Kalo te përmbajtja

circa 6 BC – AD 30

The Life of Jesus

The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.

3,779 vargje · 4 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Mateu 1:1rreth 26 e.s.

    Libri i gjenealogjisë së Jezu Krishtit, birit të Davidit, birit të Abrahamit.

  2. Mateu 1:2rreth 26 e.s.

    Abrahamit i lindi Isaku; Isakut i lindi Jakobi; Jakobit i lindi Juda dhe vëllezërit e tij.

  3. Mateu 1:3rreth 26 e.s.

    Judës i lindi nga Tamara Faresi dhe Zara; Faresit i lindi Esromi; Esromit i lindi Arami;

  4. Mateu 1:4rreth 26 e.s.

    Aramit i lindi Aminadabi; Aminadabit i lindi Naasoni; Naasonit i lindi Salmoni.

  5. Mateu 1:5rreth 26 e.s.

    Salmonit i lindi Boozi nga Rahabi; Boozit i lindi Obedi nga Ruthi; Obedit i lindi Jeseu.

  6. Mateu 1:6rreth 26 e.s.

    Jeseut i lindi Davidi mbret; mbretit David i lindi Salomoni nga ajo që kishte qenë bashkëshortja e Urias.

  7. Mateu 1:7rreth 26 e.s.

    Salomonit i lindi Roboami; Roboamit i lindi Abia; Abias i lindi Asai.

  8. Mateu 1:8rreth 26 e.s.

    Asait i lindi Jozafati; Jozafatit i lindi Jorami; Joramit i lindi Ozia.

  9. Mateu 1:9rreth 26 e.s.

    Ozias i lindi Joatami; Joatamit i lindi Akazi; Akazit i lindi Ezekia.

  10. Mateu 1:10rreth 26 e.s.

    Ezekias i lindi Manaseu; Manaseut i lindi Amoni; Amonit i lindi Josia.

  11. Mateu 1:11rreth 26 e.s.

    Josias i lindi Jekonia dhe vëllezërit e tij në kohën e internimit në Babiloni.

  12. Mateu 1:12rreth 26 e.s.

    Pas internimit në Babiloni Jekonias i lindi Salatieli; Salatielit i lindi Zorobabeli.

  13. Mateu 1:13rreth 26 e.s.

    Zorobabelit i lindi Abiudi; Abiudit i lindi Eliakimi; Eliakimit i lindi Azori.

  14. Mateu 1:14rreth 26 e.s.

    Azorit i lindi Sadoku; Sadokut i lindi Akimi; Akimit i lindi Eliudi.

  15. Mateu 1:15rreth 26 e.s.

    Eliudit i lindi Eleazari, Eleazarit i lindi Matthani, Matthanit i lindi Jakobi.

  16. Mateu 1:16rreth 26 e.s.

    Jakobit i lindi Jozefi, bashkëshorti i Marisë, nga e cila lindi Jezusi, që quhet Krisht.

  17. Mateu 1:17rreth 26 e.s.

    Kështu të gjithë brezat nga Abrahami deri te Davidi bëhen katërmbëdhjetë breza; dhe, nga Davidi deri te internimi në Babiloni, katërmbëdhjetë breza; dhe, nga internimi në Babiloni deri te Krishti, katërmbëdhjetë breza.

  18. Mateu 1:18rreth 26 e.s.

    Tani lindja e Jezu Krishtit ndodhi në këtë mënyrë: Maria, nëna e tij, i ishte premtuar Jozefit, por para se të fillonin të rrinin bashkë, mbeti shtatzënë nga Frymën e Shenjtë.

  19. Mateu 1:19rreth 26 e.s.

    Atëherë Jozefi, i fejuari i saj, i cili ishte njeri i drejtë dhe nuk donte ta poshtëronte botërisht, vendosi ta linte fshehtas.

  20. Mateu 1:20rreth 26 e.s.

    Por, ndërsa bluante me vete këto çështje, ja që iu shfaq në ëndërr një engjell i Zotit dhe i tha: ''Jozef, bir i Davidit, mos ki frikë ta marrësh me vete Marinë si gruan tënde, sepse ç'është ngjizur në të është vepër e Frymës së Shenjtë.

  21. Mateu 1:21rreth 26 e.s.

    Dhe ajo do të lindë një djalë dhe ti do t'i vësh emrin Jezus, sepse ai do të shpëtojë popullin e tij nga mëkatet e tyre''.

  22. Mateu 1:22rreth 26 e.s.

    E gjithë kjo ndodhi që të përmbushej fjala e Zotit, e thënë me anë të profetit që thotë:

  23. Mateu 1:23rreth 26 e.s.

    ''Ja, virgjëresha do të mbetet shtatzënë dhe do të lindë një djalë, të cilit do t'i venë emrin Emanuel, që do të thotë: "Zoti me ne"''.

  24. Mateu 1:24rreth 26 e.s.

    Dhe Jozefi, si u zgjua nga gjumi, veproi ashtu siç e kishte urdhëruar engjëlli i Zotit dhe e mori pranë vetës gruan e tij;

  25. Mateu 1:25rreth 26 e.s.

    por ai nuk e njohu, derisa ajo lindi djalin e saj të parëlindur, të cilit ia vuri emrin Jezus.