Skip to content

Bethany

11 verses

31.7700, 35.2600 Shiko në Google Maps

Vargje që përmendin Bethany

  1. Dhe, mbasi i la ata, doli nga qyteti për në Betani, dhe atje kaloi natën.

  2. Tani, kur Jezusi ishte në Betani, në shtëpinë e lebrozit Simon,

  3. Tani kur iu afruan Jeruzalemit, drejt Betfage dhe Betania, afër malit të Ullinjve, Jezusi dërgoi dy nga dishepujt e vet,

  4. Kështu hyri Jezusi në Jeruzalem dhe në tempull; dhe, mbasi shikoi mirë çdo gjë, duke qenë se ishte vonë, doli bashkë me të dymbëdhjetët në drejtim të Betanias.

  5. Të nesërmen, kur dolën nga Betania, ai kishte uri.

  6. Tani ai ishte në Betania, në shtëpinë e Simonit lebroz, dhe ndërsa ishte në tryezë, hyri një grua me një enë alabastri me vaj të parfumuar me nard të vërtetë, shumë të kushtueshëm; ajo e theu enën prej alabastri dhe ia derdhi vajin mbi krye.

  7. Dhe, si iu afrua Betfagës dhe Betanias, afër malit që quhet i Ullinjve, dërgoi dy nga dishepujt e vet,

  8. Pastaj iu priu jashtë deri në Betani dhe, si i ngriti lart duart, i bekoi.

  9. Ishte atëherë i sëmurë një farë Llazari nga Betania, fshati i Marisë dhe i Martës, motrës së saj.

  10. Por Betania ishte rreth pesëmbëdhjetë stade larg Jeruzalemit.

  11. Jezusi, pra, gjashtë ditë përpara Pashkës, erdhii në Betani, ku banonte Llazari, ai që kishte vdekur dhe Jezusi e kishte ringjallur prej së vdekurish.