Kalo te përmbajtja

circa AD 48–96

Letters to the Churches

Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.

2,767 vargje · 21 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. 2 Korintasve 2:7rreth 60 e.s.

    por tani, përkundrazi, ju duhet më tepër ta falni atë dhe ta ngushlloni, që ai njeri të mos gëlltitet nga trishtimi i tepërt.

  2. 2 Korintasve 2:8rreth 60 e.s.

    Prandaj ju lutem t'i shfaqni dashuri,

  3. 2 Korintasve 2:9rreth 60 e.s.

    sepse ju shkrova edhe për këtë, që të njoh provën tuaj, nëse jeni të dëgjueshëm në çdo gjë.

  4. 2 Korintasve 2:10rreth 60 e.s.

    Por atij që ju do t'i falni diçka, e fal edhe unë, sepse edhe unë, nëse kam falur gjë, kujtdo që t'ia kem falur, e bëra për ju përpara Krishtit,

  5. 2 Korintasve 2:11rreth 60 e.s.

    që të mos na mposhtë Satanai, sepse ne i dimë qëllimet e tij.

  6. 2 Korintasve 2:12rreth 60 e.s.

    Dhe, kur arrita në Troas për ungjillin e Krishtit edhe m'u hap një derë në Zotin,

  7. 2 Korintasve 2:13rreth 60 e.s.

    nuk gjeta prehje në frymën time, sepse nuk gjeta aty Titin, vëllanë tim; prandaj, si u përshëndeta me ta, shkova në Maqedoni.

  8. 2 Korintasve 2:14rreth 60 e.s.

    Por, falem nderit Perëndisë, që na bën të ngadhnjejmë gjithnjë në Krishtin dhe shfaq kudo nëpërmjet nesh erën e këndshme të njohurisë së vet.

  9. 2 Korintasve 2:15rreth 60 e.s.

    Sepse ne jemi për Perëndinë era e këndshme e Krishtit ndër ata që shpëtohen dhe ndër ata që humbasin;

  10. 2 Korintasve 2:16rreth 60 e.s.

    për këta një erë vdekjeje në vdekje, po për ata erë jete në jetë. Dhe kush është i zoti për këto?

  11. 2 Korintasve 2:17rreth 60 e.s.

    Ne në fakt nuk falsifikojmë fjalën e Perëndisë, si shumë të tjerë, por flasim me sinqeritet si nga ana e Perëndisë, përpara Perëndisë në Krishtin.

  12. 2 Korintasve 3:1rreth 60 e.s.

    A fillojmë përsëri të rekomandojmë veten tonë? Apo mos kemi nevojë, si disa, për letra rekomandimi për ju ose për rekomandime nga ana juaj?

  13. 2 Korintasve 3:2rreth 60 e.s.

    Ju jeni letra jonë, e shkruar në zemrat tona, e njohur dhe e lexuar nga të gjithë njerëzit,

  14. 2 Korintasve 3:3rreth 60 e.s.

    duke qenë manifestuar se jeni një letër e Krishtit, e hartuar me anë të shërbesës sonë, dhe e shkruar jo me bojë, por me Frymën e Perëndisë së gjallë, dhe jo mbi rrasa guri, por mbi rrasa të një zemre mishi.

  15. 2 Korintasve 3:4rreth 60 e.s.

    Dhe këtë besim ne e kemi në Perëndinë me anë të Krishtit;

  16. 2 Korintasve 3:5rreth 60 e.s.

    jo se jemi të aftë prej vetiu të kuptojmë ndonjë gjë sikur vjen nga vetja jonë, por aftësia jonë vjen nga Perëndia,

  17. 2 Korintasve 3:6rreth 60 e.s.

    i cili na bëri të aftë të jemi shërbëtorë të besëlidhjes së re, jo të shkronjës, por të Frymës, sepse shkronja vret, por Fryma jep jetë.

  18. 2 Korintasve 3:7rreth 60 e.s.

    Dhe, në qoftë se shërbimi i vdekjes, që ishte gdhendur me shkronja mbi gurë, qe i lavdishëm aq sa bijtë e Izraelit nuk mund të vështronin me sy fytyrën e Moisiut, për shkak të lavdisë së pamjes së tij, që duhet të anullohej,

  19. 2 Korintasve 3:8rreth 60 e.s.

    sa më i lavdishëm do të jetë shërbimi i Frymës?

  20. 2 Korintasve 3:9rreth 60 e.s.

    Sepse, nëse shërbimi i dënimit qe rrethuar me lavdi, shumë më tepër do të teprojë në lavdi shërbimi i drejtësisë.

  21. 2 Korintasve 3:10rreth 60 e.s.

    Sepse ç'ka është lavdëruar nuk është lavdëruar nga kjo pikëpamje, për shkak të asaj lavdie që e kapërcen çdo masë.

  22. 2 Korintasve 3:11rreth 60 e.s.

    Sepse, në qoftë se ajo që duhet të anullohej u rrethua me lavdi, ajo që mbetet do të jetë shumë më e lavdishme.

  23. 2 Korintasve 3:12rreth 60 e.s.

    Duke pasur, pra, një shpresë të tillë, flasim me shumë guxim,

  24. 2 Korintasve 3:13rreth 60 e.s.

    dhe jo si Moisiu, i cili vinte një vel mbi fytyrën e vet, që bijtë e Izraelit të mos vështronin me sy fundin e asaj që duhej të anullohej.

  25. 2 Korintasve 3:14rreth 60 e.s.

    Por mendjet e tyre u errën; sepse, në leximin e besëlidhjes së vjetër, po ky vel mbetet pa u hequr, sepse veli anullohet në Krishtin.