Kalo te përmbajtja

circa 1446 BC

Sinai & The Law

God meets Israel at Mount Sinai, reveals the Ten Commandments, and establishes the Tabernacle and the priestly covenant.

1,657 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Eksodi 36:32rreth 1491 p.e.s.

    pesë traversa për dërrasat e krahut tjetër të tabernakullit, dhe pesë traversa për dërrasat e pjesës së pasme të tabernakullit, në perëndim.

  2. Eksodi 36:33rreth 1491 p.e.s.

    Pastaj bëri që traversa e qendrës të kalonte në mes të dërrasave, nga njëra anë në tjetrën.

  3. Eksodi 36:34rreth 1491 p.e.s.

    I veshi pastaj dërrasat me ar dhe i bëri prej ari unazat e tyre nga do të kalonin traversat, dhe i veshi me ar traversat.

  4. Eksodi 36:35rreth 1491 p.e.s.

    Bëri gjithashtu velin me fill ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, dhe me li të hollë të përdredhur me kerubinë të punuar artistikisht;

  5. Eksodi 36:36rreth 1491 p.e.s.

    Bëri për të katër shtylla prej druri të akacies me grremçat e tyre prej ari; dhe shkriu për shtyllat katër baza prej argjendi.

  6. Eksodi 36:37rreth 1491 p.e.s.

    Dhe bëri për hyrjen e çadrës një perde prej filli ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, dhe prej liri të hollë të përdredhur, shkurt puna e një qëndistari.

  7. Eksodi 36:38rreth 1491 p.e.s.

    Bëri gjithashtu pesë shtyllat e saj së bashku me grremçat e tyre i veshi me ar kapitelet dhe dërrasat e tyre; por pesë bazat e tyre ishin prej bronzi.

  8. Eksodi 37:1rreth 1491 p.e.s.

    Pastaj Betsaleeli bëri arkën prej druri të akacies, ajo ishte e gjatë dy kubitë e gjysmë, e gjerë një kubit dhe e lartë një kubit e gjysmë.

  9. Eksodi 37:2rreth 1491 p.e.s.

    E veshi me ar safi nga brenda dhe nga jashtë, dhe i bëri një kurorë që i vinte rrotull.

  10. Eksodi 37:3rreth 1491 p.e.s.

    Shkriu për këtë qëllim katër unaza prej ari dhe i vuri në katër këmbët e saj: dy unaza nga njëra anë dhe dy unaza nga ana tjetër.

  11. Eksodi 37:4rreth 1491 p.e.s.

    Bëri edhe disa shtiza me dru akacieje dhe i veshi me ar.

  12. Eksodi 37:5rreth 1491 p.e.s.

    Pastaj i kaloi shtizat nëpër unazat, që ishin anëve të arkës dhe që shërbenin për ta mbartur atë.

  13. Eksodi 37:6rreth 1491 p.e.s.

    Bëri edhe një pajtues prej ari safi, të gjatë dy kubitë e gjysmë dhe të gjerë një kubit e gjysmë.

  14. Eksodi 37:7rreth 1491 p.e.s.

    Bëri edhe dy kerubinë prej ari; këto u punuan me çekiç në të dy skajet e pajtuesit:

  15. Eksodi 37:8rreth 1491 p.e.s.

    një kerubin në njërin skaj dhe një kerubin në skajin tjetër; kerubinët i bëri njësh me pajtuesin në të dy skajet e tij.

  16. Eksodi 37:9rreth 1491 p.e.s.

    Kerubinët i kishin krahët e hapura lart, në mënyrë që të mbulonin pajtuesin me krahët e tyre; ishin kthyer njëri ndaj tjetrit, ndërsa fytyrat e kerubinëve ishin kthyer nga pajtuesi.

  17. Eksodi 37:10rreth 1491 p.e.s.

    Bëri edhe tryezën me dru të akacies me gjatësi dy kubitë, gjerësi një kubit dhe një lartësi një kubit e gjysmë.

  18. Eksodi 37:11rreth 1491 p.e.s.

    E veshi me ar safi dhe i bëri rreth e rrotull një kurorë prej ari.

  19. Eksodi 37:12rreth 1491 p.e.s.

    Dhe i bëri rreth e qark një buzë të lartë sa pëllëmba e dorës dhe rreth e rrotull kësaj buze bëri një kurorë prej ari.

  20. Eksodi 37:13rreth 1491 p.e.s.

    Dhe për këtë qëllim derdhi katër unaza ari dhe i vuri unazat në të katër qoshet, që janë në katër këmbët e tryezës.

  21. Eksodi 37:14rreth 1491 p.e.s.

    Unazat ishin afër buzës për të kaluar nëpër to shtizat e caktuara për të mbartur tryezën.

  22. Eksodi 37:15rreth 1491 p.e.s.

    I bëri shtizat me dru të akacies dhe i veshi me ar; ato do të shërbenin për ta mbartur tryezën.

  23. Eksodi 37:16rreth 1491 p.e.s.

    I bëri edhe orenditë që do të viheshin mbi tryezë prej ari safi: pjatat e tij, gotat e tij, filxhanët e tij, kupat e tij me të cilët bëhen libacionet.

  24. Eksodi 37:17rreth 1491 p.e.s.

    Edhe shandanin e bëri me ar safi; e punuan me çekiç; këmba, trungu, kupat, mollët dhe lulet e tij përbënin të gjitha një tërësi të vetme.

  25. Eksodi 37:18rreth 1491 p.e.s.

    Nga anët e tij dilnin gjashtë krahë: tre krahë të shandanit nga një anë dhe tre krahë të shandanit nga ana tjetër;