Kalo te përmbajtja

circa AD 48–96

Letters to the Churches

Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.

2,767 vargje · 21 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. 2 Korintasve 11:17rreth 60 e.s.

    Atë që po them në mburrjen e guximit tim, nuk po e them sipas Zotit, por në marrëzi.

  2. 2 Korintasve 11:18rreth 60 e.s.

    Duke qenë se shumë vetë mburren sipas mishit, edhe unë do të mburrem.

  3. 2 Korintasve 11:19rreth 60 e.s.

    Sepse ju që jeni të ditur, i duroni lehtë të marrët.

  4. 2 Korintasve 11:20rreth 60 e.s.

    Sepse tashmë ju duroni, nëse dikush ju robëron, nëse dikush ju gllabëron, nëse dikush ju grabit, nëse dikush krenohet, nëse dikush ju godet në fytyrë.

  5. 2 Korintasve 11:21rreth 60 e.s.

    Flas për turpin tim, sikurse ne të ishim të dobët; megjithatë në çdo gjë që dikush guxon, po flas si i marrë, marr guxim edhe unë.

  6. 2 Korintasve 11:22rreth 60 e.s.

    Janë ata Hebrenj? Jam edhe unë! Janë ata Izraelitë? Jam edhe unë! janë ata pasardhës të Abrahamit? Jam edhe unë.

  7. 2 Korintasve 11:23rreth 60 e.s.

    Janë ata shërbëtorë të Krishtit? Po flas si i pamend, unë jam edhe më tepër si këta; në mundime më tepër, në goditje më tepër, në burgje më tepër dhe shpesh në rrezik për vdekje.

  8. 2 Korintasve 11:24rreth 60 e.s.

    Nga Judenjtë mora pesë herë nga dyzetë kamxhike pa një.

  9. 2 Korintasve 11:25rreth 60 e.s.

    Tri herë më rrahën me shkopinj, një herë më qëlluan me gurë, tri herë m'u mbyt anija në det, kalova një ditë e një natë në humnerë.

  10. 2 Korintasve 11:26rreth 60 e.s.

    Në udhëtime të shpeshta në rreziqe lumenjsh, në rreziqe kusarësh, në rrezik nga ana e bashkëtdhetarëve, rreziqe nga ana johebrenjve, rreziqe në qytet, rreziqe në shkretëtirë, rreziqe në det, rreziqe midis vëllezërve të rremë,

  11. 2 Korintasve 11:27rreth 60 e.s.

    në lodhje e në mundim, në netët pa gjumë, në uri e në etje, shpesh herë në agjërime, në të ftohtë dhe në të zhveshur.

  12. 2 Korintasve 11:28rreth 60 e.s.

    Përveç këtyre gjërave të jashtme, ajo që më mundon çdo ditë është kujdesja për të gjitha kishat.

  13. 2 Korintasve 11:29rreth 60 e.s.

    Kush është i dobët, që të mos jem edhe unë? Kush është skandalizuar dhe unë të mos përvëlohem?

  14. 2 Korintasve 11:30rreth 60 e.s.

    Në qoftë se duhet të mburrem, unë do të mburrem me ato që kanë të bëjnë me dobësinë time.

  15. 2 Korintasve 11:31rreth 60 e.s.

    Perëndia dhe Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, që është i bekuar përjetë, e di se unë nuk gënjej.

  16. 2 Korintasve 11:32rreth 60 e.s.

    Në Damask, qeveritari i mbretit Areta e ruante qytetin e Damaskasve për të më zënë,

  17. 2 Korintasve 11:33rreth 60 e.s.

    por nga një dritare më ulën përgjatë murit me një shportë, dhe shpëtova nga duart e tij.

  18. 2 Korintasve 12:1rreth 60 e.s.

    Sigurisht nuk kam dobi nga të mburrurit; prandaj do t'ia filloj me vegimet dhe zbulesat e Zotit.

  19. 2 Korintasve 12:2rreth 60 e.s.

    Unë njoh një njeri në Krishtin, i cili, para katërmbëdhjetë vjetësh (a ishte në trup, a ishte jashtë trupit, nuk e di; Perëndia e di), u rrëmbye gjer në të tretin qiell.

  20. 2 Korintasve 12:3rreth 60 e.s.

    Dhe e di se ai njeri (a me trupin ose pa trupin, nuk e di, Perëndia e di),

  21. 2 Korintasve 12:4rreth 60 e.s.

    u rrëmbye në parajsë dhe dëgjoi fjalë të patregueshme, që nuk është e lejuar të thuhen nga njeri.

  22. 2 Korintasve 12:5rreth 60 e.s.

    Për atë njeri unë do të krenohem, por nuk do të krenohem për veten time, veç se për dobësitë e mia.

  23. 2 Korintasve 12:6rreth 60 e.s.

    Edhe sikur të doja të krenohesha, nuk do të isha i marrë, sepse do të flisja të vërtetën; por nuk e bëj këtë, se mos ndonjë më çmon më tepër nga ajo që më sheh, a më tepër nga ajo që dëgjon nga unë.

  24. 2 Korintasve 12:7rreth 60 e.s.

    Dhe, që të mos më rritet mendja për shkak të jashtëzakonshmërisë së zbulesave, m'u dha një gjëmb në mish, një engjëll i Satanit, për të më rënë me grushta, që të mos mbahem me të madh.

  25. 2 Korintasve 12:8rreth 60 e.s.

    Lidhur me këtë iu luta tri herë Zotit që ta largonte nga unë.