Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për God

662 vargje · 46 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. shiko tërë kryelartët dhe poshtëroji, dhe shtypi njerëzit e këqij kudo që të ndodhen.

  2. Varrosi të tërë në pluhur, mbylli në vende të fshehta.

  3. Atëherë edhe unë do të lëvdoj, sepse dora jote e djathtë të ka siguruar fitore.

  4. Shiko behemothin që e kam bërë njëlloj si ti; ai ha barin si kau.

  5. Ja, forca e tij qëndron në ijet dhe fuqia e tij në muskujt e barkut të tij.

  6. E lëkund bishtin e tij si një kedër; nervat e kofshëve të tij janë të thurura mirë.

  7. Kockat e tij janë si tuba prej bronzi; kockat e tij janë si shufra hekuri.

  8. Ai është e para nga veprat e Perëndisë; vetëm ai që e bëri mund t'i afrohet atij me shpatën e tij.

  9. Ndonëse malet prodhojnë ushqim për të, dhe aty tërë kafshët e fushave dëfrehen,

  10. ai shtrihet nën bimët e lotusit, në vende të fshehura në kallamishte dhe në moçale.

  11. Bimët e lotusit e mbulojnë me hijen e tyre, shelgjet e përroit e rrethojnë.

  12. Lumi mund të dalë nga shtrati i tij, por ai nuk ka frikë; është i sigurt nga vetja e tij, edhe sikur Jordani të sulej kundër gojës së tij.

  13. Kush, pra, mund ta zërë nga sytë apo t'i shpojë flegrat e hundës me gremça?

  14. A mund ta nxjerrësh Leviathanin me grep ose të mbash të palëvizur gjuhën e tij me një litar?

  15. A mund t'i vësh një xunkth në flegrat e hundës ose t'i shposh nofullën me një çengel?

  16. A do të të lutet ai së tepërmi apo do të të drejtojë fjalë të ëmbla?

  17. A do të lidhë një besëlidhje me ty, që ti ta marrësh si shërbëtor për gjithnjë?

  18. A do të lozësh me të si me një zog apo do ta mbash lidhur për vajzat e tua?

  19. Miqtë e tu do të bëjnë me të takime të mrekullueshme apo do ta ndajnë vallë midis tregtarëve?

  20. A mund të mbulosh lëkurën e tij me shigjeta dhe kokën e tij me fuzhnja?

  21. Vëri duart mbi trupin e tij; do të të kujtohet luftimi dhe nuk ke për ta rifilluar.

  22. Ja, shpresa e atij që e sulmon është e rreme; mjafton ta shikosh dhe të zë tmerri.

  23. Askush nuk ka aq guxim sa ta provokojë. Kush, pra, është në gjendje të qëndrojë i fortë para meje?

  24. Kush më ka bërë një shërbim i pari që unë duhet ta shpërblej? Çdo gjë nën qiejt është imja.

  25. Nuk do t'i kaloj në heshtje gjymtyrët e tij, forcën e tij të madhe dhe bukurinë e armaturës së tij.