Vargje biblike për Lazarus
Vargje kyçe biblike
Ishte atëherë i sëmurë një farë Llazari nga Betania, fshati i Marisë dhe i Martës, motrës së saj.
Maria ishte ajo që e vajosi me vaj erëkëndëshëm Zotin dhe ia fshiu këmbët me flokët e saj; dhe vëllai i saj, Llazari, ishte i sëmurë.
Prandaj motrat i dërguan fjalë Jezusit: ''Zot, ja, ai që ti e do shumë është i sëmurë''.
Dhe Jezusi si dëgjoi këto tha: ''Kjo sëmundje nuk është për vdekje, po për lavdinë e Perëndisë, që nëpërmjet saj të përlëvdohet Biri i Perëndisë''.
Por Jezusi e donte Martën, motrën e saj dhe Llazarin.
Kur dëgjoi se Llazari ishte i sëmurë, qëndroi edhe dy ditë në vendin ku ishte.
Pastaj u tha dishepujve: ''Të kthehemi përsëri në Jude''.
Dishepujt i thanë: ''Mësues, pak më parë Judenjtë kërkonin të të vrisnin me gurë dhe ti po shkon përsëri atje?''.
Jezusi u përgjigj: ''Nuk janë vallë dymbëdhjetë, orët e ditës? Kur dikush ecën ditën, nuk pengohet, sepse sheh dritën e kësaj bote,
por nëse dikush ecën natën, pengohet, sepse drita nuk është në të''.
Mbasi i tha këto gjëra, shtoi: ''Mikun tonë, Llazarin e ka zënë gjumi, por unë po shkoj ta zgjoj''.
Atëherë dishepujt e tij thanë: ''Zot, po të flejë, do të shpëtojë''.
Por Jezusi u kishte folur për vdekjen e tij, kurse ata pandehnin se kishte folur për fjetjen e gjumit.
Atëherë Jezusi u tha atyre haptas: ''Llazari ka vdekur.
Prandaj Jezusi, përsëri i tronditur përbrenda, erdhi te varri; por ky ishte një guvë dhe kishte përpara një gur.
Jezusi tha: ''Hiqni gurin!''. Marta, motra e të vdekurit, i tha: ''Zot, ai tashmë qelbet, sepse ka vdekur prej katër ditësh''.
Jezusi i tha: ''A nuk të thashë se po të besosh, do të shohësh lavdinë e Perëndisë?''.
Atëherë ata e hoqën gurin prej vendit ku ishte shtrirë i vdekuri. Dhe Jezusi i ngriti sytë lart dhe tha: ''O Atë, të falënderoj që më ke dëgjuar.
Unë e dija mirë se ti gjithnjë më dëgjon, por i kam thënë këto për turmën që është përreth, që të besojnë se ti më ke dërguar''.
Dhe, mbasi tha këto, thirri me zë të lartë: ''Llazar, eja jashtë!''.
Atëherë i vdekuri doli, me duart e këmbët të lidhura me rripa pëlhure dhe me fytyrën të mbështjellë në një rizë. Jezusi u tha atyre: ''Zgjidheni dhe lëreni të shkojë!''.
Jezusi, pra, gjashtë ditë përpara Pashkës, erdhii në Betani, ku banonte Llazari, ai që kishte vdekur dhe Jezusi e kishte ringjallur prej së vdekurish.
Dhe aty i shtruan një darkë: Marta shërbente dhe Llazari ishte një nga ata që rrinin në tryezë me të.
Atëherë krerët e priftërinjve vendosën ta vrasin edhe Llazarin,
sepse për shkak të tij, shumë veta braktisnin Judenjtë dhe besonin në Jezusin.