- English
- King James KJV
- Complete Jewish CJB
- World English WEBM
- Berean Standard BSB
- American Standard ASV
- Geneva GNV
- Young's Literal YLT
- Douay-Rheims DRC
- International
- Shqip ALB
- العربية SVD
- বাংলা BN-IRV
- မြန်မာ Judson
- 简体文 CUV-S
- 繁體中文 CUV-T
- Čeština BKR
- Nederlands STVE
- Français LSG
- Deutsch SCH
- Ελληνικά Vamvas
- ગુજરાતી GU-IRV
- Hausa HCB
- עברית Hebrew
- हिन्दी HCV
- Magyar KAROLI
- Bahasa Indonesia INDO-TB
- Italiano Diodati
- 日本語 Kougo
- 한국어 Korean
- മലയാളം MAL
- मराठी MRCV
- Norsk DNB
- فارسی OPV
- Polski BG
- Português Almeida
- Română Cornilescu
- Русский Synodal
- Español RVG
- Kiswahili Neno
- Svenska SV1917
- Tagalog TAG-ADB
- தமிழ் TCV
- తెలుగు TSA
- ภาษาไทย THAI-KJV
- Українська Ohienko
- Tiếng Việt CADMAN
- Yorùbá YCB
circa AD 48–96
Letters to the Churches
Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.
Vargje nga kjo periudhë
- Romakëve 3:15rreth 60 e.s.
këmbët e tyre janë të shpejta për të derdhur gjak;
- Romakëve 3:16rreth 60 e.s.
në udhët e tyre ka rrënim dhe gjëmë,
- Romakëve 3:17rreth 60 e.s.
dhe nuk e kanë njohur udhën e paqes;
- Romakëve 3:18rreth 60 e.s.
nuk ka druajtja e Perëndisë para syve të tyre''.
- Romakëve 3:19rreth 60 e.s.
Por ne e dimë se gjithçka që thotë ligji, e thotë për ata që janë nën ligj, me qëllim që çdo gojë të heshtë dhe gjithë bota t'i jetë nënshtruar gjykimit të Perëndisë,
- Romakëve 3:20rreth 60 e.s.
sepse asnjë mish nuk do të shfajësohet para tij për veprat e ligjit; me anë të ligjit në fakt arrihet njohja e mëkatit.
- Romakëve 3:21rreth 60 e.s.
Por tani, pavarësisht nga ligji, është manifestuar drejtësia e Perëndisë, për të cilën dëshmojnë ligji dhe profetët,
- Romakëve 3:22rreth 60 e.s.
madje drejtësia e Perëndisë nëpërmjet besimit në Jezu Krishtin për të gjithë e mbi të gjithë ata që besojnë, sepse nuk ka dallim;
- Romakëve 3:23rreth 60 e.s.
sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë,
- Romakëve 3:24rreth 60 e.s.
por janë shfajësuar falas me anë të hirit të tij, nëpërmjet shpengimit që është në Krishtin Jezus.
- Romakëve 3:25rreth 60 e.s.
Atë ka paracaktuar Perëndia për të bërë shlyerjen nëpërmjet besimit në gjakun e tij, për të treguar kështu drejtësinë e tij për faljen e mëkateve, që janë kryer më parë gjatë kohës së durimit të Perëndisë,
- Romakëve 3:26rreth 60 e.s.
për të treguar drejtësinë e tij në kohën e tanishme, me qëllim që ai të jetë i drejtë dhe shfajësues i atij që ka besimin e Jezusit.
- Romakëve 3:27rreth 60 e.s.
Ku është, pra, mburrja? Éshtë përjashtuar. Nga cili ligj? Ai i veprave? Jo, por nga ligji i besimit.
- Romakëve 3:28rreth 60 e.s.
Ne, pra, konkludojmë se njeriu është i shfajësuar nëpërmjet besimit pa veprat e ligjit.
- Romakëve 3:29rreth 60 e.s.
A është vallë Perëndia vetëm Perëndia i Judenjve? A nuk është edhe i johebrenjve? Sigurisht, është edhe Perëndia i johebrenjve.
- Romakëve 3:30rreth 60 e.s.
Sepse ka vetëm një Perëndi, që do të shfajësojë të rrethprerin nëpërmjet besimit, dhe të parrethprerin me anë të besimit.
- Romakëve 3:31rreth 60 e.s.
Anulojmë ne, pra, ligjin nëpërmjet besimit? Kështu mos qoftë; përkundrazi e forcojmë ligjin.
- Romakëve 4:1rreth 60 e.s.
Çfarë do të themi, pra, në lidhje me atë që ati ynë Abrahami, ka përfituar sipas mishit?
- Romakëve 4:2rreth 60 e.s.
Sepse nëse Abrahami ishte shfajësuar nëpërmjet veprave, ai ka përse të lëvdohet; ndërsa përpara Perëndisë ai nuk ka asgjë për t'u lëvduar.
- Romakëve 4:3rreth 60 e.s.
Në fakt, çfarë thotë Shkrimi? ''Por Abrahami i besoi Perëndisë dhe kjo iu numërua për drejtësi''.
- Romakëve 4:4rreth 60 e.s.
Edhe atij që vepron, shpërblimi nuk i konsiderohet si hir por si borxh;
- Romakëve 4:5rreth 60 e.s.
ndërsa atij që nuk vepron, por beson në atë që shfajëson të paudhin, besimi i tij i numërohet për drejtësi.
- Romakëve 4:6rreth 60 e.s.
Sikurse Davidi shpall lumturinë e njeriut të cilit Perëndia numëron drejtësi pa vepra, duke thënë:
- Romakëve 4:7rreth 60 e.s.
''Lum ata të cilëve u janë falur paudhësitë dhe të cilëve mëkatet u janë mbuluar.
- Romakëve 4:8rreth 60 e.s.
Lum njeriu të cilit Zoti nuk do t'ia numërojë mëkatin''.