Kalo te përmbajtja

circa AD 48–96

Letters to the Churches

Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.

2,767 vargje · 21 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. 2 Korintasve 8:24rreth 60 e.s.

    U tregoni atyre provën e dashurisë suaj dhe pse mburremi me ju edhe përpara kishave.

  2. 2 Korintasve 9:1rreth 60 e.s.

    Sa për shërbesën në dobi të shenjtorëve, është e tepërt t'ju shkruaj,

  3. 2 Korintasve 9:2rreth 60 e.s.

    sepse e njoh gatishmërinë e zemrave tuaja, për të cilën unë mburrem për ju te Maqedonasit, se Akaia është gati që vjet; dhe zelli juaj nxiti shumë të tjerë.

  4. 2 Korintasve 9:3rreth 60 e.s.

    Unë i dërgova këta vëllezër, që mburrja jonë për ju të mos dalë e kotë për këtë gjë dhe me qëllim, sikurse thoja, të jeni gati,

  5. 2 Korintasve 9:4rreth 60 e.s.

    sepse, po të vinin me mua disa Maqedonas dhe të mos ju gjenin gati, ne (të mos them ju), do të dilnim të turpëruar për besimin dhe mburrjen tonë.

  6. 2 Korintasve 9:5rreth 60 e.s.

    Prandaj m'u duk e nevojshme t'i këshilloj vëllezërit të vijnë te ju më përpara, që të bëjnë gati më parë ofertën që kishit premtuar më parë, kështu që ajo të jetë gati si dhuratë bujarie dhe jo kopracie.

  7. 2 Korintasve 9:6rreth 60 e.s.

    Dhe ju them këtë: Ai që mbjell me kursim, do të korrë po me kursim; dhe ai që mbjell dorëhapur edhe do të korrë dorëhapur.

  8. 2 Korintasve 9:7rreth 60 e.s.

    Secili le të veprojë ashtu si ka vendosur në zemrën, as me keqardhje as nga shtrëngimi, sepse Perëndia do një dhurues të gëzuar.

  9. 2 Korintasve 9:8rreth 60 e.s.

    Dhe Perëndia mund të bëjë që gjithë hiri të teprojë për ju, aq sa mbasi të keni gjithnjë mjaft në çdo gjë, t'ju tepërojë për çfarëdo pune të mirë,

  10. 2 Korintasve 9:9rreth 60 e.s.

    sikurse është shkruar: ''Ai ndau, u ka dhënë të varfërve, drejtësia e tij mbetet në përjetësi''.

  11. 2 Korintasve 9:10rreth 60 e.s.

    Edhe ai që i jep farën mbjellësit dhe bukë për të ngrënë, ju dhëntë dhe e shumoftë farën tuaj, dhe i bëftë të rriten frytet e drejtësisë suaj;

  12. 2 Korintasve 9:11rreth 60 e.s.

    dhe atëherë do të pasuroheni për të qenë dorëdhënë, duke i sjellë nëpërmjet nesh falënderim Perëndisë.

  13. 2 Korintasve 9:12rreth 60 e.s.

    Sepse kryerja e kësaj shërbese të shenjtë jo vetëm përmbush nevojat e shenjtorëve, por sjell edhe një mbushulli falëndërimesh ndaj Perëndisë,

  14. 2 Korintasve 9:13rreth 60 e.s.

    sepse për shkak të përvojës nga kjo shërbesë, ata e përlëvdojnë Perëndinë për bindjen ndaj ungjillit të Krishtit që ju rrëfeni dhe për bujarinë me të cilën merrni pjesë me ta dhe me të gjithë.

  15. 2 Korintasve 9:14rreth 60 e.s.

    Dhe me lutjet e tyre për ju ju shfaqin një dashuri të veçantë për hirin e shkëlqyer të Perëndisë përmbi ju.

  16. 2 Korintasve 9:15rreth 60 e.s.

    Le të falënderojmë Perëndinë për dhuratën e tij të patregueshme.

  17. 2 Korintasve 10:1rreth 60 e.s.

    Personalisht unë, Pali, po ju këshi-lloj me anë të zemërbutësisë dhe të mirësisë së Krishtit; unë, që kur ndodhem vetë midis jush jam i përunjur, ndërsa kur jam larg jush tregohem i guximshëm ndaj jush.

  18. 2 Korintasve 10:2rreth 60 e.s.

    Ju lutem, që, kur të vij te ju, të mos jem i detyruar të veproj me guxim me atë siguri, me të cilin mendoj të guxoj kundër disave, që na konsiderojnë sikur ecim sipas mishit.

  19. 2 Korintasve 10:3rreth 60 e.s.

    Sepse, edhe pse ecim në mish, nuk luftojmë sipas mishit,

  20. 2 Korintasve 10:4rreth 60 e.s.

    sepse armët e luftës sonë nuk janë prej mishi, por të fuqishme në Perëndinë për të shkatërruar fortesat,

  21. 2 Korintasve 10:5rreth 60 e.s.

    që të hedhim poshtë mendimet dhe çdo lartësi që ngrihet kundër njohjes së Perëndisë dhe t'ia nënshtrojmë çdo mendim dëgjesës së Krishtit,

  22. 2 Korintasve 10:6rreth 60 e.s.

    dhe jemi gati të ndëshkojmë çdo mosbindje, kur të bëhet e përkryer bindja juaj.

  23. 2 Korintasve 10:7rreth 60 e.s.

    A i shihni gjërat sipas pamjes së jashtme? Në qoftë se dikush është i bindur në veten e tij se është i Krishtit, le ta mendojë këtë përsëri nga vetja e tij: sikurse ai është i Krishtit, ashtu edhe ne jemi të Krishtit.

  24. 2 Korintasve 10:8rreth 60 e.s.

    Edhe, nëse unë do ta mburrja veten më tepër për autoritetin tonë, që Zoti na dha për ndërtimin tuaj dhe jo për shkatërrimin tuaj, nuk do të turpërohesha.

  25. 2 Korintasve 10:9rreth 60 e.s.

    Nuk dua të dukem se po kërkoj t'ju tremb me letrat e mia.