circa AD 48–96
Letters to the Churches
Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.
Vargje nga kjo periudhë
- 2 Korintasve 3:15rreth 60 e.s.
Por deri më sot, kur lexohet Moisiu, një vel mbetet mbi zemrat e tyre.
- 2 Korintasve 3:16rreth 60 e.s.
Por kur Izraeli të kthehet te Zoti, veli do të hiqet.
- 2 Korintasve 3:17rreth 60 e.s.
Sepse Zoti është Fryma, dhe atje ku është Fryma e Zotit, atje është liria.
- 2 Korintasve 3:18rreth 60 e.s.
Dhe ne të gjithë, duke soditur fytyrëzbuluar lavdinë e Zotit si në pasqyrë, transformohemi në të njëjtën shëmbëllim nga lavdia në lavdi, posi prej Frymës së Zotit.
- 2 Korintasve 4:1rreth 60 e.s.
Prandaj, duke pasur këtë shërbim për mëshirën që na është bërë, ne nuk na lëshon zemra.
- 2 Korintasve 4:2rreth 60 e.s.
Ne kemi hequr dorë plotësisht nga gjërat e turpshme që bëhen në fshehtësi, duke mos ecur me dinakëri, duke mos falsifikuar aspak fjalën e Perëndisë, por duke shfaqur të vërtetën, ne ia rekomandojmë veten tonë ndërgjegjes së çdo njeriu përpara Perëndisë.
- 2 Korintasve 4:3rreth 60 e.s.
Dhe, në qoftë se ungjilli ynë është ende i mbuluar me vel, ai është i mbuluar për ata që humbin,
- 2 Korintasve 4:4rreth 60 e.s.
të cilëve perëndia i këtij shekulli ua verboi mendjet e atyre që nuk besojnë, që drita e ungjillit të lavdisë së Krishtit, që është shëmbëllimi i Perëndisë, të mos ndriçojë tek ata.
- 2 Korintasve 4:5rreth 60 e.s.
Sepse ne nuk predikojmë, pra, veten tonë, por Jezu Krishtin, Zotin, dhe jemi shërbëtorët tuaj për hir të Jezu Krishtit,
- 2 Korintasve 4:6rreth 60 e.s.
sepse Perëndia që tha: ''Le të ndriçojë drita në errësirë'', është i njëjti që shkëlqeu në zemrat tona për t'na ndriçuar në njohurinë e lavdisë së Perëndisë, në fytyrën e Jezu Krishtit.
- 2 Korintasve 4:7rreth 60 e.s.
Dhe ne e kemi këtë thesar në enë prej balte që epërsia pashoqe e kësaj fuqie të jetë nga Perëndia dhe jo nga ne.
- 2 Korintasve 4:8rreth 60 e.s.
Ne jemi të shtrënguar në çdo mënyrë, por nuk jemi të ngushtuarderi në fund; jemi ndërdyshas por jo të dëshpëruar;
- 2 Korintasve 4:9rreth 60 e.s.
jemi të përndjekur por jo të braktisur; të rrëzuar, por jo të shkatëruar;
- 2 Korintasve 4:10rreth 60 e.s.
kurdo ne e mbajmë në trupin tonë vdekjen e Zotit Jezus, që edhe jeta e Jezusit të shfaqet në trupin tonë.
- 2 Korintasve 4:11rreth 60 e.s.
Ne që jetojmë, jemi vazhdimisht të dorëzuar në vdekje për Jezusin, që edhe jeta e Jezusit të shfaqet në mishin tonë të vdekshëm.
- 2 Korintasve 4:12rreth 60 e.s.
Dhe kështu tek ne vepron vdekja, ndërsa në ju jeta.
- 2 Korintasve 4:13rreth 60 e.s.
Por, duke pasur të njëjtën frymë besimi, sikurse është shkruar: ''Unë besova, prandaj fola'', edhe ne besojmë, prandaj edhe flasim,
- 2 Korintasve 4:14rreth 60 e.s.
duke ditur se ai që ringjalli Zotin Jezus, do të na ringjallë edhe ne nëpërmjet Jezusit dhe do të na paraqesë bashkë me ju.
- 2 Korintasve 4:15rreth 60 e.s.
Sepse të gjitha këto gjëra janë për ju, që hiri, duke arritur me anë të shumë personave, të prodhojë falenderim me tepri për lavdi të Zotit.
- 2 Korintasve 4:16rreth 60 e.s.
Prandaj nuk na lëshon zemra; por, edhe pse njeriu ynë i jashtëm shkon në shkatërrim, ai i brendshëm përtërihet nga dita në ditë.
- 2 Korintasve 4:17rreth 60 e.s.
Sepse trishtimi ynë i lehtë që është vetëm për një moment, prodhon për ne, një peshë të pamasë e të pashoqe të amshueshme lavdie;
- 2 Korintasve 4:18rreth 60 e.s.
ndërsa ne nuk i drejtojmë sytë ndaj gjërave që duken, por ndaj gjërave që nuk shihen, sepse gjërat që duken janë për një kohë, kurse ato që nuk shihen janë të përjetshme.
- 2 Korintasve 5:1rreth 60 e.s.
Ne e dimë në fakt se, në qoftë se kjo çadër, vendbanimi ynë tokësor, prishet, ne kemi një godinë nga Perëndia, një banesë të përjetshme, në qiej, që nuk është bërë nga dorë njeriu.
- 2 Korintasve 5:2rreth 60 e.s.
Sepse në këtë çadër ne psherëtijmë duke dëshëruar fort të vishemi me banesën tonë qiellore,
- 2 Korintasve 5:3rreth 60 e.s.
nëse do të gjindemi të veshur e jo të zhveshur.