- English
- King James KJV
- Complete Jewish CJB
- World English WEBM
- Berean Standard BSB
- American Standard ASV
- Geneva GNV
- Young's Literal YLT
- Douay-Rheims DRC
- International
- Shqip ALB
- العربية SVD
- বাংলা BN-IRV
- မြန်မာ Judson
- 简体文 CUV-S
- 繁體中文 CUV-T
- Čeština BKR
- Nederlands STVE
- Français LSG
- Deutsch SCH
- Ελληνικά Vamvas
- ગુજરાતી GU-IRV
- Hausa HCB
- עברית Hebrew
- हिन्दी HCV
- Magyar KAROLI
- Bahasa Indonesia INDO-TB
- Italiano Diodati
- 日本語 Kougo
- 한국어 Korean
- മലയാളം MAL
- मराठी MRCV
- Norsk DNB
- فارسی OPV
- Polski BG
- Português Almeida
- Română Cornilescu
- Русский Synodal
- Español RVG
- Kiswahili Neno
- Svenska SV1917
- Tagalog TAG-ADB
- தமிழ் TCV
- తెలుగు TSA
- ภาษาไทย THAI-KJV
- Українська Ohienko
- Tiếng Việt CADMAN
- Yorùbá YCB
circa 1446 BC
Sinai & The Law
God meets Israel at Mount Sinai, reveals the Ten Commandments, and establishes the Tabernacle and the priestly covenant.
Vargje nga kjo periudhë
Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Shkruaji këto fjalë, sepse mbi bazën e këtyre fjalëve kam përfunduar një aleancë me ty dhe me Izraelin".
Kështu Moisiu mbeti aty me Zotin dyzet ditë dhe dyzet net; nuk hëngri bukë as piu ujë. Dhe Zoti shkroi mbi pllakat fjalët e besëlidhjes, dhjetë urdhërimet.
- Eksodi 34:29rreth 1491 p.e.s.
Por Moisiu, kur zbriti nga mali i Sinait (duke zbritur nga mali Moisiu kishte në dorë dy pllakat e dëshmisë), nuk e dinte që lëkura e fytyrës së tij qe bërë rrëzëllyese, sepse kishte qenë të fliste me Zotin.
- Eksodi 34:30rreth 1491 p.e.s.
Kështu, kur Aaroni dhe tërë bijtë e Izraelit panë Moisiun, ja, që lëkura e fytyrës së tij ishte rrëzëllyese dhe ata kishin frikë t'i afroheshin atij.
- Eksodi 34:31rreth 1491 p.e.s.
Por Moisiu i thirri dhe Aaroni dhe tërë krerët e asamblesë u rikthyen tek ai, dhe Moisiu u foli atyre.
- Eksodi 34:32rreth 1491 p.e.s.
Pastaj, tërë bijtë e Izraelit u afruan, dhe ai i urdhëroi të bënin të gjitha ato që Zoti i kishte thënë në malin Sinai.
- Eksodi 34:33rreth 1491 p.e.s.
Mbasi Moisiu mbaroi së foluri me ta, vuri një vel mbi fytyrën e tij.
- Eksodi 34:34rreth 1491 p.e.s.
Por kur Moisiu hynte përpara Zotit për të biseduar me atë, hiqte velin deri sa të dilte jashtë; duke dalë jashtë, u tregonte bijve të Izraelit ato që e kishin urdhëruar të bënte.
- Eksodi 34:35rreth 1491 p.e.s.
Bijtë e Izraelit, duke parë fytyrën e Moisiut, shihnin se lëkura e tij rrëzëllente; pastaj Moisiu vinte përsëri velin mbi fytyrën e tij, deri sa hynte të fliste me Zotin.
- Eksodi 35:1rreth 1491 p.e.s.
Moisiu thirri asamblenë e bijve të Izraelit dhe u tha atyre: "Këto janë gjërat që Zoti më ka urdhëruar të bëj.
- Eksodi 35:2rreth 1491 p.e.s.
Do të punohet gjashtë ditë, por dita e shtatë do të jetë për ju një ditë e shenjtë, një e shtunë pushimi, e shenjtëruar ndaj Zotit. Kushdo që bën ndonjë punë atë ditë do të dënohet me vdekje.
- Eksodi 35:3rreth 1491 p.e.s.
Nuk do të ndizni zjarr në asnjë prej banesave tuaja ditën e shtunë".
- Eksodi 35:4rreth 1491 p.e.s.
Pastaj Moisiu i foli tërë asamblesë së bijve të Izraelit dhe tha: "Kjo është ajo që Zoti ka urdhëruar, duke thënë:
- Eksodi 35:5rreth 1491 p.e.s.
"Merrni ndërmjet jush një ofertë për Zotin; kushdo që ka zemër bujare do t'i çojë një ofertë Zotit: ar, argjend dhe bronz,
- Eksodi 35:6rreth 1491 p.e.s.
stofa ngjyrë vjollce, të purpurta ose flakë të kuqe, li të hollë dhe lesh dhie,
- Eksodi 35:7rreth 1491 p.e.s.
lëkura dashi të ngjyera në të kuq, lëkura baldose dhe dru të akacies,
- Eksodi 35:8rreth 1491 p.e.s.
vaj për ndriçim të shandanit dhe aroma për vajin e vajosjes dhe për temjanin aromatik,
- Eksodi 35:9rreth 1491 p.e.s.
gurë oniksi dhe gurë për t'u ngallmuar mbi efodin dhe pektoralin.
- Eksodi 35:10rreth 1491 p.e.s.
Kushdo ndërmjet jush që është i aftë, le të vijë dhe të bëjë tërë ato gjëra që Zoti ka urdhëruar:
- Eksodi 35:11rreth 1491 p.e.s.
tabernakullin, çadrën e tij dhe mbulesën, kapëset, dërrasat, traversat, shtyllat dhe bazat e tij,
- Eksodi 35:12rreth 1491 p.e.s.
arkën, shtizat e saj, pajtuesin dhe velin e mbulesës së arkës,
- Eksodi 35:13rreth 1491 p.e.s.
tryezën dhe shtizat e saj, tërë veglat e saj dhe bukën e paraqitjes;
- Eksodi 35:14rreth 1491 p.e.s.
shandanin për dritë dhe veglat e tij, llambat e tij dhe vajin për ndriçim të shandanit;
- Eksodi 35:15rreth 1491 p.e.s.
altarin e temjanit dhe shtizat e tij, vajin e vajosjes, temjanin aromatik dhe perden e hyrjes në tabernakull,
- Eksodi 35:16rreth 1491 p.e.s.
altarin e olokausteve me grilën e tij prej bronzi, shtizat dhe tërë veglat e tij, legenin dhe bazën e tij,