circa AD 48–96
Letters to the Churches
Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.
Vargje nga kjo periudhë
- 2 Korintasve 10:10rreth 60 e.s.
Sepse dikush thotë: ''Letrat e tij janë të ashpra dhe të fuqishme, kurse paraqitja e tij trupore është e dobët, dhe fjala e tij ka pak peshë''.
- 2 Korintasve 10:11rreth 60 e.s.
Le ta dijë, pra, ai njeri, se ashtu si jemi në fjalë, me anë të letrave kur jemi larg, të tillë do të jemi edhe me vepra, kur të jemi të pranishëm.
- 2 Korintasve 10:12rreth 60 e.s.
Sepse nuk guxojmë të renditemi ose të krahasohemi me ata që e rekomandojnë veten e vet; por ata, duke matur veten e tyre dhe duke u krahasuar me veten e tyre, nuk kanë mend.
- 2 Korintasve 10:13rreth 60 e.s.
Por ne nuk do të mburremi jashtë masës, po sipas masës së rregullës që caqet i caktoi Perëndia, sa të arrijmë deri te ju,
- 2 Korintasve 10:14rreth 60 e.s.
Sepse ne nuk po shtrihemi përtej caqeve, sikurse nuk arritëm deri te ju, sepse ne arritëm më të vërtetë deri te ju me anë të predikimit të ungjillit të Krishtit.
- 2 Korintasve 10:15rreth 60 e.s.
Dhe ne nuk mburremi përtej masës për punët e tjetrit, por kemi shpresë se, duke u rritur besimi juaj, ne do të kemi një konsideratë më të madhe ndër ju, sipas cakut tonë,
- 2 Korintasve 10:16rreth 60 e.s.
sa që përhapim ungjillin edhe përtej vendeve tuaj, pa u mburrur me ato që janë bërë në këtë lëmë nga të tjerë.
- 2 Korintasve 10:17rreth 60 e.s.
Ai që lëvdohet, le të lëvdohet në Zotin,
- 2 Korintasve 10:18rreth 60 e.s.
sepse nuk miratohet ai që e rekomandon veten e tij, po ai të cilin e rekomandon Zoti.
- 2 Korintasve 11:1rreth 60 e.s.
Oh, sa do të dëshiroja që ju të duronit pak marrëzi me mua! Po në fakt, ju më duroni.
- 2 Korintasve 11:2rreth 60 e.s.
Jam xheloz për ju me xhelozinë e Perëndisë, sepse ju fejova me një burrë, që t'ju nxjerr para Krishtit si virgjëreshë të dlirë.
- 2 Korintasve 11:3rreth 60 e.s.
Por druaj se, ashtu si gjarpëri e gënjeu Evën me dinakërinë e tij, kështu edhe mendja juaj të mos prishet duke u shmangur nga thjeshtësia ndaj Krishtit.
- 2 Korintasve 11:4rreth 60 e.s.
Sepse, po të vinte dikush dhe t'ju predikonte një Jezus tjetër, që ne nuk e kemi predikuar, ose, po të merrnit një frymë tjetër që nuk e keni marrë, ose një ungjill tjetër që nuk e keni pranuar, do ta duronit fort mirë.
- 2 Korintasve 11:5rreth 60 e.s.
Unë mendoj se nuk kam qenë aspak më poshtë nga apostujt më të shquar.
- 2 Korintasve 11:6rreth 60 e.s.
Dhe, megjithëse jam i thjeshtë në të folur, nuk jam i tillë në dituri; madje me të gjitha mënyrat dhe në të gjitha gjërat jua kemi treguar.
- 2 Korintasve 11:7rreth 60 e.s.
Mos vallë bëra mëkat duke e ulur veten time që të lartoheni ju, sepse ju kam predikuar falas ungjillin e Perëndisë?
- 2 Korintasve 11:8rreth 60 e.s.
Unë shfyrtësova kishat e tjera, duke marrë një rrogë që t'ju shërbej juve.
- 2 Korintasve 11:9rreth 60 e.s.
Dhe, kur isha midis jush dhe isha nevojtar, nuk iu bëra barrë askujt; sepse nevojat e mia i plotësuan vëllezërit që erdhën nga Maqedonia; dhe në çdo gjë u ruajta që të mos ju bëhem barrë ju, edhe për të ardhmen do të ruhem.
- 2 Korintasve 11:10rreth 60 e.s.
Duke qenë se e vërteta e Krishtit është në mua, kjo mburrje, përsa më përket mua, nuk do të më ndalohet në vendet e Akaisë.
- 2 Korintasve 11:11rreth 60 e.s.
Pse? Ndoshta sepse nuk ju dua? Perëndia e di.
- 2 Korintasve 11:12rreth 60 e.s.
Por atë që bëj, do ta bëj përsëri, që t'u pres çdo shkas atyre që duan shkas, që ata të gjenden si edhe ne, në atë gjë, për të cilën mburren.
- 2 Korintasve 11:13rreth 60 e.s.
Të tillë apostuj të rremë, janë punëtorë hileqarë, që shndërrohen në apostuj të Krishtit.
- 2 Korintasve 11:14rreth 60 e.s.
Dhe nuk është për t'u çuditur, sepse Satanai vet shndërrohet në engjëll drite.
- 2 Korintasve 11:15rreth 60 e.s.
Nuk është, pra, gjë e madhe, nëse edhe punëtorët e tij shndërrohen në punëtorë (marrin trajtën e punëtorëve) të drejtësisë, fundi i të cilëve do të jetë sipas veprave të tyre.
- 2 Korintasve 11:16rreth 60 e.s.
Po e them përsëri: Askush të mos mendojë se jam i marrë; në mos, më pranoni edhe si të marrë, që edhe unë të mburrem pakëz.