Kalo te përmbajtja

circa 6 BC – AD 30

The Life of Jesus

The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.

3,779 vargje · 4 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Luka 1:1rreth 5 p.e.s.

    Mbasi shumë vetë ndërmorën të renditin tregimin e ngjarjeve që ndodhën në mesin tonë,

  2. Luka 1:2rreth 5 p.e.s.

    ashtu si na i përcollën ata që ishin bërë nga fillimi dëshmitarë okularë dhe shërbyes të fjalës,

  3. Luka 1:3rreth 5 p.e.s.

    m'u duk e mirë edhe mua, pasi i hetova të gjitha gjërat me kujdes që nga fillimi, të t'i shkruaj sipas radhës, fort i nderuari Teofil,

  4. Luka 1:4rreth 5 p.e.s.

    që ti të njohësh vërtetësinë e gjërave që të kanë mësuar.

  5. Luka 1:5rreth 5 p.e.s.

    Në ditën e Herodit, mbretit të Judesë, ishte një prift me emër Zakaria, nga rendi i Abias; gruaja e tij ishte pasardhëse e Aaronit dhe quhej Elizabetë.

  6. Luka 1:6rreth 5 p.e.s.

    Që të dy ishin të drejtë në sytë e Perëndisë, duke ecur pa të metë në të gjitha urdhërimet dhe ligjet e Zotit.

  7. Luka 1:7rreth 5 p.e.s.

    Por nuk kishin fëmijë, sepse Elizabeta ishte shterpe, dhe të dy ishin të kaluar në moshë.

  8. Luka 1:8rreth 5 p.e.s.

    Ndodhi që, kur Zakaria po ushtronte detyrën e tij priftërore para Perëndisë sipas rregullit të rendit të vet,

  9. Luka 1:9rreth 5 p.e.s.

    sipas zakonit të shërbesës priftërore, i ra shorti të hyjë në tempullin e Zotit për të djegur temjanin.

  10. Luka 1:10rreth 5 p.e.s.

    Ndërkaq mbarë turma e popullit rrinte jashtë e lutej, në orën e temjanit.

  11. Luka 1:11rreth 5 p.e.s.

    Atëherë një engëll i Zotit iu shfaq duke qëndruar në këmbë në të djathtën e altarit të temjanit.

  12. Luka 1:12rreth 5 p.e.s.

    Zakaria, kur e pa, u trondit dhe e zuri frika.

  13. Luka 1:13rreth 5 p.e.s.

    Por engjëlli i tha: ''Mos u tremb, Zakaria, sepse lutja jote u plotësua dhe gruaja jote Elizabeta do të lindë një djalë, të cilit do t'ia vësh emrin Gjon.

  14. Luka 1:14rreth 5 p.e.s.

    Dhe ai do të jetë për ty shkak gëzimi dhe hareje, dhe shumë vetë do të gëzohen për lindjen e tij.

  15. Luka 1:15rreth 5 p.e.s.

    Sepse ai do të jetë i madh përpara Zotit; nuk do të pijë as verë as pije dehëse dhe do të jetë i përplotë me Frymën e Shenjtë që në barkun e s'ëmës.

  16. Luka 1:16rreth 5 p.e.s.

    Dhe do t'i kthejë shumë prej bijve të Izraelit te Zoti, Perëndia i tyre.

  17. Luka 1:17rreth 5 p.e.s.

    Dhe do të shkojë përpara tij në frymë dhe pushtet të Elias, për t'i kthyer zemrat e prindërve te fëmijët dhe rebelët në urtinë e të drejtëve, për t'ia bërë gati Zotit një popull të përgatitur mirë''.

  18. Luka 1:18rreth 5 p.e.s.

    Dhe Zakaria i tha engjëllit: ''Nga se do ta njoh këtë? Sepse unë jam plak dhe gruaja ime është e kaluar në moshë''.

  19. Luka 1:19rreth 5 p.e.s.

    Dhe engjëlli, duke iu përgjigjur, i tha: ''Unë jam Gabrieli që rri në prani të Perëndisë, dhe më kanë dërguar që të flas me ty dhe të të njoftoj këto lajme të mira.

  20. Luka 1:20rreth 5 p.e.s.

    Dhe ja, ti do të jesh i pagojë dhe nuk do të mund të flasësh deri në atë ditë kur do të ndodhin këto gjëra, sepse nuk u ke besuar fjalëve të mia, të cilat do të përmbushen në kohën e tyre''.

  21. Luka 1:21rreth 5 p.e.s.

    Ndërkaq populli po priste Zakarian dhe çuditej që ai po vonohej aq shumë brenda tempullit.

  22. Luka 1:22rreth 5 p.e.s.

    Por, kur doli, nuk mundi t'u flasë atyre; atëherë ata e kuptuan se ai kishte pasur një vegim në tempull; ai u bënte shenja atyre, por mbeti i pagojë.

  23. Luka 1:23rreth 5 p.e.s.

    Dhe ndodhi që, kur u plotësuan ditët e shërbesës së tij, ai u kthye në shtëpinë e vet.

  24. Luka 1:24rreth 5 p.e.s.

    Dhe, pas atyre ditëve Elizabeta, gruaja e tij, u ngjiz; dhe u fsheh pesë muaj dhe thoshte:

  25. Luka 1:25rreth 5 p.e.s.

    ''Ja ç'më bëri Zoti, në ato ditë kur e ktheu vështrimin e tij mbi mua për të më hequr turpin përpara njerëzve''.