Kalo te përmbajtja

circa 1446 BC

Sinai & The Law

God meets Israel at Mount Sinai, reveals the Ten Commandments, and establishes the Tabernacle and the priestly covenant.

1,657 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Eksodi 36:7rreth 1491 p.e.s.

    Sepse materiali që kishin mjaftonte për të gjitha punimet që kishin për të bërë, madje tepronte.

  2. Eksodi 36:8rreth 1491 p.e.s.

    Tërë njerëzit e aftë, midis atyre që punonin për ndërtimin e tabernakullit, bënë dhjetë pëlhura prej liri të hollë të përdredhur dhe me fill ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe; ai i bëri me kerubinë të punuar artistikisht.

  3. Eksodi 36:9rreth 1491 p.e.s.

    Çdo pëlhurë kishte një gjatësi dhe një gjerësi prej katër kubitësh; të gjitha pëlhurat kishin të njëjtën masë.

  4. Eksodi 36:10rreth 1491 p.e.s.

    Ai bashkoi pesë pëlhura, dhe bashkoi gjithashtu pesë pëlhurat e tjera.

  5. Eksodi 36:11rreth 1491 p.e.s.

    Dhe bëri sythe ngjyrë vjollce mbi buzën e pëlhurës së jashtme të serisë së parë të pëlhurave; bëri të njëjtën gjë në buzën e pëlhurës së jashtme të serisë së dytë.

  6. Eksodi 36:12rreth 1491 p.e.s.

    Ai bëri pesëdhjetë sythe mbi pëlhurën e parë dhe bëri gjithashtu pesëdhjetë sythe mbi buzën e pëlhurës së jashtme të serisë së dytë; sythet korrespondonin njëri me tjetrin.

  7. Eksodi 36:13rreth 1491 p.e.s.

    Dhe bëri edhe pesëdhjetë kapëse ari dhe bashkoi pëlhurat njërën me tjetrën me anë të kapëseve; kështu tabernakulli përbënte një të tërë.

  8. Eksodi 36:14rreth 1491 p.e.s.

    Ai bëri gjithashtu pëlhura me leshin e dhive, që të shërbenin si çadra mbi tabernakullin; ai bëri njëmbëdhjetë nga këto pëlhura.

  9. Eksodi 36:15rreth 1491 p.e.s.

    Çdo pëlhurë kishte një gjatësi prej tridhjetë kubitësh, dhe një gjerësi prej katër kubitësh; të njëmbëdhjetë pëlhurat kishin të njëjtën masë.

  10. Eksodi 36:16rreth 1491 p.e.s.

    Ai bashkoi pesë pëlhura nga njëra anë dhe gjashtë pëlhura nga ana tjetër.

  11. Eksodi 36:17rreth 1491 p.e.s.

    Bëri gjithashtu pesëdhjetë sythe mbi buzën e pëlhurës së jashtme të serisë së parë të pëlhurave dhe pesëdhjetë sythe mbi buzën e perdes së jashtme të serisë së dytë.

  12. Eksodi 36:18rreth 1491 p.e.s.

    Dhe bëri pesëdhjetë kapëse prej bronzi për ta bashkuar çadrën, me qëllim që të përbënte një të tërë.

  13. Eksodi 36:19rreth 1491 p.e.s.

    Bëri gjithashtu për çadrën një mbulesë me lëkura dashi të ngjyera me të kuq, dhe mbi të një mbulesë me lëkura baldosash.

  14. Eksodi 36:20rreth 1491 p.e.s.

    Pastaj bëri për tabernakullin dërrasat prej druri të akacies, të vendosura më këmbë.

  15. Eksodi 36:21rreth 1491 p.e.s.

    Gjatësia e një dërrase ishte dhjetë kubitë dhe gjerësia e saj një kubit e gjysmë.

  16. Eksodi 36:22rreth 1491 p.e.s.

    Çdo dërrasë kishte dy kllapa për të bashkuar njërën dërrasë me tjetrën; kështu ai veproi për të gjitha dërrasat e tabernakullit.

  17. Eksodi 36:23rreth 1491 p.e.s.

    Pastaj ai bëri dërrasat për tabernakullin: njëzet dërrasa për krahun jugor;

  18. Eksodi 36:24rreth 1491 p.e.s.

    dhe bëri dyzet baza prej argjendi nën njëzet dërrasat: dy baza poshtë çdo dërrase për të dy kllapat e veta.

  19. Eksodi 36:25rreth 1491 p.e.s.

    Dhe për anën e dytë të tabernakullit, anën veriore, ai bëri njëzet dërrasa,

  20. Eksodi 36:26rreth 1491 p.e.s.

    me dyzet bazat e tyre prej argjendi, dy baza nën çdo dërrasë.

  21. Eksodi 36:27rreth 1491 p.e.s.

    Për pjesën e pasme të tabernakullit, në drejtim të perëndimit, ai bëri gjashtë dërrasa.

  22. Eksodi 36:28rreth 1491 p.e.s.

    Bëri gjithashtu dy dërrasa për të dy qoshet e pasme të tabernakullit.

  23. Eksodi 36:29rreth 1491 p.e.s.

    Këto çiftoheshin poshtë dhe ishin bashkuar lart me një unazë. Kështu veproi për të dy dërrasat, që ndodheshin në të dy qoshet.

  24. Eksodi 36:30rreth 1491 p.e.s.

    Kishte, pra, tetë dërrasa me bazat e tyre prej argjendi: gjashtëmbëdhjetë baza, dy baza nën çdo dërrasë.

  25. Eksodi 36:31rreth 1491 p.e.s.

    Bëri gjithashtu disa traversa prej druri të akacies: pesë për dërrasat e njërit krah të tabernakullit,