Kalo te përmbajtja

circa AD 48–96

Letters to the Churches

Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.

2,767 vargje · 21 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. 2 Korintasve 5:4rreth 60 e.s.

    Sepse ne që jemi në këtë çadër psherëtijmë duke qenë të rënduar, dhe për këtë arsye nuk duam, pra, të na zhveshin, por të na veshin, që ç'është e vdekshme të përpihet nga jeta.

  2. 2 Korintasve 5:5rreth 60 e.s.

    Dhe ai që na ka formuar pikërisht për këtë është Perëndia, i cili na dha edhe kaparin e Frymës.

  3. 2 Korintasve 5:6rreth 60 e.s.

    Ne, pra, kemi gjithnjë siguri besimi dhe e dimë se gjersa banojmë në trup, jemi larg Zotit,

  4. 2 Korintasve 5:7rreth 60 e.s.

    sepse ecim nëpërmjet besimit dhe jo nëpërmjet vizionit.

  5. 2 Korintasve 5:8rreth 60 e.s.

    Por jemi të sigurt dhe na parapëlqen më tepër ta lëmë trupin dhe të shkojmë e të banojmë bashkë me Zotin.

  6. 2 Korintasve 5:9rreth 60 e.s.

    Prandaj edhe përpiqemi t'i pëlqejmë atij, qoftë duke banuar në trup, qoftë duke e lënë atë.

  7. 2 Korintasve 5:10rreth 60 e.s.

    Sepse ne të gjithë duhet të dalim para gjyqit të Krishtit, që secili merr shpagimin e gjërave që ka bërë me anë të trupit, në bazë të asaj që ka bërë, qoftë në të mirën apo në të keqen.

  8. 2 Korintasve 5:11rreth 60 e.s.

    Duke e njohur frikën e Zotit, ne bindim njerëzit dhe jemi njohur nga Perëndia; dhe unë shpresoj se edhe në ndërgjegjet tuaja të jemi njohur.

  9. 2 Korintasve 5:12rreth 60 e.s.

    Sepse ne nuk e rekomandojmë përsëri veten ndaj jush, por ju japim rastin të krenoheni për ne, që të keni çfarë t'u përgjigjeni atyre që krenohen me dukjen dhe jo me zemër.

  10. 2 Korintasve 5:13rreth 60 e.s.

    Sepse, nëse nuk jemi në vete, jemi për Perëndinë, dhe në qoftë se jemi me mend në kokë, jemi për ju.

  11. 2 Korintasve 5:14rreth 60 e.s.

    Sepse dashuria e Krishtit na shtrëngon, sepse kemi arritur në konkluzionin se, në qoftë se një ka vdekur për të gjithë, të gjithë, pra, kanë vdekur;

  12. 2 Korintasve 5:15rreth 60 e.s.

    dhe se ai ka vdekur për të gjithë, me qëllim që ata të cilët jetojnë, të mos jetojnë që sot e tutje për veten e tyre, po për atë që vdiq dhe u ringjall për ta.

  13. 2 Korintasve 5:16rreth 60 e.s.

    Prandaj tash e tutje ne nuk njohim më askënd sipas mishit; po, edhe sikur ta kemi njohur Krishtin sipas mishit, nuk e njohim më ashtu.

  14. 2 Korintasve 5:17rreth 60 e.s.

    Prandaj nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja.

  15. 2 Korintasve 5:18rreth 60 e.s.

    Edhe të gjitha gjërat janë nga Perëndia që na pajtoi me veten përmes Jezu Krishtit dhe na dha shërbimin i pajtimit,

  16. 2 Korintasve 5:19rreth 60 e.s.

    sepse Perëndia e ka pajtuar botën me veten në Krishtin, duke mos ua numëruar njerëzve fajet e tyre dhe vuri ndër ne fjalën e paqtimit.

  17. 2 Korintasve 5:20rreth 60 e.s.

    Ne, pra, bëhemi lajmëtarë për Krishtin, sikurse Perëndia të këshillonte nëpërmjet nesh; dhe ne ju këshillojmë juve për hir të Krishtit: Paqtohuni me Perëndinë!

  18. 2 Korintasve 5:21rreth 60 e.s.

    Sepse ai bëri të jetë mëkat për ne ai që nuk njihte mëkat, që ne të bëhemi drejtësia e Perëndisë në të.

  19. 2 Korintasve 6:1rreth 60 e.s.

    Dhe, duke qenë bashkëpunëtorë të tij, ju këshillojmë të mos e pranoni më kot hirin e Perëndisë,

  20. 2 Korintasve 6:2rreth 60 e.s.

    sepse ai thotë: ''Në kohë të pëlqyer unë të dëgjova dhe në ditë shpëtimi të ndihmova''. Ja, pra, koha e pëlqyer, ja, pra, dita e shpëtimit.

  21. 2 Korintasve 6:3rreth 60 e.s.

    Ne nuk japim asnjë shkas për skandal në asnjë gjë, që të mos shahet shërbesa jonë;

  22. 2 Korintasve 6:4rreth 60 e.s.

    por në çdo gjë e rekomandojmë veten tonë si shërbëtorë të Perëndisë në shumë vuajtje, në shtrëngime, në nevoja, në ngushtica,

  23. 2 Korintasve 6:5rreth 60 e.s.

    në rrahje, në burgosje, në kryengritje, në mundime, në të pafjetura, në agjërime,

  24. 2 Korintasve 6:6rreth 60 e.s.

    me pastërti, me njohuri, me durim, me mirësi, me Frymën e Shenjtë, me dashuri jo të shtirur,

  25. 2 Korintasve 6:7rreth 60 e.s.

    me fjalën e së vërtetës, me fuqinë e Perëndisë, me armët e drejtësisë në të djathtë dhe në të majtë,