Fytyra e Zotit i ka shpërndarë, nuk do të kthejë mbi ta shikimin e tij; nuk kanë pasur respekt për priftërinjtë dhe as kanë treguar dhembshuri për pleqtë.

  2. Vajtimet 4:17rreth 588 p.e.s.

    Përveç kësaj sytë tona konsumoheshin në pritjen e një ndihme të kotë. Nga vendi ynë i vëzhgimit prisnim më kot një komb që nuk mund të na shpëtonte.

  3. Vajtimet 4:18rreth 588 p.e.s.

    Na gjuanin në çdo hap, duke na penguar të ecnim nëpër sheshet tona. Fundi ynë është i afërt, ditët tona janë plotësuar, fundi ynë ka mbërritur.

  4. Vajtimet 4:19rreth 588 p.e.s.

    Përndjekësit tanë kanë qenë më të shpejtë se shqiponjat e qiellit, na kanë ndjekur në malet, na kanë ngritur prita në shkretëtirë.

  5. Vajtimet 4:20rreth 588 p.e.s.

    Fryma e flegrave tona, i vajosuri i Zotit është marrë në gropat e tyre, ai për të cilin thoshim: "Në hijen e tij do të jemi midis kombeve".

  6. Vajtimet 4:21rreth 588 p.e.s.

    Gëzohu dhe kënaqu, o bijë e Edomit, që banon në vendin e Utsit. Edhe ty do të të vijë kupa; do të dehesh dhe do të zbulosh lakuriqësinë tënde.

  7. Vajtimet 4:22rreth 588 p.e.s.

    Ndëshkimi i paudhësisë sate u krye, o bijë e Sionit. Ai nuk do të të çojë më në robëri; por do të ndëshkojë paudhësinë tënde, o bijë e Edomit, do të nxjerrë në shesh mëkatet e tua.

  8. Vajtimet 5:1rreth 588 p.e.s.

    Kujto, o Zot, atë që na ka ndodhur, shiko dhe vër re turpin tonë.

  9. Vajtimet 5:2rreth 588 p.e.s.

    Trashëgimia jonë u ka kaluar të huajve, shtëpitë tona njerëzve që nuk janë tanët.

  10. Vajtimet 5:3rreth 588 p.e.s.

    Ne u bëmë jetimë, pa etër, nënat tona janë si të veja.

  11. Vajtimet 5:4rreth 588 p.e.s.

    Duhet të paguajmë për ujët që pimë, drutë tona i kemi vetëm me pagesë.

  12. Vajtimet 5:5rreth 588 p.e.s.

    Na ndjekin me një zgjedhë mbi qafë, jemi të rraskapitur dhe nuk kemi fare pushim.

  13. Vajtimet 5:6rreth 588 p.e.s.

    I kemi shtrirë dorën Egjiptit dhe Asirisë për t'u ngopur me bukë.

  14. Vajtimet 5:7rreth 588 p.e.s.

    Etërit tanë kanë mëkatuar dhe nuk janë më, dhe ne mbajmë ndëshkimin për paudhësitë e tyre.

  15. Vajtimet 5:8rreth 588 p.e.s.

    Skllevërit sundojnë mbi ne, askush nuk mund të na çlirojë nga duart e tyre.

  16. Vajtimet 5:9rreth 588 p.e.s.

    E nxjerrim bukën duke rrezikuar jetën tonë, përpara shpatës së shkretëtirës.

  17. Vajtimet 5:10rreth 588 p.e.s.

    Lëkura jonë është ngrohur si në një furrë për shkak të valës së urisë.

  18. Vajtimet 5:11rreth 588 p.e.s.

    Kanë dhunuar gratë në Sion, virgjëreshat në qytetet e Judës.

  19. Vajtimet 5:12rreth 588 p.e.s.

    Krerët janë varur nga duart e tyre, personi i pleqëve nuk është respektuar.

  20. Vajtimet 5:13rreth 588 p.e.s.

    Të rinjtë i vunë të bluajnë, të vegjëlit u rrëzuan nën barrën e druve.

  21. Vajtimet 5:14rreth 588 p.e.s.

    Pleqtë nuk mblidhen më te porta, të rinjtë nuk u bien më veglave të tyre.

  22. Vajtimet 5:15rreth 588 p.e.s.

    Gëzimi i zemrave tona është pakësuar, vallja jonë është shndërruar në zi.

  23. Vajtimet 5:16rreth 588 p.e.s.

    Kurora ka rënë nga koka jonë; mjerë ne, sepse kemi mëkatuar!

  24. Vajtimet 5:17rreth 588 p.e.s.

    Prandaj u sëmur zemra jonë, për këto gjëra na janë errësuar sytë:

  25. Vajtimet 5:18rreth 588 p.e.s.

    për malin e Sionit që është i shkretuar dhe në të cilin sillen dhelprat.