Kalo te përmbajtja

circa 605–538 BC

The Babylonian Exile

Jerusalem falls and the temple burns; Ezekiel and Daniel minister among the exiles as Lamentations mourns the city's ruin.

1,784 vargje · 3 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Vajtimet 5:19rreth 588 p.e.s.

    Por ti, o Zot, mbetesh për jetë, dhe froni yt brez pas brezi.

  2. Vajtimet 5:20rreth 588 p.e.s.

    Pse do të na harroje për jetë dhe do të na braktisje për një kohë të gjatë?

  3. Vajtimet 5:21rreth 588 p.e.s.

    Na bëj që të rikthehemi te ti, o Zot, dhe ne do të kthehemi; rivendos ditët tona si në të kaluarën.

  4. Vajtimet 5:22rreth 588 p.e.s.

    Mos vallë na hodhe poshtë fare apo je zemëruar me të madhe kundër nesh?

  5. Ezekieli 1:1rreth 595 p.e.s.

    Në vitin e tridhjetë, më pesë të muajit të katërt, ndodhi që ndërsa isha midis të internuarve pranë lumit Kebar, qiejtë u hapën dhe pata vegime nga ana e Perëndisë.

  6. Ezekieli 1:2rreth 595 p.e.s.

    Më pesë të muajit (ishte viti i pestë i robërisë së mbretit Jehojakin),

  7. Ezekieli 1:3rreth 595 p.e.s.

    fjala e Zotit iu drejtua shprehimisht priftit Ezekiel, birit të Buzit, në vendin e Kaldeasve, pranë lumit Kebar; dhe atje lart dora e Zotit qe mbi të.

  8. Ezekieli 1:4rreth 595 p.e.s.

    Ndërsa po shkoja, ja ku erdhi nga veriu një erë furtune, një re e madhe me një zjarr që mbështillej rreth vetes së tij; rreth tij dhe nga mesi i tij dilte një shkëlqim i madh si ngjyra e bronzit ikandeshent që ndodhet në mes të zjarrit.

  9. Ezekieli 1:5rreth 595 p.e.s.

    Nga mesi i tij dukej ngjashmëria e katër qënieve të gjalla; dhe kjo ishte pamja e tyre: kishin ngjashmërinë e njeriut.

  10. Ezekieli 1:6rreth 595 p.e.s.

    Secili prej tyre kishte katër fytyra dhe secili katër krahë.

  11. Ezekieli 1:7rreth 595 p.e.s.

    Këmbët e tyre ishin të drejta dhe tabani i këmbës së tyre ishte si ai i tabanit të këmbës së një viçi, dhe shkëlqenin si bronzi me lustër.

  12. Ezekieli 1:8rreth 595 p.e.s.

    Në të katër anët, poshtë krahëve, kishin duar njerëzish; dhe që të katër kishin fytyrat e tyre dhe krahët e tyre.

  13. Ezekieli 1:9rreth 595 p.e.s.

    Krahët e tyre preknin njeri tjetrin; duke ecur përpara, nuk ktheheshin prapa, por secili shkonte drejt përpara tij.

  14. Ezekieli 1:10rreth 595 p.e.s.

    Sa për pamjen e fytyrave të tyre, të gjithë kishin fytyrë njeriu, që të katër fytyrë luani në të djathtë, që të katër fytyrë kau në të majtë, dhe që të katër fytyrë shqiponjeje.

  15. Ezekieli 1:11rreth 595 p.e.s.

    Kështu ishin fytyrat e tyre. Krahët e tyre ishin shtrirë lart; secili kishte dy krahë që preknin njëra tjetrën dhe dy që mbulonin trupin e tyre.

  16. Ezekieli 1:12rreth 595 p.e.s.

    Secili shkonte drejt përpara tij; shkonin atje ku fryma donte të shkonte dhe, duke shkuar, nuk silleshin.

  17. Ezekieli 1:13rreth 595 p.e.s.

    Sa për pamjen e qënieve të gjalla, këto dukeshin si qymyre të ndezur, si pishtarë. Zjarri lëvizte në mes të qënieve të gjalla; zjarri ishte i ndritshëm dhe prej tij dilnin shkrepëtima.

  18. Ezekieli 1:14rreth 595 p.e.s.

    Qëniet e gjalla vraponin përpara dhe prapa, dukeshin si një rrufe.

  19. Ezekieli 1:15rreth 595 p.e.s.

    Ndërsa shikoja qëniet e gjalla, ja një rrotë për tokë pranë qënieve të gjalla me katër fytyrat e tyre.

  20. Ezekieli 1:16rreth 595 p.e.s.

    Pamja e rrotave dhe punimi i tyre ishte si pamja e ngjyrës së krizolitit; që të katra i ngjisnin njera tjetrës. Pamja e tyre dhe punimi i tyre si ato të një rrote në mes të një rrote tjetër.

  21. Ezekieli 1:17rreth 595 p.e.s.

    Kur lëviznin, shkonin në drejtim të njerit prej katër drejtimeve dhe, duke shkuar nuk silleshin prapa.

  22. Ezekieli 1:18rreth 595 p.e.s.

    Sa për rrathet e tyre ishin të lartë dhe të madhërishëm; dhe rrathët e gjithë të katërve ishin plot me sy rreth e qark.

  23. Ezekieli 1:19rreth 595 p.e.s.

    Kur lëviznin qëniet e gjalla, edhe rrotat lëviznin pranë tyre dhe, kur qëniet e gjalla ngriheshin nga toka, ngriheshin edhe rrotat.

  24. Ezekieli 1:20rreth 595 p.e.s.

    Kudo që fryma donte të shkonte, shkonin edhe ata, sepse aty shkonte fryma; rrotat ngriheshin bashkë me ta, sepse fryma qënieve të gjalla ishte në rrota.

  25. Ezekieli 1:21rreth 595 p.e.s.

    Kur ata lëviznin, edhe rrotat lëviznin; kur këto ndaleshin, edhe ato ndaleshin, dhe kur ngiheshin nga toka, edhe rrotat ngriheshin bashkë me ta, sepse fryma i qënieve të gjalla ishte në rrota.