Kalo te përmbajtja

circa AD 48–96

Letters to the Churches

Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.

2,767 vargje · 21 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. 2 Korintasve 7:15rreth 60 e.s.

    Dhe ai ka një dashuri të madhe për ju, kur kujton bindjen e ju të gjithëve dhe si e pritët atë me frikë dhe me të dridhura.

  2. 2 Korintasve 7:16rreth 60 e.s.

    Gëzohem, pra, që në çdo gjë mund të besoj në ju.

  3. 2 Korintasve 8:1rreth 60 e.s.

    Tani, o vëllezër, ju bëjmë të ditur hirin e Perëndisë, që u është dhënë kishave të Maqedonisë,

  4. 2 Korintasve 8:2rreth 60 e.s.

    se, në mes të shumë sprovave pikëllimi, mbushullia e gëzimit të tyre dhe varfëria e tyre e thellë e treguan në pasuritë e dorëgjërësinë e tyre.

  5. 2 Korintasve 8:3rreth 60 e.s.

    Sepse unë dëshmoj se ata kanë dhënë me dëshirë dhe sipas mundësisë së tyre, madje edhe përtej mundësisë së tyre,

  6. 2 Korintasve 8:4rreth 60 e.s.

    dhe na u lutën, pa na u ndarë, ta pranojmë dhuratën dhe pjesëmarrjen në ofertën për shenjtorët.

  7. 2 Korintasve 8:5rreth 60 e.s.

    Dhe jo vetëm vepruan ashtu si shpresonim, po dhanë veten më përpara te Perëndia dhe pastaj te ne sipas vullnetit të Perëndisë.

  8. 2 Korintasve 8:6rreth 60 e.s.

    Kështu ne e këshilluam Titin që, ashtu si e nisi këtë vepër të hirit midis jush, ashtu ta përfundojë.

  9. 2 Korintasve 8:7rreth 60 e.s.

    Por sikurse ju jeni të pasur në çdo gjë, në besim, në fjalë e në dituri, në çdo kujdes dhe në dashurinë tuaj ndaj nesh, përpiquni të pasuroni edhe në këtë vepër të hirit.

  10. 2 Korintasve 8:8rreth 60 e.s.

    Këtë nuk e them si urdhër, por që me anë të kujdesit të të tjerëve të vë në sprovë sinqeritetin e dashurisë suaj.

  11. 2 Korintasve 8:9rreth 60 e.s.

    Sepse ju e njihni hirin e Zotit tonë Jezu Krisht, i cili, duke qenë i pasur, u bë i varfër për ju, që ju të bëheni të pasur me anë të varfërisë së tij.

  12. 2 Korintasve 8:10rreth 60 e.s.

    Lidhur me këtë po ju jap një këshillë, sepse kjo është e dobishme për ju, që vjet filluat jo vetëm ta bëni, por edhe ta dëshironi.

  13. 2 Korintasve 8:11rreth 60 e.s.

    Tani përfundojeni edhe bërjen që, ashtu si qe dëshira për të dëshiruar, kështu të jetë edhe për ta përfunduar sipas mundësive që keni.

  14. 2 Korintasve 8:12rreth 60 e.s.

    Sepse, në qoftë se ekziston gatishmëria për të dhënë, ai është i mirëpritur sipas asaj që ka dhe jo sipas asaj që nuk ka.

  15. 2 Korintasve 8:13rreth 60 e.s.

    Por jo që ju të shtrëngoheni që të lehtësohen të tjerët,

  16. 2 Korintasve 8:14rreth 60 e.s.

    por të ndiqet vetëm një kriter barazimi; që tani mbushullia juaj të plotësojë nevojat e tyre, kështu që edhe mbushullia e tyre të plotësojë nevojat tuaja, që të ketë barazi,

  17. 2 Korintasve 8:15rreth 60 e.s.

    sikurse është shkruar: ''Ai që mblodhi shumë, nuk mori më shumë dhe ai që mblodhi pak, nuk mori më pak''.

  18. 2 Korintasve 8:16rreth 60 e.s.

    Le ta falënderojmë Perëndinë, që i shtiu në zemër Titit po atë kujdes për ju,

  19. 2 Korintasve 8:17rreth 60 e.s.

    sepse ai jo vetëm që e pranoi këshillën tonë, por u nis për të ardhur te ju, me dëshirën e tij dhe me shumë zell.

  20. 2 Korintasve 8:18rreth 60 e.s.

    Edhe bashkë me të dërguam edhe vë-llanë, lëvdimi i të cilit për predikimin e ungjillit u përhap në të gjitha kishat,

  21. 2 Korintasve 8:19rreth 60 e.s.

    dhe jo vetëm kaq, por ai u zgjodh nga kishat që të jetë shoku ynë në udhëtim me këtë dhuratë që ne administrojmë për lavdinë e Zotit vetë, për të treguar gatishmërinë e zemrës suaj,

  22. 2 Korintasve 8:20rreth 60 e.s.

    duke shmangur qortimin e ndonjërit në këtë dhuratë bujare që administrohet prej nesh,

  23. 2 Korintasve 8:21rreth 60 e.s.

    sepse kujdesemi të veprojmë mirë jo vetëm përpara Zotit, por edhe përpara njerëzve.

  24. 2 Korintasve 8:22rreth 60 e.s.

    Edhe ne dërguam bashkë me ta vëllanë tonë, të cilin e kemi vënë në sprovë shumë herë në shumë gjëra dhe doli i zellshëm, por tani është edhe më i zellshëm për shkak të besimit të madh që ka ndaj jush.

  25. 2 Korintasve 8:23rreth 60 e.s.

    Sa për Titin, ai është bashkëpunëtori im dhe shok i veprës midis jush; sa për vëllezërit, ata janë apostuj të kishave, lavdi e Krishtit.