Kalo te përmbajtja

circa 1446 BC

Sinai & The Law

God meets Israel at Mount Sinai, reveals the Ten Commandments, and establishes the Tabernacle and the priestly covenant.

1,657 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Levitiku 1:1rreth 1490 p.e.s.

    Zoti thirri Moisiun dhe i foli nga çadra e mbledhjes, duke thënë:

  2. Levitiku 1:2rreth 1490 p.e.s.

    "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur dikush nga ju sjell një ofertë për Zotin, sillni si fli tuajën një kafshë të marrë nga kopeja e bagëtisë së trashë ose të imët.

  3. Levitiku 1:3rreth 1490 p.e.s.

    Në rast se oferta e tij është një olokaust i një koke bagëtie nga kopeja, le të ofrojë një mashkull pa të meta; ta çojë në hyrjen e çadrës së mbledhjes me vullnetin e tij përpara Zotit.

  4. Levitiku 1:4rreth 1490 p.e.s.

    Do të vërë pastaj dorën e tij mbi kokën e olokaustit, që do të pranohet në vend të tij, për të shlyer dënimin në vend të tij.

  5. Levitiku 1:5rreth 1490 p.e.s.

    Pastaj do të therë demin e vogël para Zotit; dhe priftërinjtë, bijtë e Aaronit, do të sjellin gjakun dhe do ta spërkatin rreth e qark altarit, që ndodhet në hyrje të çadrës së mbledhjes;

  6. Levitiku 1:6rreth 1490 p.e.s.

    do ta rrjepë olokaustin dhe do ta presë në copa.

  7. Levitiku 1:7rreth 1490 p.e.s.

    Dhe bijtë e priftit Aaron do të vënë zjarr mbi altar dhe do të sistemojnë drutë mbi zjarrin.

  8. Levitiku 1:8rreth 1490 p.e.s.

    Pastaj priftërinjtë, bijtë e Aaronit, do të vendosin copat, kokën dhe dhjamin mbi drutë e vëna mbi zjarrin që gjendet mbi altarin;

  9. Levitiku 1:9rreth 1490 p.e.s.

    por do t'i lajnë me ujë zorrët dhe këmbët, dhe prifti do të tymosë çdo gjë mbi altar, si një olokaust, një flijim që është bërë me zjarr me erë të këndshme për Zotin.

  10. Levitiku 1:10rreth 1490 p.e.s.

    Në qoftë se oferta e tij është një olokaust nga kopeja: dele ose dhi, të ofrojë një mashkull pa të meta.

  11. Levitiku 1:11rreth 1490 p.e.s.

    Do ta therë nga krahu verior i altarit, përpara Zotit; dhe priftërinjtë, bijtë e Aaronit, do të spërkasin gjakun e tij rreth e qark altarit.

  12. Levitiku 1:12rreth 1490 p.e.s.

    Pastaj do ta presë në copa bashkë me kokën dhe dhjamin e tij, dhe prifti do t'i vërë mbi drutë që ndodhen mbi zjarrin që është mbi altar;

  13. Levitiku 1:13rreth 1490 p.e.s.

    por do t'i lajë zorrët dhe këmbët me ujë, dhe prifti do të paraqesë çdo gjë dhe do ta tymosë mbi altar. Ky është një olokaust, një flijim i bërë me zjarr me erë të këndshme për Zotin.

  14. Levitiku 1:14rreth 1490 p.e.s.

    Në qoftë se ofrimi i tij për Zotin është një olokaust zogjsh, të sjellë turtuj ose pëllumba të rinj.

  15. Levitiku 1:15rreth 1490 p.e.s.

    Prifti do t'i paraqesë në altar, do t'u këpusë kokën, do t'i tymosë këto mbi altar, dhe gjaku i tij do të rrjedhë mbi një krah të altarit.

  16. Levitiku 1:16rreth 1490 p.e.s.

    Pastaj do t'u heqë gushën me gjithë puplat dhe do t'i hedhë pranë altarit, në drejtim të lindjes, në vendin e hirit.

  17. Levitiku 1:17rreth 1490 p.e.s.

    Do t'i thyejë pastaj duke i mbajtur nga krahët, por pa i ndarë në dy pjesë, dhe prifti do t'i tymosë mbi altar, mbi drutë e vëna mbi zjarr. Ky është një olokaust, një flijim i bërë me zjarr me erë të këndshme për Zotin".

  18. Levitiku 2:1rreth 1490 p.e.s.

    "Kur dikush i sjell si fli Zotit një blatim, oferta e tij të jetë nga maja e miellit; le të derdhë vaj mbi të dhe t'i vërë temjan sipër.

  19. Levitiku 2:2rreth 1490 p.e.s.

    Do t'ia çojë priftërinjve, bijve të Aaronit; prifti do të marrë prej saj një grusht majë mielli dhe vaji me gjithë temjanin dhe do ta tymosë mbi altar si kujtim. Éshtë një flijim i bërë me zjarr me erë të këndshme për Zotin.

  20. Levitiku 2:3rreth 1490 p.e.s.

    Ajo që mbetet nga blatimi do të jetë për Aaronin dhe bijtë e tij; është një gjë shumë e shenjtë e bërë me zjarr për Zotin.

  21. Levitiku 2:4rreth 1490 p.e.s.

    Kur çon si fli një blatim ushqimesh të pjekura në furrë, do të jetë me kulaç prej maje mielli, pa maja, të zëna me vaj dhe me revani pa maja të lyer me vaj.

  22. Levitiku 2:5rreth 1490 p.e.s.

    Por në qoftë se ofrimi jote është një blatim ushqimi të pjekur në skarë, do të jetë prej majës së miellit të përzier me vaj dhe pa maja.

  23. Levitiku 2:6rreth 1490 p.e.s.

    Do ta ndash në copa dhe do të derdhësh vaj mbi të; është një blatim ushqimor.

  24. Levitiku 2:7rreth 1490 p.e.s.

    Por në rast se flija jote është një blatim ushqimi i gatuar në tigan, do të jetë prej majës së miellit me vaj.

  25. Levitiku 2:8rreth 1490 p.e.s.

    Do t'i çosh Zotit blatimin ushqimor të përgatitur me këto gjëra; do t'i paraqitet priftit, që do ta çojë në altar.