Skip to content

Vargje biblike për God: Unclassified scriptures relating to

354 vargje · 46 aspekte

Vargje për Unclassified scriptures relating to

Filtro sipas librit
  1. Por unë do të kërkoja Perëndinë, dhe Perëndisë do t'i besoja çështjen time,

  2. atij që bën gjëra të mëdha dhe që nuk mund të njihen; mrekulli të panumërta,

  3. që i jep shiun tokës dhe dërgon ujin në fushat;

  4. që ngre të varfrit dhe vë në siguri lart ata që vuajnë.

  5. I bën të kota synimet e dinakëve, dhe kështu duart e tyre nuk mund të realizojnë planet e tyre;

  6. i merr të urtët në dredhinë e tyre, dhe kështu këshilla e të pandershmëve shpejt bëhet tym.

  7. Gjatë ditës ata hasin në errësirë, bash në mesditë ecin me tahmin sikur të ishte natë;

  8. por Perëndia e shpëton nevojtarin nga shpata, nga goja e të fuqishmëve dhe nga duart e tyre.

  9. Kështu ka shpresë për të mjerin, por padrejtësia ia mbyll gojën atij.

  10. Ja, lum njeriu që Perëndia dënon; prandaj ti mos e përbuz ndëshkimin e të Plotfuqishmit;

  11. sepse ai e bën plagën, dhe pastaj e fashon, plagos, por duart e tij shërojnë.

  12. Nga gjashtë fatkeqësi ai do të të çlirojë, po, në të shtatën e keqja nuk do të të prekë.

  13. Në kohë zie do të të shpëtojë nga vdekja, në kohë lufte nga forca e shpatës.

  14. "Po, unë e di që është kështu, por si mund të jetë i drejtë njeriu përpara Perëndisë?

  15. Në rast se dikush dëshiron të diskutojë me të, nuk mund t'i përgjigjet veçse një herë mbi një mijë.

  16. Perëndia është i urtë nga zemra dhe i fuqishëm nga forca, kush, pra, u fortësua kundër tij dhe i shkoi mbarë?

  17. Ai vendos malet dhe ato nuk e dijnë që ai i përmbys në zemërimin e tij.

  18. Ai e tund dheun nga vendi i tij, dhe kollonat e tij dridhen.

  19. Urdhëron diellin, dhe ai nuk lind, dhe vulos yjet.

  20. I vetëm shpalos qiejt dhe ecën mbi valët e larta të detit.

  21. Ka bërë Arushën dhe Orionin, Plejadat dhe krahinat e jugut.

  22. Ai bën gjëra të mëdha dhe që nuk mund të hetohen, po, mrekulli të panumërta.

  23. Ja, më kalon afër dhe nuk e shoh, kalon tutje dhe nuk e kuptoj.

  24. Ja, ai kap gjahun dhe kush mund t'ia rimarrë? Kush mund t'i thotë: "Çfarë po bën?".

  25. Perëndia nuk e tërheq zemërimin e tij; poshtë tij përkulen ndihmësit e Rahabit.