- English
- King James KJV
- Complete Jewish CJB
- World English WEBM
- Berean Standard BSB
- American Standard ASV
- Geneva GNV
- Young's Literal YLT
- Douay-Rheims DRC
- International
- Shqip ALB
- العربية SVD
- বাংলা BN-IRV
- မြန်မာ Judson
- 简体文 CUV-S
- 繁體中文 CUV-T
- Čeština BKR
- Nederlands STVE
- Français LSG
- Deutsch SCH
- Ελληνικά Vamvas
- ગુજરાતી GU-IRV
- Hausa HCB
- עברית Hebrew
- हिन्दी HCV
- Magyar KAROLI
- Bahasa Indonesia INDO-TB
- Italiano Diodati
- 日本語 Kougo
- 한국어 Korean
- മലയാളം MAL
- मराठी MRCV
- Norsk DNB
- فارسی OPV
- Polski BG
- Português Almeida
- Română Cornilescu
- Русский Synodal
- Español RVG
- Kiswahili Neno
- Svenska SV1917
- Tagalog TAG-ADB
- தமிழ் TCV
- తెలుగు TSA
- ภาษาไทย THAI-KJV
- Українська Ohienko
- Tiếng Việt CADMAN
- Yorùbá YCB
circa 605–538 BC
The Babylonian Exile
Jerusalem falls and the temple burns; Ezekiel and Daniel minister among the exiles as Lamentations mourns the city's ruin.
Vargje nga kjo periudhë
- Vajtimet 3:57rreth 588 p.e.s.
Kur të kam thirrur ti je afruar; ke thënë: "Mos ki frikë!"
- Vajtimet 3:58rreth 588 p.e.s.
O Zot ti ke mbrojtur çështjen e shpirtit tim, ti ke çliruar jetën time.
- Vajtimet 3:59rreth 588 p.e.s.
O Zot, ti ke parë dëmin që kam pësuar, prandaj mbro çështjen time!
- Vajtimet 3:60rreth 588 p.e.s.
Ti ke parë tërë frymën e tyre të hakmarrjes, intrigat e tyre kundër meje.
- Vajtimet 3:61rreth 588 p.e.s.
Ti ke dëgjuar fyerjet e tyre, o Zot, tërë intrigat e tyre kundër meje,
- Vajtimet 3:62rreth 588 p.e.s.
fjalimet e tyre që ngrihen kundër meje, atë që mendojnë kundër meje tërë ditën.
- Vajtimet 3:63rreth 588 p.e.s.
Vër re kur ulen dhe kur ngrihen, unë jam kënga e tyre.
- Vajtimet 3:64rreth 588 p.e.s.
Shpërbleji, o Zot, sipas veprës së duarve të tyre.
- Vajtimet 3:65rreth 588 p.e.s.
Bëji zemërgur, mallkimi yt qoftë mbi ta.
- Vajtimet 3:66rreth 588 p.e.s.
Ndiqi në zemërimin tënd dhe shkatërroi poshtë qiejve të Zotit.
- Vajtimet 4:1rreth 588 p.e.s.
Si u nxi ari, si u prish ari më i mirë! Gurët e shenjtërores u shpërndanë në hyrje të të gjitha rrugëve.
- Vajtimet 4:2rreth 588 p.e.s.
Bijtë e çmuar të Sionit që çmoheshin si ar i kulluar, vallë si u konsideruan si enë prej balte, si punë e kryer nga duart e poçarit?
- Vajtimet 4:3rreth 588 p.e.s.
Edhe çakejtë japin gjirin për të ushqyer të vegjëlit e tyre, por bija e popullit tim është bërë mizore si strucët e shkretëtirës.
- Vajtimet 4:4rreth 588 p.e.s.
Gjuha e foshnjës në gji ngjitet, në qiellzën e tij nga etja; fëmijët kërkojnë bukë, por nuk ka njeri që t'ua japë atyre.
- Vajtimet 4:5rreth 588 p.e.s.
Ata që hanin ushqime të shijshme lëngojnë nëpër rrugë; ata që ishin rritur në purpur përqafojnë plehërishten.
- Vajtimet 4:6rreth 588 p.e.s.
Ndëshkimi i paudhësisë të vajzës së popullit tim është më i madh se ndëshkimi i mëkatit të Sodomës, që u shkatërrua në një çast, pa ndërhyrjen e dorës së njeriut kundër saj.
- Vajtimet 4:7rreth 588 p.e.s.
Princat e saj ishin më të shkëlqyeshëm se bora, më të bardhë se qumështi; e kishin trupin më të kuq se koralet, fytyra e tyre ishte si një safir.
- Vajtimet 4:8rreth 588 p.e.s.
Tani pamja e tyre është më e zezë se terri; nuk njihen dot më nëpër rrugë; lëkura e tyre bashkohet me kockat e tyre, është tharë, është bërë si dru.
- Vajtimet 4:9rreth 588 p.e.s.
Të vrarët nga shpata janë më mirë se ata që vdesin nga uria, sepse këta të fundit mbarojnë të rraskapitur nga mungesa e prodhimeve të fushës.
- Vajtimet 4:10rreth 588 p.e.s.
Duart e grave të mëshirëshme kanë pjekur vetë fëmijët e tyre, të cilët u kanë shërbyer si ushqim, në shkatërrimin e bijës së popullit tim.
- Vajtimet 4:11rreth 588 p.e.s.
Zoti i dha fund tërbimit të tij, ka derdhur zemërimin e tij të zjarrtë, ka ndezur në Sion një zjarr, që ka gllabëruar themelet e tij.
- Vajtimet 4:12rreth 588 p.e.s.
Mbretërit e dheut dhe tërë banorët e botës nuk do të kishin besuar kurrë që kundërshtari dhe armiku do të hynin në portat e Jeruzalemit.
- Vajtimet 4:13rreth 588 p.e.s.
Por kjo ndodhi për shkak të mëkateve të profetëve të tij dhe për shkak të paudhësive të priftërinjve të tij, që kanë derdhur në mes të saj gjakun e njerëzve të drejtë.
- Vajtimet 4:14rreth 588 p.e.s.
Ata endeshin si të verbër nëpër rrugë, të ndotur me gjak, në mënyrë që askush nuk mund të prekte veshjet e tyre.
- Vajtimet 4:15rreth 588 p.e.s.
Sapo dukeshin njerëzit bërtisnin: "Largohuni, një i papastër! Largohuni, largohuni mos e prekni!". Kur iknin dhe shkonin duke u endur midis kombeve thonin: "Nuk do të mund të rrijnë më këtu".